Prangosen dy mashtruesit nga Tirana: Shisnin disa herë apartamentet

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Dy persona janë prangosur pasi mashtronin qytetarët me shitjen e apartamenteve në Tiranë.

Bëhet me dije se operacionin i koduar “Fundi i bulevardit” është finalizuar me sukses nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, duke ndaluar dy ndërtues.

Ndërkohë, policia bën të ditur se personat e ndaluar janë shtetasit Bahri Alla, 42 vjeç dhe Fatmir Kurti, 53 vjeç, të dy banues në Paskuqan.

Akuza që rëndon mbi dy personat e ndaluar është ajo e mashtrimit me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim.

Sipas policisë, shtetasit e ndaluar, si ndërtues, që nga viti 2013 e në vijim, ndërmjet shpërdorimit të besimit i kanë marrë shtetasit M.T., një shumë prej 135 mije eurosh, duke e mashtruar me veprime juridike fiktive (kontrata noteriale) dhe duke i premtuar apartamente ndërtimi, të cilat u janë shitur personave të tretë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *