“Një miku të vjetër”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Bedri Islami

Në asnjë moment nuk më është dukur e pazakontë ajo që mund të quhet ndryshe “shpërthimi” i heshtur i Pandeli Majkos në seancën parlamentare: është gjithçka në natyrën e tij politike e njerëzore. Ekspresiv, shpesh herë edhe i rrëmbyeshëm, në atë masë sa mund të mbajë një njeri që politikën e ka nisur si punësimin e tij; si figurë politike që ka kaluar majat në një moshë tepër të re, por që, pikërisht ai entuziazmi i tij i veçantë, bashkë me shpërthimin e heshtur, si natyrë të dytë e kishin shpënë tek eurosocialistët, brezi që shkoi kundër rrymës, rinovoi një forcë, por që më pas, disa prej tyre, u bënë po aq konservatorë, sa edhe ato që i larguan nga postet e përkohshme.

Majko, si rrallë herë ndonjë socialist tjetër, është sulmuar dhe është përkëdhelur nga opozita, ndoshta në një proporcion të barabartë. Ai, sa ka qenë njeriu i aferave të mëdha për opozitën e sotme, kujtoni sulmet e Berishës për “ përvetësimet” e Majkos kryeministër apo ministër i Mbrojtjes, aq edhe ka qenë njeriu i lëmuar kur opozitës i është dashur të ketë shembullin e një deleje që mendonin se mund të bëhej e zezë.

Rasti i tashëm është përsëritje e qëndrimit ndaj tij gjatë gjithë karrierës. Është i dyzuar mes së vërtetës, pra, Pandeliu si figura politike me autoritet e besim të pangjashëm, sidomos në Kosovë, dhe Majkos, si njeriu që ka mbuluar apo ka qenë pjesë e aferave të mëdha korruptive. Ai, aq sa është gjendur në qendrën e ciklonit të opozitës, aq edhe ka qenë njeriu që mund të merrej me të mirë.

Në fakt, ai i ka shpërfillur të dyja, pra ka mënjanuar “përkëdheljen” politike që i është afruar nga opozita, por edhe ka nënqeshur trishtueshëm kur është sulmuar, dhe është ndjerë i keqardhur kur kjo është besuar edhe nga shokët e tij partiakë.

E kam takuar shpesh herë gjatë luftës së Kosovës. Ka pasur raste kur në zyrën e tij kryeministrore, ku qëndronte gjithnjë një portret i Kenedit, e kam parë të shpërthejë ndaj pengesave që paraqiteshin dhe e pengonin luftën, ashtu si e kam parë edhe në pragun e një ankth pritjeje ndaj zotit Rugova. Edhe asaj herë, ai ishte përkrahësi i fuqishëm i lëvizjes çlirimtare, ku kishte vënë gjithçka kishte mundur, por edhe kishte mendjen tek Rugova, si për të gjetur një urë mes dy forcave, që për fat të mirë, askurrë nuk u përplasën forcërisht me njëra tjetrën.

Njeriu që i thoshte ministrit të jashtëm grek që, “nëse Serbia nuk e ndal agresorin, ne do të futemi në luftë” dhe ai çmeritej, dhe nga ana tjetër ndalonte në Portin e Durrësit makinat e ardhura nga ushtria zviceriane si gjysmë dhurate për forcat çlirimtare, me mendimin se mos përmes tyre do të sulmoheshin kufijtë – ky është Pandeli Majko.

I kam besuar gjithnjë sinqeritetit të tij dhe vazhdoj t’i besoj, por , aq sa i kam besuar njeriut, e kam të vështirë t’i besoj shtetarit. Njeriu Pandeli e tejkalon shtetarin Majko. Tek e para ai është i vërteti, i sakti, larg paragjykimit dhe i hapur; tek i dyti është gjithnjë njeriu i dyzuar, mes dëshirës, ligjit dhe paqartësisë.

Kjo ndodhi edhe në të enjten e fundit të Kuvendit, që në vetvete është një teatër absurd, që kërkon të mbrojë një godinë teatrore, të cilën, jo shumë vite më parë, plejada e shkëlqyer e aktorëve që nuk janë më, kërkonin ta hiqnin dhe të ndërtonin një të ri.

Është një çështje që nuk ka të bëjë me artin, përderisa e mbron Flamur Noka, që nuk ka të bëjë me moralin, për deri sa e mbron Salianji; që nuk ka të bëjë me të vërtetën, për deri sa e mbron Vokshi; që nuk është pjesë e politikës, për deri sa i bëhet krah një Bashë që teatron përditë në kancelaritë e huaja kundër vendit të tij, e në fund të fundit, është vetëm e një dysheje, që mund të përballen për të pasur një zgjedhje: trupës aktoriale dhe shtetit.

Në këtë mes, shtetari Majko është pjesë e qeverisë. Nuk është pjesë e qeverisë që dikur kishte kundërshtuar prishjen e teatrit pas propozimit të ish ministrit apo kryetarit të bashkisë, Rama, që sot është shefi i tij politik dhe shtetar, por është pjesë e asaj qeverie, në të cilën, ai mban portofolin që përfaqëson një pjesë vitale të popullsisë shqiptare dhe të lënë pas dere: diasporën.

Personalisht, si një qytetar i zakonshëm, zemra dhe mendja nuk ma do të prishet një godinë ku janë vënë themelet e artit dramatik shqiptar.

Për më tepër, në një zyrë të kësaj godine, që bie nga rruga, dikur kam punuar pranë dramaturgut të ri, të shkëlqyer do të thoja, Shpëtim Gina, i cili u nda mizorisht nga jeta për shkak të dramave të tij.

Por mendja është tjetër gjë dhe e vërteta është një tjetër.

Pandeliu me mendje, ashtu si shumë të tjerë, mund të jetë me nostalgjinë e teatrit, por e vërteta të shpie drejt një zgjidhjeje radikale, ku ai mund të jetë pjesë e një ligji, i cili është përcjellë nga qeveria ku ai bën pjesë drejt parlamentit, për të marrë një vërtetim saktësie, që në këtë rast mund të jetë një vërtetim bardhësie për vetë qeverinë.

Nuk marr përsipër dot të gjykoj nëse do të jetë më mirë apo do të jetë më rëndë për teatrin një godinë e re. Besoj se do të jetë shumë më mirë, pasi, edhe kur isha herën e fundit aty, ndjeva në shpirt atë lagështirë që të le vjetërsia e hedhur tej në radhët e karrigeve.

Majko është ministër në kabinetin Rama.

Duke qenë i tillë ai nuk është thjesht Pandeli Majko, por është ministri i Diasporës. Përkëdheljet e tashme të opozitës nuk do të jenë të përhershme dhe as të sinqerta. Ai e di këtë më mirë se të gjithë. E ka provuar mbi veten, edhe atëherë kur jeta e tij ishte krejt e zakonshme.

Ndërsa qëndrimi politik i një force politike, që ai  vetë e përfaqëson në qeveri, si njëri ndër më të spikaturit, është më tepër se një dëshirë.

Për deri sa është në podium. Nëse zgjedh të ulet në sallë, ai vendos vetë, si të ketë dëshirë, nëse duhet të jetë apo jo në kuvend, duhet të votojë apo jo.

Pandeli Majko është ndër të paktët që e meriton plotësisht të jetë aty. Ai është përfaqësues, nuk është deputet.

Dhe përfaqësues duhet të jetë edhe në qeveri.

Refuzimi i tij i dikurshëm ka qenë vlerë, ashtu si refuzimi i tashëm, ndoshta rastësisht, mund të jetë antivlerë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

25 komente në ““Një miku të vjetër””

  1. true says:

    Mire e ke shkrojtur por duhej te theksoj se Pandushka ka nje damar psikopati nqs e kini vene re ne disa shkrime dhe intervista qe ka dhene.
    Nje shoke me shume per kacin e zi dhe koco bubureci i patates.

  2. Zigur Qarri says:

    Per militantin Bedri Islami,qe eshte edukuar me mesimet e Partise,eshte i paakceptueshem antikonformizmi.
    Sa shume pseudointelektuale jan gati qe te ndihmojn per zhberjen e Shtetit,duke ju lepire qeveritareve te
    korruptuar,madje edhe duke arritur deri atje,sa te vjellin vrere edhe ndaj “miqve”te tyre me te mire!
    Arme nga Porti i Durresit ka ndaluar(shume pak,per tu justifikuar) Fatos Nano dhe jo Pandeli Majko.
    “Ata jan vellezerit tane”,ju pergjigj Romano Prodit(ne italisht),Pandeli Majko,kur e akuzoi se po ndihmonte
    me armatime kosovaret.Nese egziston nje politikan shqiptare,qe mund ta konceptosh si Rilindas,ai eshte
    padyshim Pandeli Majko.Pajtimi politik,ishte deviza e Pandeli Majkos ne diskutimin me Azem Hajdarin,
    pajtim qe nuk u arrit kurre,por u thellua me shume me Berishen,per te arritur ne percarje dhe armiqesi te
    plote me drogaxhiun Rama.Ishte inisiativa e Pandeli Majkos,qe Porti i Shengjinit te ishte ne dispozicion te
    Kosoves,ide qe qeverite e ardheshme e lan ne harrese.Ne”Rilindjen” e Rames,ai eshte nga te paktet qe
    nuk eshte perzier ne pazarete droges,prandaj edhe kryedrogmeni e kishte hale ne sy.Mospajtimi me
    shembjen e Teatrit,mospajtimi me shkatrrimin e memories kulturore te kombit shqiptare,Pandeli Majko
    tregoi se eshte 100% Rilindas,Rilindas,shenjtore,qytetare,gjak i paster shqiptare dhe i paperzier me urine
    si turma e bastardeve qe ndjekin qorrazi psikopatin drogaxhi,qe ka zhbere komplet Shtetin shqiptare.

    1. D says:

      Zigur qeni qe tashme e Dine te gjithe se je ti Sali Berisha para se te shishe z.Bedri per komuniste more hale e peshtire harova se ke qenë sekretar partie spitali qe ke marr ne qafe me dhjetra mjeke e infermjere finderine

      1. Zigur Qarri says:

        Hahaha…..ilaçet,mos harro ilaçet!
        Edhe,lexo me vemendje daten e skadences(kjo vlen edhe per ushqimet).

      2. Kopi says:

        nuk ha ilace ti D, ti ha mut, dhe bashke me ty edhe Bedriu, dhe mutin ma te madhe e ha Edi. Mamin ty edhe marre bazes.

    2. Peço says:

      Zigur, o shpirt! Di gjë, si vajti halli i atij tunelit nënujor që propozoi fort i nderuari zoti Majko për të lidhur Shqipërinë me Italinë? Po qe se ka ndonjë të re, na e çkoqit një çikë, hë më rruaç.

  3. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Asnje lloj skaneri nuk do ta nxirrte kaq te sakte “semundjen” e Majkos. Duke lexuar, me erdhi ndermend Frojdi, me teorine e koshiences e subkoshiences brenda njeriut, ku here fiton njera e here tjetra. Keshtu ndodh edhe me Pandin.

  4. Thanasi qe ta plasi says:

    Te kam thene edhe here tjeter o Bedri. Andej nga veriu kane nje fjale te urte qe thote “Burri ka kohe qe te turperohet”. Kjo ka ndodhur me ty o Bedri. Po si nuk lexova nje here nje shkrim nga ty qe te kritikonte qeverine e Rames? Si nuk e bere nje kritike edhe kur vendi u mbyt nga droga? As kur vjedhjet shteterore shperthyen me arrogance. Heshte. Me mire hesht edhe tani sesa del ne mbrojtje te Rames ne ceshtjen e teatrit kur duhej te dilje ne mbrojte te memorjes kulturore te ketij vendi. Ku jane kinemate? Po stadiumi? Tani teatri. Bedri kultura e Shqiperise nuk nis me Ramen. Ca si ty do te duan ti mbushin mendje brezave te ardheshem se ne para Rames nuk kemi pasur institucione kulture, se nuk ekzistojne faktet qe ti shohin me sy brezat.

    1. Zigur Qarri says:

      Shqiperise i vjen era Rame,militantet mendojn se i vjen era Shtet.Bedriu te kritikoje qeverine e Rames?!
      Bedriu ecen me parimet Xhaxhit,Partia eshte mbi Shtetin,Partia nuk gabon.Xhaxhi bente kontrabande
      me cigare,Rama me droge.Kjo i pelqen Bedriut,sepse forcon unitetin e Partise.Antikonformizmi eshte
      shfaqje e huaj,antikonformistet duhet te ekzekutohen,s’kan vend ne Parti.Xhaxhi i zgjidhte promblemet
      gju me gju me popullin,edhe Rama po ashtu.Ndersa per raportin e KLSH- s,qe konstatoi per 2017-ten,
      shkelje qe kapin shifren e nje demi ekonomik 110,5 miliard Leke(afersisht 825.6 milion Euro),Rama hesht,
      nuk jep llogari!!!

  5. Alboz934 says:

    Jam plotesisht dakort me ju z. Islami por une do te shtoj dy gjera : Po shoh nje Majko spurdhjak sepse nuk ka nevoj te bej si trim po nuk qe dakort me vendimin e shumices ku ben pjese ka te drejte te shprehet kundra me karton por nuk ka te drejte te bej si trim e te kerkoj dorheqe . Kjo tregon qe ky ose nuk eshte ne gjendje te beje ďetyren si minister e don te gjej shkak ose e kan perkedhelur te P .D se dhe i ka hy vehtja ne qejf qe ky eshte me i zoti se te gjithe socjalistat se me do edhe P .D ja (kur te do P .D ja ke perfundu te Kaç Islami . Z. Majko ka me dhene llogori para popullit ne mos so neser Çfare u be me 1200 tanket u ushtrise popullore Shqiptare ku shkuan qe u zhduken pa name e pa nishan siç i themi ne ne Shkoder .

  6. Shqiptari nga Kosova says:

    Thanas qe plas.,me then te drejten deri kur Edi Rama erdh ne pushtet Shqiperise i vinte era perç. Tani po vje era shtet.
    Hajt mire mbeç

  7. Zigur Qarri says:

    Majko: Rama nuk më uroi për ditëlindje.. ja si përgjigjet kryeministri
    https://www.youtube.com/watch?v=2VS-9ppFjuY
    Majko:-I vetmi qe nuk me uroi per didtlindje,ishte ky(Rama)
    Rama:-Nuk e urova me SMS,por jam i vetmi qe i kam çuar dhurate…dhe po filloi të tregoj edhe çfar dhurate i kam çuar…
    Majko:-Nje shishe verë(i pergjigjet Majko)
    Rama:-Çfar doje ti,ti hashashin nuk e do,keshtu qe….(gjoja po ben humor,por harron se humori eshte gjysma e te vertetes,me te pakten)
    Majko:-Mos e hapim ate temen e hashashit se….kushedi ku dalim tani
    Rama:-Vazhdo ndrro teme se mos të del ndonje gjë!!!

  8. Niko Shpiragu says:

    Megjithe respektin qe kam per ju, z.Bedri nuk te lexova deri ne fund, bile lexova vetem pak nga fillimi. The shume gjera por nuk the qe Pandeli Majko nuk ka fare inteligjence, eshte njeriu aksident ne politike qe e prune vitet 90-te. Nuk ka patur dhe as nuk ka ne asnje parti politike te krahut te majte ose te djathte nje te dyte te pa afte, medioker si ai. Mendimet e tij jane pothuajse si te nje adoleshenti 13 vjecar. Nuk ka rendesi eshte i mire (edhe mund te jete) ose i keq, por ketu flitet per pa aftesi te patolerueshme. Te gjithe e kane ditur kete dhe e dine shume mire dhe kjo ka qene nje nga arsyet qe ai nuk eshte anatemuar shume per mos te thene aspak nga opozita sepse nuk e ka vlejtur te merresh me nje adoleshent. Ai duhet te largohet vet nga politika, por si medioker qe eshte ai nuk mund ta dije sa i pa afte eshte dhe mendon si te gjithe te paditurit se perkundrazi eshte intelektual dhe ndoshta me i miri. Ka ardhur koha qe PS dhe vet kryeministri ta largojne dhe ti gjejne nje vend tjeter(ai ne fakt nuk mund te beje asgje) sa per te qene ne bordero. Une per vehten time do te preferoja me mire qe ai te mos merrej me asgje se nuk mund te bej asgje dhe nga ana tjeter ne se do te kisha ekonomi te mire do t’i jepja nje pension para kohe si lemoshe. Eshte turp qe nje debil te jete akoma ne politike. Nje pijanec si Fatos Nano e perdori nje here dhe na ka ngelur peshqesh qe atehere.

  9. Peço says:

    Është i njohur fakti se në këtë botë janë të shumtë ata që lindin por nuk rriten, duke mbetur kësisoj fëmijë të përjetshëm. Papjekuria evidente e Majkos e mbështet këtë mendim qartësisht. Majkos i kanë ngelur në mëndje disa këshilla morale që ka marrë qysh nga koha e pubertetit dhe i përsërit si xhevahire. Në fakt, duhet të pranojmë se Majko është sugjestionues për atë kategori njerzish që nuk kanë aftësi për të depërtuar në thellësi të fenomeneve. Politikisht zoti Majko nuk ka aftësi tjetër, përveç faktit që të bënë të qeshësh me gjithë shpirt me marrëzirat që nxjerr nga goja.

    1. Niko Shpiragu says:

      Te lumte. Me me pak fjale dhe me mire se une ke bere portretin e kalamakut Majko.

  10. Edi says:

    Te te vije turp si gazetar. Turp per mungese integriteti.
    Ngado t’a kethesh , votimi pro i Majkoe do te ish i pamoralshem.
    Ngado t’a kethesh ,eshte fyes imponimi qe Rama ben mbi cdo individ ne Qeveri apo PS.
    Per te pamoralshmit, butaket si ty eshte situate normale, per ata pandinjitet si ty partia , qeveria jane ushtri…me vjen turp per ty , turp per Temen qe percon nje
    Moral te ulet si ky joti.

  11. Milua says:

    Te lumte Thanasi qe ta plasi. Bedri, pse kaq i njeanshem. Babai yt i ndjere,Zeneli i paharruar kurre sdo te pajtohej me arrogancen e perbindshme te Rames. Me ty ndodh ndryshe, kur i ben fresk kryeministrit qe ne bindje dhe shije eshte produkt i Luigjit 14, sipas te cilit: shteti jam une. Ti je tjeger Bedrk. Pse nuk e kritikon qofte nje here kte z.gazetar.

  12. zoga e vodices says:

    Zigur sic e permend edhe vet kujdes ilacet mos ingatero shif dhe daten e skadences me e mira per ty ishte te shkruash vetem Zigur Kari dhe pastaj dihet se cfare do te shkruash se te gjitha komentet e tua jane te ngjashmedhe ska pse te lodhesh.

  13. nigo says:

    Z Bedri . te votosh kunder partise mendoj se nuk eshte gje emadhe dhe ti perpiqesh re na mbushes mendjen se Majko ka vepruar gabim. Ke bere nje atrikull qe nuk meret vesh se ku eshte koka e ku kembet. Ne ish ushtaraket i themi Majko B……, qe kur ishte mininster i mbriojtjes. Shquhet pe rpaaftesi, medioker dhe B……. Nuk ka integritet se integriteti i tij ishte ne duart e Kuqos. Pyet se kush eshte Kuqua. Se fundi mire te thone shkruaj per Qeverine , per pislleqet e saj dhe cduhet te beje. Por ti nuk shef dot me ate kulture fshataro-komuniste qe ke. Eshte bere M….. mullar dhe ti nuk e shef. Ne vend qe te permiresohet Qeveria zhytet me teper ne M…… I kemi dhene voten edhe pse ne kete mandat ka bere e ben pislleqe ne kurris te popullit nga megjesi deri ne darke, tallet me reformen, talle me popullin. Natyrisht nuk ka opozite e prendaj tallet nga mengjesi ne darke. Dihet perfundimi dihet. Do na vije perseri Saliu dhe do jemi te “”lumtur e te gezuar””.

    1. Milua says:

      Kuqo ishte bodyguardi

  14. Alban Dega says:

    N JE ANALIZE E SHKELQYER SI TA KISHTE SHKRUAR
    BEDRI ISLAMI A…

    Viktor Malaj, Mero Baze apo Skender Minxhozi … a 3-4 te tjere jo me shume !
    Qasja e Majkos si minister i Diaspores le shume per te deshiruar … Nje here tjeter !

  15. katarakti says:

    Nje here vune kujen per nje kopesht lodrash, pastaj iu sulen stadiumit te ri, tani e kane kapur me Teatrin e vjeter. Nuk kuptoj asgje. Ka qeveri ne kete vend qe vendos, apo vendos rruga. Teatri eshte prone publike. Do prishet se eshte shume i vjeter. Dhe nuk duhet t’i merret dora askujt. Vendos maxhioranca dhe pike. Qente le te lehin. Prandaj populli i dha qeverise nje mandat te dyte, edhe me te fuqishem se mandati i pare. Duhet qeverisur me dore te hekurt. Nuk e di kur do ta kuptoje kete gje Edi Rama. Ku jane prangat per Babalet, per ata qe vodhen rrugen e kombit, per ate qe vrau 4 te pafajshem ne bulevard?! Kete presin njerezit te shohin. Dhe askush tjeter, perveç nje elite mediatike te llastuar, nuk do te ia dije per Teatrin. I rregulluam te gjitha punet, dhe tani na ka ngelur teatri! Jane shkaterruar dhe vajtur per skrap mbi 400 uzina, fabrika dhe ndermarrje modern per kohen dhe nuk e hapi gojen askush. U shiten te gjitha armatimet miliardeshe te Enverit dhe askush nuk pipetiu. Iu shiten apo iu dhane me koncesion te huajve te gjitha pasurite kombetare dhe njeri nuk e ngriti zerin! Dhe tani jane bere te gjithe trima dhe po ulurasin per nje teater karakatine! Pa i gjuajne me kartona edhe kryeministrit ne parlament dhe zdapi rri e pret. Nuk ua ben surratin me keq se sholla! Te mendonte njeri t’i kundervihej ne kete fare feje Berishes! I piqte te gjalle. Ose i kapte prej zhelesh dhe jashte teatrit… parlamentar. Kur do veje mend dhe do ta kuptoje lartgjatesia e tij se eshte zgjedhur me nje vote plebishitare per te udhehequr me dore te forte?! Sa kohe do t’i leje langot dhe qenerine te marrin neper kembe rregullin dhe ligjin?!

  16. PA EMER says:

    NGA KY NJERI MUND TI PRESESH TE GJITHA ..! KAM NJOHUR NJE MAJKO NE GJIROKASTER NE VITET 73-75 , NE I .L.P. -ne , POR NUK BESOJ TE KETE LIDHJE ME TE , PASI E PRANONTE QE ISHTE “ESMER”, BILE ME SHAKA KERKONTE “PRIVILIGJE” , SI I VETMI “ESMER” NE I.L.P. ..! .. TANI KAM HEQUR DORE NGA DEBATET E KOTA , PASI MUNDOHESHA TE SQARROJA NJEREZIT QE KUJTONIN DHE KUJTOJNE DHE SOT SE PANDELIU ESHTE KORCAR , ESHTE NGA PRESPA ETJ .. ! GJITHASHTU DUA TE THEM SE VETE GJIROKASTRITET ” KURBETLLINJ” NUK E NJOHIN ..! POLITIKAN 30 VJECAR I TIPIT
    “GERVISHT TE FITOSH”, DISA VJET DEPUTET QE PERFAQESONTE ELEKTORATIN KORCAR , ZONAT POJAN , MALIQ SIDOMOS , POR QE SHUME RRALLE DUKET QE ESHTE GJIROKASTRIT , POR I RRITUR NE VLORE ..! KETO PER MUA NUK KANE ME ASNJE RRENDESI , POR PRAPE ME VJEN KEQ QE MINISTRI I DIASPORES NUK NJIHET SAKTESISHT NGA DIASPORA , SE PREJ NGA RRJEDH ..!

  17. NNP says:

    Majko duhet derguar tani ne nje kopesht me dreke se aq tru ka E talli Fatosi e na e la peshqesh qe nuk po na hiqet qafe si puna e Sales Dikush duhet ta marri per dore e te na e haqe qafe Mos harroni qe kur te largohet ti thoni :TE FALA NGA SHTEPIA !

  18. @autori says:

    “Bedri Islami, ish gazetar i Zerit te Popullit, disident qe ne vitin 91..” lexova ne jeteshkrimin e tij ne Wikipedia.
    Mu kujtua kolegu i tij Fahri Balliu, qe mbas 91 u be antikomunist i devotshem. Edhe pse deri tani, njeri i sherben Berishes dhe tjetri Rames, sepse me duken njelloj keta dy bandillet e shtypit dhe propogandes zyrtare.
    Meqe ky Bedriu eshte marre edhe me arkiva sekrete te UCK-se (sipas Wikipedia-s), ja vlen qe ata te arkivave, te germojne se mund te gjejne rrenjet e perbashketa te ketyre gazetareve dhe padroneve te tyre..
    Ajo qe me mundon eshte: Po Mero(?!)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *