Mesazhi i një miku të vjetër nga Amerika, për Partinë Demokratike: Mos u bëni kukulla të udhëheqësve tuaj

16 Qershor 2016, 09:37Politika TEMA

Në një letër për redaksinë e gazetës shqiptaro-amerikane, “Illyria”, në New York, Ambasadori William E Ryerson, ka kritikuar Partinë Demokratike dhe kërkuar që deputetët e saj të votojnë reformën nëse ajo vjen në parlament pavarësisht se çfarë u dikton kryesia e tyre.

I pari ambasador amerikan në Shqipëri, pas rënies së komunizmit, ai njihet si një mik i vjetër i shqiptarëve dhe i Partisë Demokratike në veçanti, por që ka mbetur shumë i shqetësuar nga zhvillimet e fundit politike. Ja se çfarë shkruan tekstualisht ai.

Letër redaktorit të gazetës “Illyria”:

“Është shumë zhgënjyese të lexosh që partia e opozitës në Parlamentin Shqiptar po tregohet kaq pak elastike.

Shpresoj të paktën se disa nga anëtarët e PD-së në këtë institutcion do të gjejnë guximin për të votuar në favor të kësaj reforme, të vojnë në favor të përparimit të vendit, dhe të mos mbeten thjesht kukulla të udhëheqjes së tyre.

Nëse do ta bëjnë këtë do u dhuroja përgëzimet e mia më të përzemërta!

Sinqerisht,

William E. Ryerson

Ish-Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri”

 Shënim për fotografinë lart: Presidenti Bujar Nishani, gjate ceremonise se dekorimit me Urdhrin “Gjergj Kastriot Skenderbeu”, ish-ambasadori SHBA ne Tirane, William E. Ryerson, me motivacionin “Mikut te shqiptareve, qe dha kontribut te rendesishem ne ringjalljen e marredhenieve diplomatike shteterore midis Shqiperise dhe SHBA”.

7 komente në “Mesazhi i një miku të vjetër nga Amerika, për Partinë Demokratike: Mos u bëni kukulla të udhëheqësve tuaj”

  1. Zoti Mero !Qe lajmi te zere vend pyete Ambasadorin W.E.Ryerson a e ka lexuar Reformen dhe a gjen paralele me drejtesin amerikane pastaj na flit per vuajtjet e popujve te vendeve demokratike qe nuk po niratihet kjo sajese

  2. Zoti Mero !Qe lajmi te zere vend pyete Ambasadorin W.E.Ryerson a e ka lexuar Reformen dhe a gjen paralele me drejtesin amerikane pastaj na flit per vuajtjet e popujve te vendeve demokratike qe nuk po niratihet kjo sajese

  3. undefined says:

    Sikur te 3 milion shqiptaret ta lexojne ate reforme cfare ndryshon se mos kupton gje populli besoj se dhe reformat ne amerik si kane lexuar te gjithe amerikanet qe jane votuar por besimi tek ata qe e kane bere ate draft eshte i madh se nuk eshte as sala as rama as luli qe ta shkruajne sic ata dine vete.

  4. .. says:

    Sikur te 3 milion shqiptaret ta lexojne ate reforme cfare ndryshon se mos kupton gje populli besoj se dhe reformat ne amerik si kane lexuar te gjithe amerikanet qe jane votuar por besimi tek ata qe e kane bere ate draft eshte i madh se nuk eshte as sala as rama as luli qe ta shkruajne sic ata dine vete.

  5. .. says:

    Sikur te 3 milion shqiptaret ta lexojne ate reforme cfare ndryshon se mos kupton gje populli besoj se dhe reformat ne amerik si kane lexuar te gjithe amerikanet qe jane votuar por besimi tek ata qe e kane bere ate draft eshte i madh se nuk eshte as sala as rama as luli qe ta shkruajne sic ata dine vete.

  6. shqip says:

    nuk e di sa eshte e vertete kjo puna e letres. por personalisht nuk do pranoja asnje sugjerim apo pendese ne ndergjegje, te ketij personazhi me emrin rajerson. pasi na i bene peshqesh rrugaçet me pardesy te bardha , tani na japin leksione per demokracine. dhe kulmi eshte qe u ben thirrje pedeve te mos degjojne lideret e shqupit. kjo eshte hipokrizia e radhes. ne fillim ky tipi, duhet tu kerkoje falje shqiptareve per investimin e tij ne favor te levave serbe ne shqiperi. tu kerkoje falje shqiptareve qe njeriun qe e katapultuan , arriti te djege dy here shqiperine. ka edhe te tjera. po mjafton me kaq. ti rajerson ja hodhe paq. bere dy gisht leter dhe e pastrove ndergjegjen. ndersa ne i kemi plaget e hapura ne trup. lumenjte (venat), na dalin nga shtrati me dy ore shi. token e kemi o te mbjelle me hashash, o djerre, ose e djegin barinjte per delet e dhite. shtepite i kemi mbi kanale e mbi trotuare. dhe kjo per investimin tend . per levizjen e lire ( te shfrenuar), te shqiptareve , qe u sulen per te zene toka e hapsira ku te mundeshin. dhe njeriu yt e quante arritje. do jemi vend i favorizuar ne tregetine me ameriken na thoshte. nese jeni burra ju ambasadoret, ejani ne tirane e bejini gjyqin sali berishes. tregoni te pakten gjysmen e angazhimit qe treguat me daniel ortegen. amerika vend mik per shqiptaret? tregojeni konkretisht duke nxjerre ne shesh te gjitha zhvillimet e pas 90es ne shqiperi.

  7. meti says:

    Rayerson e solli Saliun ne pushtet dhe na e la peshqesh per tere jeten. O Sali, o bukeshkale, ai te solli ne pushtet dhe ti se degjon tani? M,blidh mendjen se bie era serbi kjo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje