Erë e mbarë për Teatrin Kombëtar

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Pëllumb Kulla

Një miku im pat qëndruar disa ditë  në Tiranë. Më tregoi se shoferi i taksisë që e pat marrë ta shpinte në varreza, rrugës i kish bërë një pyetje, për të cilën miku, që mban këtu, në një servis makinash, nuk kishte dot përgjigje.

Taksisti kish pyetur: “O vëlla, si mendon ti, a duhet shëmbur ky teatri, që kemi?”

“Nuk e di përse është fjala dhe kujt mund t’i hyjë në punë mendim im!” i qe përgjigjur ky.

Shoferi qe habitur se si ky lloj pasagjeri paskej pesë ditë ardhur dhe nuk paskej marrë vesh se aty, në Shqipëri, i madh e i vogël, politikanë dhe paparti, mëndje të ndritura dhe njerëz që s’kanë lexuar kurrë një libër, lypësa dhe milionerë, pa përjashtim në të gjithë kanalet televizivë, Fevziu, Rakipi, Eni Vasili, Zheji, Lubonja, që të gjitha gazetat, ato që në krye të faqeve kanë Bashën, ato të tjerat që kanë Ramën, apo ato që nuk shënojnë një ditë pa Mehmet Shehun, po ngrysen e gdhihen me shoshat e problemit të Teatrit Kombëtar!

Dhe deri te varri i nënës së pasagjerit, që gatitej të kthehej ku e prisnin fëmijët, shoferi kish tjerrë atë që kish bërë me qindra pasagjerë të tjerë dhe ngulte këmbë se duhej një teatër i ri.

Më treguan bile se një plak në shtratin e vdekjes me fjalët e fundit paska thënë se “po iki i lumtur që binanë e theatrit e lashë në këmbë.”

Unë vetë, i nënshkruari, si më afër këtyre punëve, jam shprehur dy herë mbi këtë çështje para tre muajsh dhe heshta në një pushim të gjatë, që le të merret dhe si moskokëçarje.

Por më duket se zhurma u stërtepërua. Më duket se duhet të kthjellohemi dhe të arrijmë në një shkoqitje përfundimtare të temave, ku teatri, o miq, është vrima e fundit e kavallit. Në diskutimet e zjarrta shquhen dyshime për interesa fitimprurëse, interesa të publicitetit, të karrierës dhe kontraste të politikës. Është e natyrshme që aty të shfaqen dhe preokupime kulturore, arqitekturale apo urbanistike, por drithërimet dhe oshëtimat vijnë nga shpellat e politikës.

Edhe pse premtojnë mërzi, më lejoni për të fundit herë të ndalem në këto tema, duke lënë të fundit pikërisht teatrin.

Interesat politike

Dihet ajo që në universin e shqiptarëve, politika është nëna e gjithë të këqijave. Ajo është nëna e përçarjes, e trazirave, shkaktarja e ndotjeve që duken dhe atyre që nuk shfaqen, edhepse nuk arrijnë të fshihen dot. Ca grupime politike nuk merakosen as për nevojat e Shqipërisë e jo më të artistëve dhe të ndërtesave ku shfaqet arti i tyre. Në rast se opinionet ndahen më dysh dhe si arbitër marrim organizma teknike të specializuara, ne i hedhim poshtë në rast se ato nuk janë me kauzën tonë. Në rast se për ndërtesën në fjalë edhe shoqata e ndërtuesve mendon se teknikisht, ajo ngrehinë, nuk i qëndron dot më dhëmbëve të kohës, ne që jemi të asaj ane që është për ruajtjen e ngrehinës, nuk e kemi për gjë të themi që ndërtuesit janë të paguar.

Ndërtesa shënon 70 vjet dhe ky është i vetmi argument logjik që kemi ne se ajo do të jetë e pavdekshme. Në rast se edhe zjarrfiksat paralajmërojnë rreziqe të dukshme zjarri, do të themi se ata janë rrogëtarë të qeverisë. Ata të organeve të shëndetësisë dhe të Monumenteve të Kulturës janë të paguar, specialistët e huaj janë të blerë, dhe kështu, të shitur e të blerë janë të gjithë ata që nuk flasin si ne. Çfarë do të humbim? Ne për një anullim marrëveshje ndërshtetërore deklaruam se të nëntë gjyqtarët e lartë të Gjykatës Kushtetuese ishin të ngallosur me ryshfete dhe nuk na gjeti gjë. Tek ne pushteti blihet, votat që na sjellin në qeverisje ne i blejmë. Tek ne shiten edhe vëzhguesit, kombëtarë edhe të huajt.

Edhe unë që shfaq këto mendime, nuk e vërtetoj dot që nuk jam i blerë.

Si mund të vazhdohet kështu me këtë atmosferë të ndohtur fund e krye?!

Interes politik apo elektoral të drejtë për drejtë, në këtë rast, ka patjetër edhe kryetari i Bashkisë, ministrja e Kulturës dhe vetë Kryeministri. Në rast se ata ofrojnë zgjidhje, unë besoj se nuk ka nevojë t’ju a zbuloj se cfarë do të themi ne:

“Ata nuk mund të kenë qëllime të pastra. Ata nuk mund të kenë qëllim që Tirana të jetë e bukur, nuk u plasi për një ndërtesë dinjitoze, të bukur, me kushte teknike optimale. Po e arritën ta ngrejnë një ndërtesë të tillë, edhe kjo do t’i ndihmojë ata të rrinë në pushtet vite të tjera.”

E tillë është platforma e politikës që kundërshton përpjekjet e çdo zgjidhjeje.

Unë nuk e dij nëse autoritetet qeveritare dhe bashkiake kanë interesa korruptive. Dëshira ime e sinqertë është që të mos kenë dhe besoj palëkundshmërisht në ta, si njerëz qëllimmirë dhe idealistë. Unë edhe Rrugën e Kombit kam dëshirë ta shpjegoj që ajo të ketë kushtuar aq llahtarisht shumë, vetëm si rezultat i gabimeve dhe paaftësisë së zgjedhjes të një firme ndërtuese më të mirë. Më mjafton lumturia që ato dy-tri herë që kam udhëtuar mbi atë autostradë, nga Tirana, pas tre orësh jam gjendur në Prishtinë! Është abuzuar dhe njerëz malinjë kanë përfituar nga financimi i saj? Sa keq! Po përse vononi të na e vërtetoni?

Po, dreqi e mori, nuk mund të shihet prapa çdo nisme të bukur njerëzore, dyshimi se sa fiton qeveria, bashkia apo komuna, se kështu vendi nuk do të përparojë kurrë! Të mos kemi më shpresë?! Pra nuk do të ketë më asnjëherë në këtë vend kryebashkiakë të ndershëm, deputetë të devotshëm ndaj atdheut dhe ministra të papërlyer?!

Mjerë ne, atëherë!

Rruga që po ndiqet

Pashë mbrëmë një tryezë të gjerë organizuar nga zoti kryetar i Bashkisë së kryeqytetit me të ftuar nga fushat e ndërtimeve, të arqitekturës, zjarrfikësave, përveçse, siç ish dhe e natyrshme, edhe artistë, pedagogë dhe të tjerë individë të interesuar për zgjidhjen e problemit.

Më habiti dhe më lumturoi atmosfera që ka arritur të krijojë me durim shëmbullor Erion Veliaj, ky politikan i mënçur që bashkon në vetvete ambicjen dhe papërtueshmërinë e të riut me pjekurinë dhe urtësinë e një të moshuari

Ujdia që po kërkon dhe duket se po e arrin zoti Veliaj për t’i puqur e për t’i sjellë në një hulli të tërë kundërshtimet, i shkon për shtat natyrës së tij. Më pëlqen që ai projektligjin e përgatitur për parlamentin e konsideron si një ftesë për pleqësim e për zgjidhje të nyjes gordiane që ka mbetur para nesh. Është e natyrshme që ai nuk do t’i mbushë të gjitha mendjet dhe le të mbeten po deshën të gjitha llojet e dyshimeve, por le të ulen gjakrat!

Nga ana tjetër edhe kundërshtimet e artistëve arritën jo pak, – le t’i quajmë, – fitore.

U kërkua që teatri të mos jetë pjesë e një ndërtese shumëkatëshe, u arrit! U kundërshtua zhvendosja nga ai territor, cungimi i sipërfaqes ku teatri ka jetuar deri tani. Këto u arritën falë kundërvënieve të të gjithë atyre që atë vend e kanë pasur shtëpinë e tyre të përbashkët.

Është meritë e kryeministrit gjetja e qëlluar e një njeriu të përshtatshëm,  si Erion Veliaj, që duket se po ia del mbanë sheshimit të kundërshtimeve dhe shpjegimit me durim të të gjithë detajeve të kësaj zgjidhjeje.

Teatri dhe hallet e tij.

Për më shumë se 70 vjet ne nuk kemi patur një ndërtesë të përshtatshme për teatrin qëndror. Mjafton të them se ajo ishte shumë larg me shoqet e saj të Europës, po se po, por ajo ishte edhe më e papërshtatshme edhe se disa teatro të vendit. Në atë kompleks të ngritur nga italianët, u bë jetëgjatë një dramaturgji, pjesa më e madhe e të cilës meriton të mos kujtohet më. Aty bëhej një jetë e vështirë, e helmuar me plot rrezikime gjithëfarëllojësh. Por, nga ana tjetër duhet thënë me gojën plot se ky teatri ynë i dashur, ka pasur artistë të mrekullueshëm, të denjë për t’u krahasuar me yje  të skenës dhe ekranit botëror. Nuk po përmend emra, se ju e kuptoni që lista do të më dilte tepër e gjatë.

Ata artistë edukuan breza dhe lanë pas artistë të rinj dhe sot ne përsëri  lumturisht kemi artistë kalibri, të ndërgjegjshëm për detyrimin shpirtëror që kanë ndaj udhërrëfyesve të tyre. Nga kjo bazë vinte këto ditë fryma nostalgjike, dëshira e zjarrtë e ruajtjes së atij që e quanin tempull të çmuar.

Mendoj dhe shpresoj se edhe kjo, në korpusin e ri do të realizohet nëpërmjet veçimit të një  pavijoni memorialistik, ku mund të ruhej edhe një maket i madh i godinës së teatrit të deritanishëm, ku mund të ekspozoheshin kostumet e paharruara, që nga ai i Hamletit të Shekspirit, Ezopit dhe Kleas të Figuereidos  dhe deri tek ato të Halilit dhe Hajries të Kol Jakovës. Në atë ambient muzeal mund të gjenden shfaqje të filmuara apo radiofonike, këndi i dramaturgëve, ai i regjisorëve dhe i skenografëve, makete dekoresh të qëlluara dhe plot elementë që do të plotësonin nevojat shpirtërore të atyre artistëve, që me ashk kërkuan muaj me radhë restaurimin e plotë të ndërtesës. Meraku i tyre dhe lufta që bënë është vërtet për t’u admiruar.

Dua të besoj se jo që të gjithë ata miq e kolegë e bënin kundërshtimin me porosira partie. Dhe ajo që vlen të nënvizohet e të rikujtohet është se pjesa dërmuese e artistëve që iu bashkuan që në orët e para lëvizjes për demokraci, i vajtën pas partisë së re që  jepte aq shpresë, dhe disa syresh u bënë deputetë të atij grupimi politik. Kushtrimit të progresit shoqëror do t’i përgjigjen gjithmonë artistët më të mirë. Por përgjithësisht edhe në ato kohë të ethëshme ndryshimesh, ata nuk e braktisën kurrë veprimtarinë bazë, teatrin.

Përshëndes atmosferën optimiste që po krijohet dhe mezi pres ditën kur problemet e teatrit do të fokusohen, jo më tek ndërtimi historik i korpusit teatror, që ndodh njëherë në mijëra vjet, por tek problemet e vërteta dhe të përditshme  të teatrit kombëtar, të dramaturgjisë kombëtare. Uroj të jetë sa më i shpejtë fillimi i punimeve dhe qoftë e afërt  dita kur të sakrifikohen ngrehinat e dy teatrove “ndërkombëtarë”, që t’i bëjnë vend ndërtesës së Teatrit Kombëtar të Shqipërisë!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

20 komente në “Erë e mbarë për Teatrin Kombëtar”

  1. shqiptari i ilirise says:

    Mirëpo nuk do Derhemi që të prishet o Pellumb😜.
    Dhe kjo nuk eshte pak😂

    1. Edi says:

      Ti nuk je shqiptar as ne dukje as ne mendje(sido te te dalin analizat) lol

    2. adeci says:

      Mos harro Neritan Liçajn, kete kollos te tetrit shqiptar!!!!!!!!!

  2. Vertetoj says:

    Jam me pro- ram-isti qe ka shqiperia,por per teatrin e kini gabim,si rama por edhe ti kulla.
    Muri kinez legjendar,monument i mrekullive botre,eshte restauruar ne mase 99%.
    Nuk doli ndonje kinez ta merrte me koncesin 60-40.
    Ka mijera e qindra mijera raste te ngjashe,ndaj nuk po i permend.
    Z.Kulla dhe te tjere
    Ne,shqipetaret,vuajme nga nje semundje e Pasherurshe,dhe e ka emrin: Shembja- Zhdukja e çfare do lloi te kaluare.
    Nuk ben teatri z.Kulla?! Restauroeni ose ndertoheni nga themelet…POR LERENI FIKSSSSSSS ASHTU SIÇ ISHTE!!!
    Le te kemi per here te pare ne historine tone diçka ku mund t’iu tregojme femijeve dhe niperave,niperave te nipereve,sterniperave te sterniperve se kjo godina atje ka nxjerre Kadri Roshin,Sander Prosin,e.t.j.
    Mos e beni teater…lereni si nje teater-muze…ku njerzit,populli mund te kaloje nje ore te kendeshme duke pare muzeun teatral.
    Kaq e thjeshe eshte!

    ( tek dyqanet mbi teatrin kombetar do shiten dhe breke apo do kete edhe burdello z.Kulla?)

    1. Idjotesia nuk po njeh kufij says:

      Ja dhe nje militarist , me falni nje militant i SHQUP-it , na zbuloi Murin Kinez
      ne mes te Tiranes ! Argumenta idjotesh partiake te coroditur!

    2. XheJ eN Bi says:

      Vërtetoj….
      Asgjë nuk vërtetove,vetëm imitove.Po të pyes,nëse ndërtohet nga e para me stilin që ka sot ( ashtu si propozon ti) ,ç’ vlerë historike do ketë ndërtimi i ri ?
      Propozimi i parë për rikonstruksion ,nuk ja vlenë se atë nuk ka nga ta kapë qeni si thotë populli.Do harxhohen një dynja me para dhe një vrimë në ujë do bëhet.Në atë sallë kam parë nga mesi viteve 70 dramën ” 17 ditë” ku luanin korifejt e aktorëve Naim Frashëri, Kadri Roshi e Prokop Mima.Aktrimi i tyre më ka mbetur në memorie edhe sot e kësaj dite që shkruaj ,kurse salla gjë e zakonshme.Sot pas 45 vjetëve ajo do jetë bërë më keq se gjyshja ime.
      Ti ke mendimin që gjyshe time ta bëjnë vajzë të re.Nuk bëhet.Të lindin mbesën dhe ta pagëzojnë me emrin e gjyshes.

  3. Edi says:

    Ky qenka plehre!
    Mos eshte ky ai i : Hapi syte e zese moj?!

  4. NNP says:

    Parole-parole-parole-parole!BLA-BLA-BLA!Pirdh se lirohesh! Ky i shkreti si hije e mocme shtin rralle e me te rralle-qe te kujtojme se eshte ende gjalle.

  5. Koli says:

    Ky eshte ai i hapi syte e zeze moj?!

  6. rudini says:

    Futja pordhes o Pellumb

  7. XheJ eN Bi says:

    Vërtetoj….
    Asgjë nuk vërtetove,vetëm imitove.Po të pyes,nëse ndërtohet nga e para me stilin që ka sot ( ashtu si propozon ti) ,ç’ vlerë historike do ketë ndërtimi i ri ?
    Propozimi i parë për rikonstruksion ,nuk ja vlenë se atë nuk ka nga ta kapë qeni si thotë populli.Do harxhohen një dynja me para dhe një vrimë në ujë do bëhet.Në atë sallë kam parë nga mesi viteve 70 dramën ” 17 ditë” ku luanin korifejt e aktorëve Naim Frashëri, Kadri Roshi e Prokop Mima.Aktrimi i tyre më ka mbetur në memorie edhe sot e kësaj dite që shkruaj ,kurse salla gjë e zakonshme.Sot pas 45 vjetëve ajo do jetë bërë më keq se gjyshja ime.
    Ti ke mendimin që gjyshe time ta bëjnë vajzë të re.Nuk bëhet.Të lindin mbesën dhe ta pagëzojnë me emrin e gjyshes.

  8. Zgalem says:

    Ti e do teatrin te konservosh historine ? Bukur . Historikisht ai nuk eshte teater , por Dopo Llavore e duces . Nuk ka c’i duhet kujt , per relike historike . Kami plot ndertesa me vlera muzeale . Aq shume sa nuk u vime dot verdall , se duan para , qe te mirembahen . Zgalem

  9. Franci says:

    Per te tille burra te mençur si Kulla ka nevoje ky vend.

  10. Petrit says:

    Eshte e vertete qe ne si popull kerkojme te bejme historine ashtu siç duam ne e jo siç eshte ne te vertete
    Sepse ne si popull e verteta ne vret syte
    Ne europe e bote riconstructohen e mirembahen ndertesa e kisha disa qindra vjeçare
    Ndersa ne shqiperi nuk mund te mirembajne nje cope ndertese 70 vjeçare
    Kur qeveria e drejtuar nga Zoti Berisha hodhi idene e shembjes se piramides per te ndertuar parlamentin e ri, te gjithe rilindo-komunistet u ngriten grusht bashkuar duke thene se ajo eshte pjese e historise.
    Qe ne fakt te gjithe e dime se kur eshte ndertuar kjo piramide dhe sa funksionale eshte sot !!!!
    E ndersa teatri jo vetem qe ka nje histori por eshte edhe funksional
    Te tjerat jane muhabete pensonistesh per ne kafene.

    1. xen gerdeci says:

      Petritrapi !

      Zombie Berishaleja e beri Shqiperine ne 1992 nje varreze dhe vecanerisht Tirana ne 1996 u kthye ne Afganistan dhe posacerisht parku perballe Dajtit u kthyen ne Shurrtore tropojanesh-koqevaresh-islamikesh te pshurrsha zotin Birisha me xenat e tij…Mos futemi te ndertesa e Shqupit ku beri nje krim urbanistik dhe historik.

  11. ali peza says:

    Teatri qendron ne kokat e njerezve dhe ne talentin e artisteve dhe jo ne godinat.Origjina e teatrit vjen nga rruga;kjo nuk duhet harruar.

  12. Vertetoj says:

    Pergjigje per te gjithe komontuesit qe me kane prrmendur
    E kam shkruar qe semundia jone kronologjike eshte Zhdukja dhe Shkaterrimi i se kaluares.
    Nuk ju ben pershtypje e kaluara sepse nuk jeni apo nuk e ndjeni veten pjese te shqiperise.

  13. Liu says:

    Dili ky sorra, ky i “ grand humorit” shqiptar?!
    Ne ate vend medioker , kur bota qeshte me humorin e Sordit e Woody Allenit ne “qeshnim” me Malon.. lol bje 2 ore e gjysem skec…me skecet plot sheqer te Sorres per ballistet… po ik or kerme ik .. se te shikojme dhe na kujton se duhet te na vije turp nga vetja qe kemi pare” humorin” tend.

  14. pokeristi says:

    ZKulla!
    Pellumb mbi pellumbat,si gjithmone.I mencur,i ditur,i ekuilibruar,i matur, profesionist italentuar,patriot.
    Do te me pelqente kete rradhe tei ishe me i hapur, me i sinqerte kur aludon per miqte dhe koleget e tu,qe realisht jane miq edhe te mite,t’ju vinje tjegullen tamam aty ku ju pikon catia.
    Miqte tane te jene demokrate sic pretendojme te jemi dhe ti dhe une, sic pretendojne te jene grupime nga me te ndryshmet politike,perfshi gjithe spektrin e majte e te djathte,por jo partiake e aq me shume militante.
    Vecanirisht artistet,per nje problem kompleks sic eshte ceshtja e teatrit kombetar (godines),duhet te jene te cliruar nga prangat partiake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *