Brazili frikë nga mallkimi, kush eliminon Meksikën nuk fiton Botërorin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Brazili rrezikon shumë në përballjen ndaj Belgjikës sot në çerekfinalet e Kupës së Botës, jo vetëm se përballë ka një skuadër të fortë dhe pretendente për fitimin e Botërorit, por edhe se një mallkim mund ta përfshijë në këtë rrugëtim drejt titullit. Ky mallkim, në fakt ka lidhje me Meksikën, pasi çdo ekip që e ka eliminuar e në 1/8 e Botërorit nuk e ka fituar më pas këtë turne.

Jo vetëm kaq, por skuadra që e eka eliminuar Meksikën as nuk ka mundur të kualifikohet në finale. Nga viti 1994, i pari nga 6 Botërorët që Meksika është eliminuar në fazën e 1-8, kush e ka mundur kombëtaren “mariachi” nuk e ka ngritur trofeun. Kjo ka shqetësuar disi kombëtaren braziliane dhe duke parë se çfarë ka ndodhur në edicionet paraardhëse kanë të drejtë.

Botërori 1994

Meksika eliminohet në 1/8 nga Bullgaria e famshme e Hristo Stoichkov (atë vit fitoi Topin e Artë), por në gjysmëfinale skuadra ballkanase u eliminua nga Italia.

Botërori 1998

“Viktimë” e Meksikës në këtë Botëror ishte Gjermania, që fillimisht e eliminoi falë dyshes Bierhoff-Klinsmann, por në çerekfinale u eliminua nga Kroacia.

Botërori 2002

Një derbi i Amerikës së Veriut, pasi në 1/8 e atij Botërori skuadra e Meksikës u mund nga Gjermania (2-0). Por në çerekfinale kombëtarja e Amerikës u eliminua nga Gjermania.

Botërori 2006

Argjentina arrin të mposhtë 2-1 Meksikën në Botërorin e 12 viteve më parë, por në fazën çerekfinale, kombëtarja nga Amerika Latine eliminohet nga Gjermania organizatore e turneut.

Botërori 2010

Përsëritet e njëjta situatë i ajo e Botërorit të 4 viteve më parë, pasi meksika eliminohet nga Argjentina (3-1) dhe më pas është sërish Gjermania që mposht amerikano-latinët në çerekfinale.

Botërori 2014

Në Botërorin e fundit, për të mundur Meksikën kombëtarja e Holandës ka nevojë për një penallti të paqenë në fazën e 1/8. Por është këtë herë mallkimi vijon, pasi europianët eliminohen më pas nga Argjentina.

Botërori 2018

Brazili fitoi 2-0 ndaj Meksikës në 1/8 e Botërorit “Rusi 2018” duke avancuar në çerekfinale, ku do të përballet ndaj Belgjikës. Mbetet për t’u parë nëse mallkimi meksikan do të vazhdojë të godasë…(Telesport)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Brazili frikë nga mallkimi, kush eliminon Meksikën nuk fiton Botërorin”

  1. Lennard says:

    Kesaj rradhe Brazili mund Belgjiken por ne gjysem finale mundet nga Franca.Cifti Final do te jete:
    FRANCE— ANGLI.
    Trofeun kesaj rradhe duhet ta marre Anglia ,po Franca ka nje shans prap se prap.MPAPPE DO TE SHENOJ SERISH DY GOLA .KANE cfare do te bej ? A do te shenoje dhe AI dy Gola???.Po e beri kete do te marri dhe kepucen e Arte te Boterorit dhe Kupen.

Lini një Përgjigje te Lennard Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *