“Një torturë serbe në rrugën drejt Europës”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Mes turmave të emigrantëve që nga Lindja rendin drejt Perëndimit, hasen edhe iranianë, ndonëse vendi i tyre nuk është përfshirë në ndonjë konflikt. Dhe ata po përdorin Serbinë si tramplone drejt vendeve të BE-së, pasi Serbia në vitin 2017 hoqi vizat për qytetarët e Iranit, duke jua lehtësuar kështu ardhjen e tyre në Evropë.

Në një shkrim të REL thuhet se emigrantët që e enden nëpër parqet publike të Beogradit janë pre e kontrabandistëve. Ata thonë se këta të fundit u kërkojnë nga 4000 deri në 7000 euro, nganjëherë edhe 10,000 euro për t’i çuar drejt BE-së.

Njëri prej tyre dyshon se pas tyre qëndrojnë dhe qeveritarë, ose që ka një politikë qeveritare që jua vështirëson qëndrimin.

Stevan Tataloviç nga një OJQ, ka thënë se në gjashtë muajt e fundit, në Serbi kanë arritur 6 mijë iranianët, por shumica e tyre ka vazhduar në vende të tjera.

“Në kampet që ka ngritur qeveria janë rreth 500 njerëz. Me shumicën prej tyre edhe abuzohet. Disa prej tyre janë duke u persekutuar për arsye politike. Disa prej tyre kanë qenë viktima, sepse janë anëtarë të komunitetit LGBT”, shpjegoi Tataloviç.

Një prej kampeve të ngritura nga qeveria serbe është dhe ai në Preshevë. Somaja dhe familja e saj udhëtuan drejt Serbisë të ikur nga qyteti iranian Karaja. Ajo i përshkroi kushtet e vështira në kamp duke folur për Radio Europa e Lirë.

“Është një dhomë është shumë i ftohtë për fëmijën tim 5 vjeç. Ne jetojmë mes miza, milingonave dhe buburrecave. Kemi ikur për një jetë më të mirë, por këtu ku jemi nuk kemi shpresë. Ky vend nuk është e mirë për jetën”, tha ajo.

Për Aliun, jeta e dëshpëruar në kampin e refugjatëve pasi ikën nga dhuna në Iran është e padurueshme.

“Në Iran donin të më prisnin veshin për një vath. Ndërsa policia më rrihte për tatuazhet. Prandaj u largova nga Irani“, thotë ai, tashmë në një tjetër gjendje dëshpëruese.

Për ata që po largohen nga persekutimi, kthimi në Iran nuk është një opsion. Por ata ndihen dhe më të pasigurt në Serbi, me të ardhmen e tyre në një vend të huaj dhe jo aq miqësor.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *