LSI nis sërish “flirtin”? Vasili garanci për shqiptarët: S’po bashkëpunojmë më me PS-në, kemi zero komunikim

Petrit Vasili thotë se Lëvizja Socialiste për Integrim nuk po bashkëpunon me Partinë Socialiste për nisma ligjore.

Ai mohon të ketë komunikim me zyrtarë të kampit rozë duke siguruar se tashmë asgjë s’është si më parë.

“Nuk ka asnjë komunikim dhe ka zero komunikim zyrtar me PS për nisma ligjore për të cilat bëhet fjalë siç është statusi i gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pra ka zero komunikim zyrtar me PS”, ishte kjo deklarata e Vasilit.

Kjo erdhi si përgjigje për deklaratën e Taulant Ballës i cili deklaroi se ishin në negociata me LSI  për zgjidhjen e ngërçit dhe miratimin e ligjit për magjistraturën.(TemA)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...