Arjan Çani: Tirana mund të mos quhet më Tirana që ndërtuan italianet, por Tirana që ndërtoi Edi Rama

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Mes komentuesve të shumtë që kanë shkruajtur për Teatrin Kombëtar, ka ndërhyrë edhe Arjan Çani.

Ai thotë se po krijohet një Tiranë e Edi Ramës.

“Gjatë gjithë këtyre javëve, kam lexuar me vëmendje analiza, shkrime, reagime, përsiatje, komente, qëndrime dhe editoriale rreth shembjes me ligj të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit aty të një monstre gjasme moderne dhe shumë kullave brenda dhe rreth e rrotull hapësirës private e publike ku ndodhet godina e bukur e Teatrit. Jam pothuajse totalisht dakort me Aurel Plasarin, Preç Zogajn, Artan Fugen, Mark Makun, Agron Gjekmarkajn, Andi Bushatin, Armand Shkullakun, Andi Bejten e shumë e shumë pena profesioniste në këtë vend, pena që i respektoj dhe i lexoj me shumë kënaqësi edhe kur s’jam dakort me ta ndonjëherë.

Por në rastin e TK, argumentet dhe sjellja e tyre në sytë e publikut, ishin aty, të qarta, të sakta, të plota, të thjeshta. Nuk i hiqje dot asnjë presje. Pothuajse të gjithë dhe secili në mënyrën e vet, hidhnin drite rreth thelbit të kësaj drame që po përjeton ajo godine fisnike. Aferë e pastër trafiku influence, përfitimi, antikushtetuese etj etj… Por një detaj nuk ma zuri syri në gjithë këto shkrime këto kohe. Pikërisht arsyen e vërtetë perse Rama kërkon ta fshijë atë godinë plot histori nga aty dhe të ndërtojë një të re dhe moderne pa histori. Nuk pretendoj se e kam gjetur arsyen e vërtetë, por në mend më erdhën disa udhëheqës, pse jo dhe në vende me demokraci të zhvilluar të cilët çfarë nuk kanë bërë për të hyrë në histori. Mjafton të kujtojmë debatet dhe sherret pa fund 100 e ca vite me parë kur elita e Parisit u nda më dysh e më tresh deri sa një krijesë e tmerrshme metalike me bullona gjigande, u ngrit në mes të Parisit.

Ju do me thoni: dakort, por Eiffel-i nuk prishi asgjë në vendin ku u ndërtua kulla. Dakort. Por debati ishte a duhej lejuar në një qytet si Parisi të ngrihej një hekurishte aq gjigande? Debati vazhdon ende dhe nuk është e thënë që parizienët të jenë të gjithë të dashuruar me këtë monster kaq të bukur. Shumë më vonë, ish presidenti François Mitterand u përplas me shumë njerëz të iluminuar të cilët nuk donin që në oborrin e Louvre-it, të ngrihej një piramide xhami. Mora dy shembuj të vegjël pasi ato janë pa fund në historinë e gjithë qytetërimeve në këtë planet.

Dua të them se më shumë se paraja dhe interesi i ditës, perandorët e vjetër dhe moderne, diktatorë apo të ndritur, kanë synuar gjithmonë të lënë gjurmën dhe emrin e tyre nëpërmjet veprave me gurë, hekur, beton, xham apo ku di unë se çfarë. Përse mos e tentojë dhe Edi Rama në këtë katund? Vetëm një gjë i detyron pushtetet të tërhiqen: Qytetaret që mblidhen dhe rezistojnë me qetësi në një masë kritike mu aty, në shesh. Te sheshi i Teatrit Kombëtar. Deri tani, nuk duket se ata janë mbledhur mjaftueshëm që ta detyrojnë Edi Ramën të tërhiqet. Dhe po vazhdoi kështu, Edi Rama ka gjithë të drejtën të ëndërrojë që shumë shpejt dhe madje në të gjallë të tij, Tirana të mos quhet më Tirana që ndërtuan italianet, por Tirana që ndërtoi Edi Rama”, shkruan Çani.(TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

25 komente në “Arjan Çani: Tirana mund të mos quhet më Tirana që ndërtuan italianet, por Tirana që ndërtoi Edi Rama”

  1. agron says:

    gjite bajgat e gazetarise ke permendur se bashku me ty,prandaj shumica e shqiptareve votojne edi ramen,se kundershtaret jane legena si ju.

    1. XheJ eN Bi says:

      Kur u bë dhe viçi mashullorit të hiqet i zgjuar dhe të jap mëndje ?
      Nuk ka faj ky viçi ,po fajin e ka Flamur Çani që e bëri me “shkollë ” se me mëndje nuk e bëri dot se ngjau babanë dhe nuk ngjau Kostandinën.

      1. big down..... says:

        Nje BIG UP per Arjanin…………………

    2. ben says:

      Po pse more Arian
      Te njejtin gabim ben edhe ti si shume te tjere.
      Krahasoni shqiperine me francen dhe vende te tjera europiane.
      Pikerisht ketu eshte gabimi
      Shqiperia mund te krahasohet vetem me vende si afganistani dhe me keq.
      Lexo komentet dhe do bindesh per kete.
      Dikutimi ne France si per kullen eifel si per piramiden ne luvre ishte thjesht qytatar dhe estetik.
      As ne kullen eifel dhe as ne luver nuk u prish ndonje objekt historik
      As ne kullen eifel dhe as ne luver nuk u ndertuan pallate per tu shitur.
      As ne kullen eifel dhe as ne luver pasuria publike nuk ju dha privatiit qe te fitonte sa 10 % e buxhetit te shtetit.
      Per me teper gjen ndonje vend tjeter te botes te jete i banuar nga kaq shume bageti si ajo rilindasja e beratit qe nuk donte as drita as uje po udheheqja e partise te ishte mire apo qenie ne nivelin e majmunit qe jane te kenqur qe po ju vjedhin jo pak po 200 milione € .
      Arian Cani
      Fjalet e tua kane vlere kur ke njerez perballe e jo delenxhinj.
      Se keta delenxhinj as kane qene ndonjehere ne teater as do shkojne ndonjehere
      Keta do shkojne vetem te konkursi i bukurise se dhive i organizuar nga rilindasi termet.
      Thjest race delenxhinjsh.

  2. Tironsi USA says:

    Eh mer Can,ti dhe gjithe lukunia e Sali Qenit qe i permend me emra ketu,jeni merzit shume se shqiptaret,megjithese se ju lehni cdo dite,nuk po ju ndigjojne,keshtu qe ato mender protestatash qe ju i frymezoni me pacavuret qe shkruani jane katandisur ne nje grup mjeranesh.

  3. Eda says:

    Të lumtë goja ! Por do thoja: Tirana që ndërtoi EDI RAMA , me LALI ERIN , SUPERMENIN !!!!👏👏👏👏👏😀😀😀

  4. Gjyshja e mire per keto tipa thoshte....... says:

    ….. Ka te drejte …. !
    Edhe per kete gjyshja e mire e fshatit thoshte:
    LESHI I PAJDHIT TE PALARE 5 VJET !!!!!

  5. Tes says:

    Jo vetëm Tirana por e gjithë Shqipëria e ndertuar nga EDI RAMA.

  6. rrema says:

    Pse tani e more vesh ti mor katunar,

  7. [email protected]🇦🇱 says:

    Fatkeqsishte per ty dhe disa te tjere o Can,Tiranen e ka ndertuar gjigandi yne Edi Rama !

  8. Edi says:

    Ky idiot, t’a le boten e show-man dhe te behet analist politik.
    Me neverit studio e tije me : “te mjerin me te famshem” , me Lek Plepin, me Vali Corleone e ku di une…eshte tallje me njeriun,me fatkeqesine…por ,gjithnje e me shume me terheq skepticizmi (i drejte) i Canit si analist.
    Sheh drejte dhe qarte,pa masturbim fjalesh,sterhollim e gjuhe boshe. Chapeaux!

  9. saliu says:

    O Can trapi. Si pjese e llumit te kazanit qe je, pikerisht keto plehra qe ke permendur ketu, te takon t’i besh burra te mire.

  10. Gramos says:

    Nuk ja vlen te debatosh me kete soji legeni e legenistet e tjere qe ai i sjell si pena te medha ,keta jo se nuk e shijojne te bukuren po nuk u pelqen qe keto ndryshime po i ben Edi qe eshte ku e ku larg nga bythe mutrit e berishes.

  11. Lili says:

    Ne te dy raste parizit iu shtu dicka, e nuk u prish asgje as muret e lashte qe nen 30 metra u gjeten edhe u mbajten aty, bile me nje vemendje e nje ndriçim te bukur.
    Rama e veliaj nuk mundet me ruajt teatrin se as nuk dine se cka eshte arkitektura type art nouveau, te ciles i perket teatri ne Tirane, e shembull i vetem ne Shqiperi i kesaj arkitekture. Ignoranca e mungesa e kultures se tyre i bene keto pune edhe pangopsia e tyre per pare…

  12. Zigur Qarri says:

    Rama kerkon te mbuloje gjurmet e nje korrupsioni te dikurshem,dhe te perfitoi nga bashkpunimi me personin privat.
    Per gjurme historike me kulla private,mund ta mendoje vetem nje idjot.Po,mund mbetej ne histori nese shembte Teatrin,
    por per ta zevendesur me nje ndertese tjeter me superlativa te dukeshme arkitekturore,duke mos cenuar jo vetem hapsiren
    qe disponon Teatri ,por duke krijuar akoma edhe me shume hapsire,por jo prish bishta e bej kunja, si kerkon te beje bojaxhiu
    Rama.Fakti,qe Rama ka dhene leje ndertimi pa fund,ku nuk eshte rrespektuar kurre distanca objekteve,tregon qe eshte komplet
    nje trap,qe nuk ka dijet as te nje muratori pa shkolle ne ndertim.Kan mbetur Piramidat e Faroneve te perjetsheme,por i kan bere
    arkitektet,jo Faraonet,ndersa Rama angazhon vertete arkietektet,por fjalen e fundit te projektit e vendos Rama,ku shton minimalja,
    nje kulle,sepse i ka fiksim.

  13. Fatosi says:

    Arjan Cani eshte nje trap ,idiot I lindur .Ai mendon se eshte kutija e mendjes por ( edhe e Pandores) qe mund te thote lloj ,lloj budallalleqe per te bere nje emison qesharak,apo talles,dhe I duket sikur po I ve te gjithe ne loje dhe se ai eshte me I zgjuari I Shqipetarve dhe I qeverise aktuale
    Dhe mundohet te tallet me te gjithe ( Por nje fjale e urte thote se KUSH TALLET ME TE TJERET eshte I TALLUR PER VETE )

    Nuk ke chi ben keta jane Moderatoret tane ARJAN CHANI<BLENDI FEVZIU,e te tjere

  14. Toni says:

    Ti Çano je i nolt!

    O Çano po ti s’je Tirons por mos u habit. Deri ne 91 Shqiptaret e dinin me bondje te plot qe Tironen e kishte ndertu Enveri.
    Tirona e Enverit i thojshin:))

    Nejse, ti je i ardhur e shum gjona do i msosh ngadal ngadal.

  15. Xhipja says:

    Analizoni nga veprimet sjelljet dhe mendimet personat do Cani me kompani qe reshtphen me siper.Pa perjashti ka devijime qe tregojne se nuk jane mire me shendetin nervor.Me devijime por per fat te keq ne drejtimin malinj.Imagjinoni si do te trajtohen nga shqiptaret kur te plaken ne rruge e gjetke.

  16. Rrok Cubi says:

    Per te kaluar kohen,pas nje ecje ne mengjes,po ku ishe ti legen dhe ata qe te shoqerojne ty ne korin mediatik te mediave shqiptare,qe vetem medja nuk mund ti quash,po pse sfole ti me shoke kur u ndertuan ne bulevardin italian dy kullat binjake,rogneri e ku di une se cfare,qe jane tamam ne zonen qe pretendoni ju,po cvlere ka kjo ndertese,qe quhet teater e ndertuar me qerpic,po si mund ti thuash sot nje tiransi qe te mos ta prishe shtepine me qerpic,se do ti bejme te gjitha muze,se keshtu ju ka mbushur mendja ca kllufeve,qe kane uzurpu te gjithe televizoret dhe flasin e pellasin gjithe diten,po fati i madh nuk i nuk i ndigjon njeri.Me ju eshte kohe e humbur te merresh,prandaj te gjitha komentet qe behen per ju,jane tamam se ashtu jeni

  17. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    Edhe sikur te quhet Tirana Edi Rames do te njihet si zhgarravina Edi Rames per ato qe njohin nje Tirane tjeter, Tirana Italise ishte lule 🙂

    Kaos dhe Eren e M** le ta shijojne te ardhurit dhe ato qe hajne buken e politikes 24/7 😛

    1. Grigor says:

      Pse ti, demek, te Kazani “Demokratik”, cfare ha? Edhe ti po ate ha, te Saliut. Vetem se ti e ha te thate.
      Nuk mbeti njeri pa u bere specialist. Ne drejtesi, aresim, ekonomi, mjekesi, hydrologji, dhe cdo ologji tjeter, te gjithe jane specilaiste. Ziguri eshte specialist ne Ramologji per shembull. Ti je specialist muti, ndersa shumica jone eshte specialiste ne politike. Saliun e shajme, Meten e shajme, Ramen e shajme, edhe Enverin e shajme plot, por vetem bythe nuk kemi per asgje. Enveri vdiq kur deshi vete. Edhe Saliu do vdese kur te doje vete, por jo ne burg. Edi Rama do iki kur te doje vete nga politika, te tjere do vijne te zevendesojne Saliun, Meten dhe Ramen, dhe te tjere do gjenden te shajne ata qe i zevendesuan, me te njejten gjuhe, per te njejtat gjera, per te njejtat parti, por edhe ata qe do vijne, nuk do kene bythe te bejne asgje per kete pune.

      Pra dikush ben pune te ndershme, dikush vjedh, dikush zbaton ligjin, dikush kerkon te shkele ligjin, dhe disa te tjere nuk bejne asgje. Ne fakt e bejne nje gje – bejne vetem gam-gam neper komente gazetash dhe Facebook.

      Kush e ka pare filmin ‘Kur Zbardhi Nje Dite’, do t’i kujtohet ai plaku qe thoshte: “Po me uren c’paten xhanem?”. Ose Albert Verria, kur thoshte: “Te beheshin urat me llafe!!”

      Edhe keta te sotmit: “Po me Teatrin c’paten xhanem?”

      U ndertua kendi I lojerave tek Liqeni, dhe protestat shkuan per lesh. KEshtu do shkojne edhe keto protesta, per lesh, se Teatri do ndertohet.
      Per amfiteatrin tek Liqeni, pse nuk protestoi njeri? Pse nuk del se kush e mori tenderin, sa u shpenzua, si u be prokurimi, kush ishte supervizori, a shpenzuan terre parate?
      Po per ndertimet qe ka bere Veliaj, si jane bere prokurimet, si u be tenderi, kush I mori tenderat?

      Ose nuk ka patur vjedhje, ose keta pushtat e PD-se nuk bejne ze sepse jane bashke me socialistat ne tepsi. Ne te dy rastet, PD-ja del qe eshte parti legenesh – ose debila, ose te korruptuar. Dhe prape disa komentues shkruajne si koqe kandari, dhe bejne si teater-dashes te medhenj.

      Nuk e gjen gje teatrin shqipetar nga kjo afere, sepse teatri do vazhdoje. Ashtu si Rruga e Kombit. Rruga u be. Makinat ecin mbi te, por se sa u vodh e qysh u vodh, akoma nuk ka dale ndonje trim. Ashtu sic nuk ka dale ndonje trim, per pazarin e ri, per rruget qe ka shtruar Veliaj, per Stadiumin Kombetar, per stadiumin e Shkodres, per Stadiumin e Elbasanit, etj. Ku eshte PD-ja per keto “vepra te Rames”?

      Nuk flet njeri. Vetem bejne gam-gam, gam-gam.

  18. LORA says:

    Vaj,vaj,vaj,e paska gjetur vaftin te beje ironi edhe bajga frankofone e zones se shqyme,,karjan cani fund kazani.
    Qofte i shenjteruar verdikti i shqiptarve, ne shumice te cilesuar,,,,qe e ngordhi per fare ,bash sic e kane hak, sojin e gjirizit mediatik te karjanit,si eksponente te paepur antishqiptarizmi malinj.

  19. A says:

    Je kokrra e pederastit. Pse nuk fol per ca eshte ndertuar pa leje o legen

  20. Zzzzzz says:

    ti dhe ata qe i zure ne goje heni me rrorta cari ne kete vend prandaj sbehet ketu mga ju perversa…injorante provinciale ….!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  21. xhukio says:

    Ky eshte aq debil sa nuk di historine e ndertimit te Tirones. Keshtu eshte kur nuk lexon kritikat ne portalet e gazetave,do ta pesosh si Monika qe vetem se i rritet koka,se tru aha ska. Arjan debili lexo historine e klases katert dhe do te mesosh se kush e ndertoi dhe themeloi dhe e pagezoi “Tironen”. Theniet dhe shkrimet tuaja dhe shum si puna juaj,na kujtojne Hari fulcin,kur e pyeten se do denohej se kishte lene pa nje vakt ushqimi nxenesit,dhe ai u pergjigj se;me kete popull ben qef ai pushtet qe vjen,keshtu dhe me punen tende dhe te shokeve te tu,Edi Rama do beje qef sa tju kete ju neper kembe si koqet e dashit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *