Vetëvrasja e shoferit në Gardë, Vasili: Ç’siklete ka Rama që bëhet prokuror dhe nxjerr përfundimet e hetimit

Kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se bën edhe rolin e prokurorit për dukjen e shoferit të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Në një status në Facebook Vasili shkruan se “kryeministri mbaroi edhe hetimet për vrasjen e shoferit të ministrit të Brendshëm”.

“Ç’siklet ka kryeministri qe nuk flet se si ngjarja ndodhi brenda institucionit te sigurise me te larte ne vend???,” shkruan më tej Valisi.

Statusi i plotë

Cfare sikleti te madh ka kryeministri, qe serish behet prokuror.

Kryeministri i mbaroi vete hetimet, dha edhe perfundimet per ngjarjen e rende te shoferit te ministrit te brendeshem.

Ç’siklet ka kryeministri qe nxiton kaq shume te flase, te beje hetuesin edhe prokurorin???

Prokuroria po heton,po ben punen e saj dhe nuk ka nxjerre akoma nje qendrim perfundimtar.

Kaq te madh e ka sikletin kryeministri,qe po nxjerr perfundime dhe po i imponon prokurorise se ç’duhet te thote.

Ç’siklet ka kryeministri qe nuk flet se si ngjarja ndodhi brenda institucionit te sigurise me te larte ne vend???

Ky kryeminister i inkriminuar ka shume siklete te cilat po dalin,por edhe do vazhdojne….te dalin nje nga nje.  (TemA)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...