Shoqata Greke e Biznesit në Shqipëri shpall Bordin e ri Drejtues

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës Greke të Biznesit në Shqipëri zgjodhi Bordin e ri Drejtues, si më poshtë:

  1. Georgios Papanastasiou (Alpha Bank Albania), Kryetar. Z. Konstantinos Tsigaras (Tirana Bank), Zëvendëskryetar. Z. Efthymios Navridis (Egna Law Firm), Sekretar i Përgjithshëm. Z. Charalampos Bartzelis (Sideral), Arkëtar. Z. Mario Bracci (Antea Cement), Anëtar dhe Z. George Lantzas (PPC Albania), Anëtar.

Shoqata Greke e Biznesit në Shqipëri, themeluar në vitin 2003, është zëri kryesor i bizneseve greke në Shqipëri, që janë investuesit më të mëdhenj në vend, me një total investimesh prej rreth 1.5 miliard eurosh, duke forcuar në këtë mënyrë marrëdhëniet dypalëshe socio-ekonomike midis dy vendeve.

Ajo mbështet dhe inkurajon gjithashtu anëtarët e saj që të zhvillojnë dhe të mbrojnë aktivitetet e tyre të biznesit si një pjesë integrale e komunitetit të biznesit vendor.

Aspirata e shoqatës është që të zhvillojë dhe të forcojë lidhjet e përbashkëta ekonomike, arsimore, tregtare dhe kulturore midis Shqipërisë dhe Greqisë, sikurse dhe zhvillimin e mëtejshëm të shpirtit të ndihmës reciproke midis dy vendeve.

Anëtarët e Shoqatës Greke të Biznesit në Shqipëri përfaqësojnë një spektër të gjerë biznesesh në vendin tonë, që nga sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, deri te kompani të mëdha me shtrirje globale, në fusha si: arsimi, telekomunikacioni, sistemi bankar dhe financar, tregtia, kujdesi shëndetësor dhe bukuria, ushqimi, materialet e ndërtimit, investime të reja si dhe shërbime profesionale (si reklamimi, këshillimi, auditimi etj.).

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Shoqata Greke e Biznesit në Shqipëri shpall Bordin e ri Drejtues”

  1. Flm says:

    Nje artikull i shkurter qe te mbush emocione …
    1- Duke filluar qe nga emrtimi i shoqates, plot kuptim dhe trashegimi, OΔΥΣΣΕΑΣ, emer 3 mije vjecar, me te njejtin alfabet Helen, me te njejten sindakt e gramatik me te njejtin kuptim … fiks sic ishte qe nga epoka e Elades dhe Trojes. fiks sic eshte shkruar nga Homeri ne Iliade.
    2- Keta biznesmen jane Odisenjt e rinje, shtegetar te guximshem qe perhapen ne vende barbare, pervec fitimeve reciproke, percjellin edhe vlera, kultur dhe qyteterim.
    3- Kjo shoqat eshte nje “djamand” ne mes te qindra shoqatave te tjera Otomano-Islamike, Arabe, Kuvajtjane … qe perfaqesohen nga njerez dhe interesa te dyshimta, asimiluese, teroriste dhe kriminale.
    Suksese te me tejshme OΔΥΣΣΕΑ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *