Pas PD edhe një grup artistësh kërkesë Metës: Mos dekreto ligjin, duan të na shëmbin teatrin

9 Korrik 2018, 18:02Kulturë TEMA

Pas Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim edhe artistët që janë kundër prishjes së godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të një të reje kanë depozituar një letër për presidentin Ilir Meta.

Përmes saj ata kërkojnë që të mos shëmbet godina aktuale për t’u ndërtuar një teatër i ri.

Ata kërkojnë nga Meta që të mos dekretojë ligjin e miratuar  në Parlament.

Ndërkohë kërkesa e dorëzuar sot mban firmën e disa grupimeve të ndryshme si: SASE (Sindikata e Artistëve të Skenës dhe Ekranit); Qytetarët për Parkun. Skena e Pavarur Kulturore; Nisma Thurje’ Ne Shqipëria; Aktivistë të Pavarur; Intelektualët e Pavarur; Qytetarë të Lirë.(TemA)

1 komente në “Pas PD edhe një grup artistësh kërkesë Metës: Mos dekreto ligjin, duan të na shëmbin teatrin”

  1. gjergji says:

    Actoreve apo rregjizorve hajduta,kerkojne t`i ja vjedhin teatrin se ajo u perket atyre(hajdutave).Ju lutem aktivista te PD ne kambe se shteti po ja vjedh pronen e PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje