Shkrumbohet makina e një gruaje në Elbasan, policia jep detajet

24 Qershor 2018, 10:44Kronika TEMA

Është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm një makinë tip “Volkswagen”, në pronësi të një gruaje nga Elbasani.

Sipas policisë nga deklarimet e pronares e cila nuk ka ndonjë pretendim se mjeti mund ti jetë djegur qëllimisht, dyshohet se ngjarja është aksidentale (shkëndijë elektrike).

Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit në lagjen “Brigada e 17”, Elbasan, ka rënë zjarr në mjetin tip “Volkswagen”, me targa AA 282 NE, në pronësi të shtetases M.A., banuese në lagjen “Brigada e 17”, Elbasan.

Mjeti ishte i parkuar në rrugicë para banesës së saj dhe si pasojë e flakëve mjeti është djegur pjesërisht.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku nga veprimet e para dhe deklarimet e pronares e cila nuk ka donjë pretendim se mjeti mund ti jetë djegur qëllimisht, dyshohet se ngjarja është aksidentale (shkëndijë elektrike).

Vijon ende puna për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit. (TemA)

1 komente në “Shkrumbohet makina e një gruaje në Elbasan, policia jep detajet”

  1. Shpellari eshte gazetar says:

    Gazetare shpellare qe nuk mesuat nje here se si finksionon nje shoqeri njerezore!
    Ku e keni bere shkollen per gazetari, ju shpellare? Me shume faji i ketij qualiteti skandaloz te gazetave bie edhe mbi pronaret e gazetave qe as qe e kane idene e ketij profesioni. Faj i madh eshte edhe i atyre qe u japin deshmi shkolle te tille njerezve qe as qe e kane kutuar thelbin e ketij profesioni.
    Ne shkrimet e ketyre shpellareve, shpesh ndeshim me shkelje te hapur te ligjit, mbi ruajtjen e te dhenate personale te njerezve. Nje rast i tille eshte edhe afishimi i targes se makines se personit. Cili eshte kuptimi i ketij afishimi te targes se makines se bashku me inicialet e personit?
    Ju tere gazetare duhet qe te perballeni me ligjin dhe pastaj te mendoheni disa here perpara se te shkruani shkrime te tilla.
    Mos kujtoni se te jesh gazetar ke te drejten qe te shkelesh ligjin vend e pa vend. Ka kufi ne cilindo profesion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje