Erdogan godet sërish Fethullah Gulenin: Pranga 331 ushtarëve

6 Korrik 2018, 18:04Bota TEMA

Vazhdojnë ende operacionet në Turqi për ndalimin e personave të lidhur me klerikun fetar, Fethullah Gulen e këtë herë bëhet fjalë për 331 ushtarë, të cilët fajësohen për orkestrim të tentimeve të dështuara për grushtet e shtetit dy vjet më parë.

Mediat turke shkruajnë se operacionet janë duke u zhvilluar në dhjetëra provinca në gjithë Turqinë.

Gazeta të tjera kanë thënë se në mesin e personave që mund të përballen me ndalim janë 10 kolonelë dhe një gjeneral në pension. Operacionet kanë nisur rreth orës 5 të mëngjesit të së premten nga policia kundër terrorizëm.

Operacione të ngjashme kanë qenë shumë të shpeshta prej tentimeve të dështuara për puç, pasi rreth 160,000 persona janë ndaluar dhe pothuajse numri i njëjtë i personave janë shkarkuar nga pozita, ka njoftuar në muajin mars, Zyra për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara.(tch)

3 komente në “Erdogan godet sërish Fethullah Gulenin: Pranga 331 ushtarëve”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    ups! material per sumqirokomentuesit turkoshqipfoles……………..pune korrakesh,varu kkkkkkkkkkk!

  2. .... says:

    Erdokari i ka shkerdhy Turqit, c’do dite nga 150 Turq burgos. Edhe Greku ti pushtonte me pake reprezarie do te bente.

  3. Mali says:

    Si e ka nis ky do fusi ne burg te gjithe turqine dhe do ti vije radha te behet vet polic e vete gardian. Le ti mbushi se per te zeze te vet e ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje