Balla kërkon ndëshkim disiplinor për Bashën: Gjuhë e papranueshme, të merren masa

5 Korrik 2018, 12:22Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka konsideruar gjuhe të ashpër dhe ofenduese fjalimin e kryetari të PD-së, Lulzim Basha.

Ai u shpreh se do t’i kërkojë Byrosë së Kuvendit të marrë masa disiplonore për kryedemokratin.

Sipas Ballës, kauzat e opozitës janë fashitur në betejat me mullinjtë e erës.

“Përdorin në Kuvend një gjuhë të papranueshme nga Kodi i Etikës.

Unë i mirëkuptoj përfaqësuesit e opozitës që kauzat e tyre janë fashitur në betejat me mullinjtë e erës.

Këta persona të papërgjegjshëm nuk mund të lihen jashtë vëmendjes më lejoni të them se për deputetin parafolës do ti kërkoj Byrosë së Kuvendit për marrjen ne masave disiplinore”, deklaroi Balla.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje