Zbardhet pasuria e deklaruar nga prokurori i Shkodrës, ja si kanë ndryshuar të ardhurat dhe dyshimet e forta

24 Qershor 2018, 16:42Politika TEMA

Vatë Staka është prokurori i dytë i Prokurorisë së Shkodrës që do të përballet me vetingun, pas Besa Nikëhasanit që dështoi të konfirmohej në detyrë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli seancën dëgjimore me prokurorin Staka të hënën, ndërkohë që trupa gjykuese përfaqësohet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja.

Prokurori Vatë Staka është bërë pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të kandidimit të tij për një post në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Ai e ka filluar karrierën si prokuror i seksionit ushtarak në Shkodër ndërsa vazhdon të ushtrojë detyrën në Prokurorinë e të njëjtit rreth gjyqësor.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Vatë Staka për vitet 2003-2016. [Kliko këtu për skedën në PDF] 

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Vatë Staka zotëronte vetëm një shtëpi banimi private të ndërtuar në vitin 1993 dhe të deklaruar në vlerën 280 mijë lekëve në vitin 2003-kur deklaroi pasurinë për herë të parë.

Në fund të vitit 2016, pasuria familjare e prokurorit të Shkodrës kap vlerën e 5.6 milionë lekëve, ku përfshihen likujditete bankare në vlerën e 5.3 milionë lekëve si dhe shtëpia private e ndërtuar në 1993.

Të ardhurat familjare për periudhën 2003-2016 të prokurorit Staka kapin vlerën e 20.6 milionë lekëve. Pjesa kryesore e të ardhurave përbëhet nga rroga e tij dhe e bashkëshortes, ndërsa 1.5 për qind zihet nga interesat bankare.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Në rastin e zotit Staka iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik 13 vite të deklarimit, nga të cilat vetëm një deklaratë rezultoi me probleme.

Sipas analizës, prokurori Vatë Staka ka një shumë të pambuluar prej 825 727 lekësh në vitin 2006 për shkak se subjekti nuk ka deklaruar asnjë të ardhur për këtë vit. Staka nuk ka deklaruar asnjë të ardhur familjare edhe në vitin 2005, çka sjell mosrakordim të vlerave të cilat ai i deklaron si likujditete të shtuara apo të pakësuara në vitet pasardhëse.

Një tjetër “flamur i kuq” i evidentuar në analizën e pasurisë së prokurorit është një hua prej 500 mijë lekësh në vitin 2012 e marrë nga vëllai, për të cilën mungon qëllimi. Kjo hua është shlyer gjatë viteve 2014 dhe 2015.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë për vitin 2003 

Deklarata e pasurisë për vitin 2004 

Deklarata e pasurisë për vitin 2005

Deklarata e pasurisë për vitin 2006

Deklarata e pasurisë për vitin 2007 

Deklarata e pasurisë për vitin 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

5 komente në “Zbardhet pasuria e deklaruar nga prokurori i Shkodrës, ja si kanë ndryshuar të ardhurat dhe dyshimet e forta”

  1. says:

    Prokurorët e kryeqytetit janë më të aftë se prokurorët e rretheve.

    1. mik says:

      TM – disa komente nuk ti kam fort me qejf ( merre si te duash ) por kete koment e pelqej.Te jep pershtypjen qe thua ate qe mendon.
      Tema, dhe gazetat e tjera kryesore, po merren me dramcat e jo me kafshatat !! E pretendojn me qene te pa-mvaruna !!!
      Mir thote At Zef Pllumbi : Ketij Populli, edhe me ja fut opangen ( opingen ) n’ goj, prap nuk bzan !!!
      Pse mor ZOT, kaq perzimje t’keqe gjaku kemi ?!!

  2. Kansas City says:

    Vat Staka, muratori i shefit te tij Gjin Nikleka, ka ndertuar karrieren e tij ashtu si tullat qe rreshtonte ne ndertimin e mureve te shtepise se Gjinit ne lagjen 3 Heronjt ne Shkoder. Totalisht i paafte, medioker, injorant se bashku me gruan e tij, drejtore e sigurimeve shoqerore, ikone e korrupsionit dhe zhvatjes se fondeve eshte shembulli tipik i “suksesit” te Plepave ne drejtesine shqiptare……

  3. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Po e kaloi vetingun edhe Vata, asnje prokuror apo gjyqtar nuk duhet larguar nga puna. Ky eshte kampioni i korrupsionit.

  4. @kansas City says:

    Mos ia qaj hallin Shokut vate sepse eshte i Rilindjes. Gjithe kohen ka ba fushate per PS. Per me teper gruja e tij eshte Drejtoreshe shekullore gjate pushtetit te PS.
    Shajeni sa te doni por vata e ka lidhe kalin mire e do te dale i paster. Ma vone e keni edhe anetar te KLP.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje