Debati për votën e Tavos, Spaho-Vasili-Balla përplasje në Kuvend: Ja e vërteta

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Teksa sot ishte parashikuar votimi i ligjit për magjistratët, opozita bojkotoi procesin për të shmangur rrjedhje në kampin e saj.

PD dhe LSI thonë se shkak është votimi i ligjit për Teatrin që u miratua të enjten e shkuar.

Në fillim të seancës, dy kryetarët e grupeve, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, u shprehën se opozita do të bojkotojë seancën, pasi ditën e enjte në Kuvend u miratua ligji për Teatrin Kombëtar me shkelje.

Sipas tyre, deputeti i LSI, Vangjel Tavo nuk ishte i pranishëm, por rezultoi se kishte votuar.

Por atyre iu përgjigj Taulant Balla, i cili ka sqaruar se deputeti i pavarur Robert Bitri kishte votuar me kartën e Tavos.

Debati: 

Gramoz Ruçi: Sot jam njohur me kërkesë, kam autorizuar që të mblidhet sekretariati për procedurat e votimit dhe të investigojë dhe mbi bazën e mendimit të tyre do të kem një qëndrim.

Petrit Vasili: Në përputhje me rregulloren kërkesa jonë për shkak të kësaj seance, është depozituar dy ditë përpara.

Ka qenë koha e nevojshme për të bërë investigimin e duhur. Është standard shumë i ulët, që vota u tjetërsua në Kuvend.

Është e papranueshme që në këtë situatë ne të vijojmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Për këto arsye ne nuk vazhdojmë dot së bashku deri kur të sqarohet situata dhe votimi të ribëhet.

Edmond Spaho: Edhe unë mbështes qëndrimin e kolegut Vasili. Votimi i së enjtes me një akt të paprecedent, procesi i votimit kishte defekte, rezultati i votimit u manipulua.

Kuvendi duhet të kishte verifikuar pretendimet e opozitës. Në këto kushte nuk do të marrim pjesë në seancë, pasi gjendje të tilla po bëhen të zakonshme.

Gramoz Ruçi: Unë kërkesën sot e kam marrë, e keni depozituar, të shtunë dhe të diel nuk ka funksionuar administrata. I kam dhënë porosi administratës të shqyrtojë cështjen dhe të pastaj do të marr vendimin.

Taulant Balla: Dua të sqaroj opinionin se nga ana e grupit të PS nuk ka pasur asnjë deputet që të ketë votuar në emër të një deputeti tjetër.

Deputetit Bitri në vendin që voton i është vënë kartë e një deputeti tjetër. Le ta hetojë dhe ti shkojnë deri në fund.

Por LSI dhe PD të thonë arsyen e vërtetë të bojkotit, pasi në mos 75, 74 vota, nëse e drejta Bitrit do i hiqet. I bëj thirrje LSI, pasi PD është kundra, pasi sot duhet të votojmë ligjin për shkollën e magjistraturës. Kjo është arsyeja e bojkotit. (TemA)

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Debati për votën e Tavos, Spaho-Vasili-Balla përplasje në Kuvend: Ja e vërteta”

  1. qifja ut.... says:

    bert bitri o bo gangster tani qe ka kaluar me ps
    po edhe tavo shoku i bertit eshte, mun tja japi ps voten
    ku qendron problemi ketu??????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *