Ikin Messi e Ronaldo, Botërori humb 10 Topa të Artë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nëse faza e grupeve u tregua e ashpër me kampionët në fuqi të botës, Gjermaninë, faza e 1/8-ave ishte e pamëshirshme me kampionët e Europës dhe mbi të gjitha me dy yjet e futbollit botëror.

Sot, pas 16 ditësh, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, fituesit e 10 Topave të Artë së bashku, i dhanë lamtumirën kampionatit botëror “Rusi 2018”.

Shumë e hidhur ishte lamtumira për “Pleshtin”, që në këtë edicion botëror “pickoi” vetëm njëherë ndaj Nigerisë dhe pjesën tjetër të kohës u pa shumë pak në fushën e lojës.

Nga ana tjetër, Ronaldo e startoi Botërorin me një tripletë spektakolare ndaj Spanjës dhe arriti të shënojë 4 gola në po kaq ndeshje, por shkëlqimi i tij u venit në ditën më të rëndësishme të Portugalisë, sfidën ndaj Uruguait.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *