Pele elozhe Mbappes: Uroj që të shënoj në çdo ndeshje, përveç asaj kundër Brazilit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një ndër lojtarët më të mirë që ka njohur ndonjëherë bota e futbollit, është Pele.

Ish-sulmuesi i Brazilit, ka arritur të fitojë gjithçka si me kombëtaren e tij, po ashtu edhe me klubet ku ka luajtur.

Një ndër talentët më premtues në Europë, është sulmuesi i Francës Kilian Mbape. Megjithëse është vetëm 19 vjeç, ai arriti të eliminonte Argjentinën, duke shënuar 2 gola dhe fituar një penallti.

Për yllin francez, ka folur edhe vetë Pele të cilin e ka lëvduar dhe uruar, ndërkohë që për një ndeshje të mundshme ndaj Brazilit, ai ka një kërkesë.

“Të shënosh 2 gola në një moshë kaq të re, është një arritje e madhe. Urime Mbape dhe shpresoj që të kesh shumë fat. Uroj që të shënosh gola në çdo ndeshje, përveç asaj kundër Brazilit”, u shpreh Pele.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *