Macron në kërkim të një zgjidhje që s’do bllokonte Shqipërinë, por dhe që të mos i hapë telashe të brendshme

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Fati i hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë varet nga Holanda dhe Franca.

Vendimi i Holandës është në dorë të qeverisë, pavarësisht se Parlamenti holandez votoi kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Por më delikate është situata për presidentin francez, Macron.

Problem për një vendim të favorshëm ndaj Shqipërisë mund të përbëjë Hollanda, parlamenti i së cilës votoi kundër, javën e shkuar.

Ndonëse qëndrimi nuk është detyrues për qeverinë hollandeze, kjo e fundit do të gjendej në vështirësi për të marrë një pozicion tjetër, nisur dhe nga ekuilibrat e brishtë brenda shumicës që udhëheq vendin.

Megjithatë duket se shumëçka do të jetë në dorë të Francës, e cila ende nuk ka formuluar një qëndrim tä qartë zyrtar. Duke qenë edhe se procesi i vendim-marrjes në Francë është i ndryshëm nga vendet e sipërpërmendura, vendimi mesa duket i takon drejtpërdrejt presidentit Emmanuel Macron, i cili ka shpallur publikisht si objektiv kryesor reformimin e vetë BE-së, përpara zgjerimit të saj.

Ai ndodhet nën trysninë e forcave politike franceze, por edhe të opinioni publik në Francë, të cilët në shumicën e tyre duket se nuk janë në favor avancimit të këtij procesi zgjerimit me vende të tjera. Po ashtu, situata gati kaotike në vetë gjirin e BE-së, nuk është e favorshme.

Nga një anë me një pjesë të vendeve evropiane, përshirë edhe vetë Gjermaninë, të cilat nuk po i japin mbështetjen e pritur inciativave reformuese evropiane të presidentit Macron, dhe nga ana tjetër, me çështjet e migracionit e posaçërisht pas krizës së mprehtë të ditëve të fundit e cila ka tronditur thellësisht kohezionin evropian duke minuar terrenin në përgatitjen e Këshillit Evropian të 28 qershorit, rrezikojnë ta largojnë edhe më shumë vëmendjen e presidentit Macron nga dosjet e Ballkanit.

Për këtë arsye, dhe në perspektivën e fillimit të fushatës së zgjedhjeve për parlamentin evropian të pranverës 2019, nje test shume vështirë dhe i rëndësishëm ky për partinë e presidentit Macron dhe për shumë forca të tjera progresiste në kontinentin evropian, mendohet se Francës mund t’i shkonte për shtat një zgjidhje e cila nga njëra anë nuk do të bllokonte avancimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë në procesin e integrimit, por që nga ana tjetër, nuk do t’i hapte presidentit të saj telashe qoftë drejtpërsëdrejti me kundërshtarët e brendshëm politikë, ashtu edhe në mënyrë të tërthortë me forcat euroskeptike apo antievropianiste brenda BE-së”, shkruan “Zëri i Amerikës”.

Por, se cila do të ishte një zgjidhje e ndërmjetme e Macron, është e vështirë të thuhet.(TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *