Estoni, banka daneze dyshohet se “pastroi” 7.1 mld euro

7.1 miliardë euro dhe asnjë cent më pak mund të jetë shuma e parave që Danske Bank në Estoni te ketë pastruar.

Shifrat janë bërë publike nga mediat lokale në Estoni, sipas të cilave, nëse dyshimet konfirmohen, kjo mund të jetë shuma më e madhe që rezulton zyrtarisht të jetë pastruar nga një institucion financiar.

Dyshimet e para u ngritën disa muaj më parë, teksa bëhej fjalë për gjysmën e shumës aktuale.

Kreu i grupit të hetimit Anders Jørgensen, deklaroi se “shumë shpejt dalin rezultatet e hetimit rreth shkallës së pastrimit të mundshëm të parave në Estoni”.

“Kjo është arsyeja pse ne nuk kemi botuar shifra ose nuk kemi komentuar në spekulime rreth shumave të mundshme”, vazhdoi ai.

Shifrat e para dolën disa muaj më parë, teksa Bloomberg shkruante më 3 dhe 4 korrik se shifra e operacioneve të paligjshme ishte shumë më e madhe.

Por e njëjta degë e bankës është nën hetim nga autoritetet në Paris, për të njëjtën akuzë, pasi dyshohet se ka kryer pastrim parash përmes transanksioneve të dyshimta përgjatë viteve 2008-2001.

Sipas mediave lokale, hetimi i filluar nga autoritetet franceze lidhet me rastin e avokatit rus dhe llogaritarit tatimor Sergei Magnitsky, i cili vdiq në paraburgimin e policisë në Rusi më 2009.

Dyshimet edhe mbi aktivitetin e paligjshëm në Estoni zgjeron fushën e interesit në flukset e parave të pasigurta nga Rusia dhe vendet e tjera të ish-Bashkimit Sovjetik – si Moldavia apo Azerbajxhani, në Bashkimi EUropian përmes shteteve baltike.

Edhe Letonia është shenjestruar shpesh si një parajës e pastrimit të parave.

Akuzat e fundit janë ngritur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas së cilave, Letonia është pastruesi më i madh i parave dhe i transanksioneve nga Koreja e Veriut.(TemA TV)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...