Skema: Nga Londra, në Tiranë. Paratë e kokainës, Toyota dhe roli i kushërinjve Vladi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Alfred Vladi, 33 vjeç dhe Elvis Vladi, 38 vjeç, janë dy kushërinjtë që janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, përveç 4 të arrestuarve, për 3.4 milionë eurot e sekuestruara brenda dy Toyota-ve.

Alfred Vladi dhe Elvis Vladi janë djem xhaxhallarësh me njëri-tjetrin, me origjinë nga Peshkopia dhe banues në Tiranë.

Elvis Vladi rezulton të jetë i arrestuar në vitin 2015 në Londër të Britanisë së Madhe, si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte kokainë.

Në atë periudhë, grupi i tyre u kap në flagrancë me 16 kg kokainë. Nga gjykimi i çështjes, Elvis Vladi u shpall i pafajshëm nga ana e gjykatës angleze dhe u la i lirë.

Shtete ku vepronte organizata kriminale

Dyshohet se grupi kriminal, me të cilin në atë kohë u arrestua edhe Elvis Vladi, paratë që përfitonte nga shitja e kokainës i pastronte në Shqipëri. Pikërisht në këtë pistë janë fokusuar edhe hetimet e policisë shqiptare.

Mësohet se grupi kriminal i shqiptarëve në Londër ushtronte veprimtarinë përveç Britanisë, edhe në Belgjikë e Holandë.

Policia e Shtetit thotë se kontenieri me automjetet Toyota ishte nisur nga Belgjika. Më pas kishte mbërritur në portin e Durrësit tranzit nga porti i Barit në Itali.

Si funksiononte pastrimi i parave të kokainës dhe lidhja me “Toyota”-t

Nga të dhëna të besueshme të TV Klan, rezulton se 33-vjeçari Alfred Vladi është administrator i “Tirana Rental Car”, firmë që jep automjete me qira.

Kjo kompani është regjistruar për herë të parë më 16 gusht 2017 me emër subjekti Alfred Vladi.

Disa muaj më pas, më 7 maj 2018 është ndryshuar emri i subjektit tregtar dhe është bërë “Tirana Rental Car”.

Administrator sërish vijon të mbetet Alfred Vladi, ndërsa ortak është Flamur Vladi.

TV Klan ka mësuar se Flamur Vladi është vëllai i Elvis Vladit, 38-vjeçarit të arrestuar para 3 vitesh në Londër dhe që më pas u shpall i pafajshëm.

Për shkak të historisë që ka pasur në Londër, mendohet se për këtë arsye është regjistruar ortak i kompanisë.

Kompania “Tirana Rental Car”, në funksionin e saj thotë se jep makina me qira, të cilat janë kryesisht Toyota.

Kjo firmë thotë gjithashtu se objekt i saj janë edhe shitblerje makinash, huadhënie, agjenci udhëtime, veprimtari për transfertë parash në emër dhe në llogari të një subjekti financiar jo bankë.

Të gjitha shërbimet e pagesave dhe të transferimit të parave bëhen në emër dhe për llogari të një subjekti financiar jo bankë.

Pista e hetimit

Burime konfidenciale nga policia thonë se ka dyshime të arsyeshme që paratë e pista mund të jenë sjellë në Shqipëri edhe përmes transferimit të tyre nga ana e “Tirana Rental Car”.

Nuk dihet ende nëse shuma të tilla janë sjellë edhe herë të tjera në vendin tonë apo kjo ka qenë rruga e parë e këtij grupi kriminal.

Eurot e përfituara nga shitja e kokainës në Angli transferoheshin më pas në Belgjikë apo dhe shtete të tjera ku kishte lidhje grupi i shqiptarëve të Londrës që drejtohej nga Gentian Cuka.

Pas arrestimit të këtij të fundit në vitin 2015, drejtimin e grupit e morën njerëz të afërt me Cukën, thonë mediat angleze.

Pas mbërritjes së eurove në Belgjikë, ato më pas silleshin në Shqipëri përmes transfertave nga ana e një subjekti financiar jo bankë apo përmes dërgesave me automjetet Toyota që porositeshin nga “Tirana Rental Car”.

Kjo është pista ku janë fokusuar hetimet e agjentëve të Policisë së Shtetit.

Më pas shumat e parave pastroheshin duke u investuar në fusha të ndryshme.

Policia ka arrestuar katër persona; Agim Çeka 61 vjeç, Edi Lika (Cani) 41 vjeç, Klevi Lika 21 vjeç dhe Alban Mollaymeri 40 vjeç.

Ky i fundit ishte personi që do të priste automjetet “Toyota”.

Dyshohet se ai do i priste ato për llogari të kushërinjve Vladi.

Por, për momentin nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar, nëse paratë e gjetura brenda dy “Toyota”-ve janë të Mollaymerit, apo ky i fundit ka qenë thjesht korrier i kushërinjve Vladi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Skema: Nga Londra, në Tiranë. Paratë e kokainës, Toyota dhe roli i kushërinjve Vladi”

  1. genti says:

    Keto nje pjese e mire jane leket e refugjateve . te gjithe shqiptaret kane 25 vjet qe kane punuar dhe punojne ne te zeze. leket nuk i marrin me banke. i marrin ne dore dhe ne dorazi i dergojne ne shqiperi. nuk ka asgje te re qe policia e shtetit dhe luli i madhi i kombit ben sikur ka zbuluar planet tjeter.

  2. xoni says:

    PUNE MALOKESH, USHTARE TE SALES….

  3. kashi says:

    te arestohet edhe basha sepse ai duhet se ka lidhje me kusherinjt vladi

  4. NNP says:

    Fisi i VLADIT jane nga Lura jo nga Peshkopia.

  5. Andrea says:

    Ato pare ,i bejne mire shqiperise se varfer , ato pasurojne vendin per kohen qe jetojme , me vone kur te marri vehten vendi , te veproje ligji .edhe Amerika e kohes se krizes , 1924, e lejoi , kete trafik.

  6. HQ-18 says:

    Sa rrugê vajtje ardhje kanë bërê këta dhe ai që u kap me 630 kg miell ‘orizi’ përpara se tu kapeshin ngarkesat ???
    Sa ka nga kêta qê transportojnë çdo ditë , orë dhe minutë nga pikat hyrëse e dalëse??
    Nuk keni gërvishtur as sipërfaqen..

  7. Zzzzzz says:

    PARATE JANE POPULLIT E TE SHKOJNE PER TETRIN E RI ……..CDO PARA E KAPUR TE SHKOJE ….PER TETRIN DERI SA TE BEHET SHUMA E DUHUR ..!!!!!!!!!!!!!E MOS NA CAJ TRAPIN RAMA ME PPP!!!!

  8. ALI ABDULLAI says:

    JU LUTEM SHUME MOS BENI HAMENDJE ME KETO GJERA.
    VLADI ESHTE I PA FAJSHEM NE ANGLI, KETE E THOTE GJYKATA ANGLEZE DHE NUK DUHET TE BENI HAMENDJE TE TJERA. KA FOLUR GJYKATA ANGLEZE DHE KJO I VE PIKEN.
    HAMENDJET E TJERA ESHTE E MIRA TE PRISNI SA TE VERTETOHEN DHE PASTAJ JEPNI MENDIMIN TUAJ. NE LODHET ME KETO BUDALLADHEQE QE DINE TI LIDHIN VETEM GAZETAT SHQIPTARE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *