Pushuesit ankesa për hapësirat publike në plazhe: S’kemi ku ngulim çadrën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pushuesit vështirë të gjejnë hapësira publike në plazhet e shumta të Durrësit. Ekzistojnë vetëm plazhet private me pagesë, ndërsa ata që duan të pushojnë nën hijen e çadrës së tyre në bregdet e kanë thuajse të pamundur.

Kjo situatë e përsëritur ndër vite dhe këtë sezon ka marrë vëmendjen e strukturave ligjzbatuese, që kanë nisur kontrollet e subjekteve për shlyerjen e detyrimeve tatimore e vendore, si dhe marrjen e masave të sigurisë në hapësirat e brezit të rërës që shfrytëzojnë për qëllime fitimi pa përjashtuar ruajtjen e sipërfaqes për të cilën kanë marrë leje pranë pushtetit vendor.

E ngritur pranë prefekturës së qarkut Durrës për mbarëvajtjen e sezonit turistik, “forca e ligjit” ka nisur kontrollet në plazhe.

“Po ushtrojmë aktivitetin në plazhet e Durrësit kontrolle për plazhet, hoteleritë dhe restorantet. Në këtë grup marrin pjesë disa institucione të lidhura me mbarëvajtjen e sezonit turistik. Kontroll është ushtruar dhe për parkimet e mjeteve motorike lundruese të argëtimit. Në Currila nuk ka pasur probleme po në plazhe të tjera janë konstatuar probleme dhe po monitorohen për marrjen e masave në vazhdim”, tha Jani Tati, drejtues i Task Force prefektura Durrës.

Këtë fillimjave, kontrolli është përqendruar në plazhin e Currilave, ku hapësira publike, ndonëse e vogël në krahasim me atë të shfrytëzuar nga subjektet, është respektuar dhe pushuesit të pashqetësuar shijojnë banjot e diellit e të ujit.

Ndërkohë, në fokus të kontrolleve është dhe cilësia e ujit të pijshëm që ofrohet nga subjektet në bare e restorante, si dhe ujit të përdorur në pishina dhe atij detar në pjesën para plazheve.(tch)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Pushuesit ankesa për hapësirat publike në plazhe: S’kemi ku ngulim çadrën”

  1. ce says:

    Mbrëmë makina e policisë,furgoni ecte gjate bregut me një rrote ne ujë se nuk e lejonin çadrat deri ne buze te ujit dhe nuk zbriste asnjë polic qe te mërej me pronaret e cadrave per ti spstuar nja 12-15 m nga bregu. Po qytetaret a guxojne valle te merren me këta horra qe kane pushtuar plazhet duke mos lenë asnjë m deri te buza ujit. Bashkia dhe policia ne Durrës ka vdekur,,,

  2. Zigur Qarri says:

    Mbi 20 vjet,dhe akoma nuk kan zgjidhur problemin e hapsirave publike ne plazhe,ku
    gangsterat sfidojn hapur “Shtetin”!!!Nje qeveri qe konverton pronen publike ne prone
    private,ne mes te Tiranes,natyrisht qe nuk don tja dije fare se çfa ben privati me bregdetin.

  3. rexha 10 says:

    KA GATI 30 VJETE QE NUKE KENI PASUR VENDE KU ME E VENDOS HUNIN E CADRES SE PLAZHIT.
    KETE RADHE JU TAKON JUVE SI POPULL QE TIA NGULNI NE BETHE QEVERISE ……
    GJENE VENDE TAMAN SHPREHJA:QEVERIA JONE FLUTURON ME HUNE E CADRES SE PLAZHIT NE B………….E.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *