VIDEO: Gallatë me Nejmar në Meksikë, rrokullisja kthehet në… garë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Botërorët kanë pasur gjithmonë si tipar dallues gjestet teknike të kampionëve të mëdhenj që kanë luajtur në arenën më të rëndësishme të futbollit. Rusi 2018 do të kujtohet përgjithmonë për…  rrokullisjen e Nejmar.

Tashmë “Neymar Challenge” ka pushtuar rrjetet sociale dhe në një mënyrë apo tjetrën, të gjithë provojnë të kopjojnë me humor rrokullisjet e futbollistit brazilian i cili e teproi paksa me veprimet e tij duke u kthyer për shumëkënd në një figurë të urryer.

Ata që kanë një inat më të madh me të me sa duket janë meksikanët, të cilët nuk kanë kapërdirë ende humbjen 2-0 ndaj Brazilit në fazën 1/16 e aq më shumë fjalët që tha lojtari pas asaj sfide. “Folën shumë e tani po kthehen në shtëpi”, deklaroi numri 10 i “seleçao”.

Në Meksikë, “Neymar Challenge” ka kaluar në nivelin tjetër, pasi ëshstë kthyer në një lojë të mirëfilltë argëtimi për tifozët.

Një nga klubet meksikane e ka përdorur si argëtim para ndeshjes, duke sfiduar ata që nëpërmjet rrokullisjeve si braziliani, të arrinin në zonën e rreptësisë, ndërsa për të parin, kishte një çmim të veçantë.

Meksikanët duket se kanë studiuar me vëmendje “gjestin teknik” të brazilianit, pasi disa prej tyre e kopjojnë me saktësi atë të origjinalit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *