Andi Bushati: Arta Marku, njolla e parë në flamurin e reformës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Andi Bushati

Kush e ka ndjekur më vëmendje përballjen e kryeprokurores Marku në llogaridhënien para komisionit të ligjeve, me siguri nuk e ka humbur një detaj domethënës. Gjatë debatit provokativ me një nga deputeët e opozitës, ajo ka bërë një lapsus frojdian. Ajo e ka etiketuar prokurorinë e përgjithshme si “ndërmarrjen që drejton” duke e zhveshur nga emërtimi solemn dhe hijerëndë i institucionit.

Ndoshta askush nuk mund të shpjegojë dot nëse kjo “rëshkitje” i vjen nga mungesa e përvojës, apo nga fakti se ajo e quan veten një drejtuese formale të një ndërmarje ku ka të tjerë aksionerë. Por gjithësesi, një gjë mund të thuhet me siguri, ajo u soll sikur beson në versionin e dytë.

Sepse paraqitja e saj ishte një dështim i turpshëm. Ajo u karakterizua gjatë gjithë mbledhjes së trasmetuar live vetëm nga përgjigjet boshe: “nuk e di”, “nuk kam informacion”, “nuk ka statistika”, “nuk kam tagër të njoh këtë çështje të veçantë” etj.

Për të thënë të vërtetën pozicioni i saj në një sallë parlamentare që i ngjan përditë e më shumë tregut çam, ku nuk e merr vesh i pari të dytin, nuk ishte i lehtë. Deputetët demokratë më shumë sesa për pyetje, ishin të prirur për të bërë një propagandë diskrdituese. Kolegët e tyre të majtë, merakun e veëtm kishin të tregonin se gjithçka shkonte mbroth. Njëra palë donte të provokonte me çdo kusht konflikt, ndësa tjetra, tashmë e kapluar nga bezdia për procesin demokratik të llogaridhënjes, kërkonte t’a mbyllte sa më parë seancën.

Por, pavarësisht nga ky konfrontim me llogjikë tejet partizane, publiku i gjërë, ajo pjesë gjithnjë e më e madhe e shqiptarëve që rrefuzon të votojë edhe PS edhe PD-në, priste diçka tjetër nga kryeprokurorja.

Së paku formalisht, për ata, ajo është e zgjedhura e parë në erën pas votimit të reformës në drejtësi. Është e vetmja drejtuese e institucionit të akuzës që ka kapërcyer filtrat e vettingut. Është gjithashtu, ajo, që megjithëse u votua vetëm nga njëra palë, u mbeshtet dhe publikisht nga misionet ndërkombëtare që e mbikqyrin reformën.

Pra në këtë kuptim, në paraqitjen e saj në publik ajo duhej të simbolizonte këtë fazë të re. Ajo duhet të ngrihej përtej përleshjes partizane PD- PS dhe t’i fliste publikut. Dalja e saj live, në TV, duhet të sqaronte disa pikpyetje të mëdha: pse vendet europiane vazhdojnë t’a kenë krimin e organizuar dhe trafikun e drogës si kusht për përparimin e vendit drejt BE-së? Pse mediat ndërkombëtare vazhdojnë të shkruajnë se paratë e trafiqeve po i përdor politika? Pse nuk dimë ende asgjë për 623 kg e kokainës të fshehura si banane? Pse nuk ka ende përgjigje për vërtetësinë e përgjimit të Agron Xhafës? Pse nuk njihet fajtori i ekstradimit të paligjshëm të financierit të Habilajve?

Vetëm kështu ajo do të mund t’a justifikonte statusin simbolik të flamurtares së një ere të re, të një reforme në drejtësi që na është servirur prej kohësh si mënyra e vetme për të pastruar shoqërinë duke u vënë edhe kundër politikës e duke i treguar vendin edhe asaj.

Por, fatkeqësisht, Arta Marku, tregoi sot se as e përmbush dot këtë mision dhe se ndoshta as nuk e ka imagjinuar atë edhe në ëndrrat e saj më të guximshme. Ajo u soll si një nënpunëse province, as më pak dhe as më shumë, se sa ajo që qëndronte poshtë Ulsi Manjës në prokurorinë e Shkodrës.

Paraqitja e saj qe madje shumë larg dhe se profili që kanë krijuar në përballjet me qeveritë e kohës paraardhësit e saj, Theodhori Sollaku apo Ina Rama.

Ndërsa Arta Marku, simboli i parë i reformës së re, nuk u ngrit dot mbi sherrnajën e përditshme PS- PD. Ajo u soll si një llogaritare memece, që në vend të një pasqyre të përgjithshme, raportonte për shifra dhe statistika pa kuptim. Ajo as jepte përgjigje dhe as mbante qëndrime, nga tmerri se mos i prishte punë atyre që e kanë katapultuar aty.

E në kuptim ajo nuk ka faj. Ndoshta ajo vërtet e di se e kanë vënë në krye të një ndërmarrjeje që është pronësi e tjetërkujt. Ajo aq kupton dhe aq bën dhe ky nuk është më problem i saj, por halli ynë dhe i një reforme që na e shitën si çudi, ndonëse rrezikon të vazhdojë të prodhojë profile të ngjashme.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

20 komente në “Andi Bushati: Arta Marku, njolla e parë në flamurin e reformës”

  1. Zigur Qarri says:

    Eshte e qarte,sistemi i drejtesise, ashtu si te gjitha institucionet shtetrore,jan “nderrmarje”
    te Edi Rames.Arta Marku eshte katapultuar aty nga Rama,vetem qe te mbroje intresat e tij
    dhe bandes qe ai drejton.Kush e mban pergjegjesine per largimin e deshmitarit kryesore
    te audio pergjimit,Agron Xhafajt?Perse nuk ka nje pergjigje per vertetesine e audio pergjimit,
    qe normal zgjat vetem 4-5 ore,por kan kaluar mbi dy muaj,dhe gjithshka eshte lene ne harrese.
    Keshtu si po rrjedhin ngjarjet,Edi Rama do te jete Kryeministri i pare ne banken e te akuzuarve.

  2. Toni says:

    Shyqyr qe fole, mezi po te pritshim o Bushat.

    Ca the i her se nuk te kuptojm:)

    1. era says:

      Po ca te kuptosh ti , ha fara kungulli boll i ke

  3. MERO GELBAZA KELLIRA BAZE PO LEPI BYTH PER TIRANE says:

    KE TE DREJT ZOTI BUSHATI AJO ESHTE KOT FARE SI NUK TURPE AJO THELL THELL NDJEHET FAJTORE SE ESHTE ATY POR KETA QELBESIRAT EDI RAMA ME ATE KLANIN MAFIOZE QE KAN RRETH E KAN VENDOSSE ATY SI VIKTIM-DO TE ISHTE MIRE TE ISHTE EDHE MERO GELBAZA BAZE ATY E TE KISH FILLUAR MERO ME UA LEPIR BYTHEN BURRAVE SOCILIST PER TI MOTIVUAR PER TURP TE TYRE-GARANT KLEVIS BALLIU DO TE JA BENTE NJE MUT NE SURRAT KURSE GENT STRAZIMIRI DO TE JA BEJ SHURREN NE GOJE

  4. Lani says:

    Gazetari me debil..

  5. kujtesa says:

    O Bushat tru sakat!
    E dallon dot ndryshimin ne keto dy fjali ?
    1-“Ai punon ne Ndermarrjen e Librit”
    2- “Me kete ndermarrje,synoj te realizoj objektivin e vendosur…”
    Ne te paren o mendjesakat,kemi te bejme me ate qe thua ti,ndersa ne fjaline e dyte,fjala ndermarrje nuk ka ate kuptim qe do ti japesh ti si njeri i keq qe je por do te tregoj nje veprim te saj(ndermarr-veproj).
    Perfundimisht them se ke degraduar shume nga ai qe ke qene kur ishe kater vjec.

  6. ilir fetahu says:

    Po qe je bere lolo fare o bushat .gjynah qe nje djale i zgjuar si ti perfundon ne kete fare menyre qe perpiqet te gjeje argumente qe ne te fundit cenojne nje nga gjerat me pozitive qe po ndodhin ne vendin tone keto kohe …gjynah

  7. True story says:

    Correct analysis Andy

  8. Dandy says:

    Per zgjuarsi dhe mprehtesi ky ka marre shume nga gjyshi, ka qene nje gjeni i m-l, njeri i rralle, koperniku i komunizmit 🤮🤮🤮

  9. Ragipi says:

    He bre Bushat ke qen deridiku analist i paanshem por sdi sa po te paguajne keta te Pd sepse nje dite edhe keta kan me te shkelmue sepse ti me Lubonjen jeni me nje krah qe as dreqi nuk e din me cfar doni.

  10. peoples says:

    KKy nipi i Hysni Kapos i njeh mire njollat.E ka ne gen nga gjyshi.

  11. Lennard says:

    Mos u vjas o Kelysh blloku.Prite njehere te mbaroje vetingu dhe te ngrihen departamentet Speciale si SPAK-u dhe KLP dhe KLD ,do te shikosh ca nga miqte e tu prapa hekurave.

  12. Balli Kombetar says:

    Njolla e pare e ketij vendi jane dyfytyresit dhe te shiturit e cdo kohe qe faktkeqesisht jane te shumte. Klasik per kete eshte Bushati.

  13. Franci says:

    Ky eshte fytyra me e poshter e gazetarise shqiptare.
    Sa gabim qe nuk e plasi ne qeli Berisha pas 21 janarit !

  14. Ilir says:

    Mor vemje po cte duket vetja. Ti je nje zvarranik qe me force kerkon te behesh njeri. Jo nuk e bene dote njeriun. Vazhdo zvarritu duke leshuar jarge. Ti fytyra e cprishur e gjysh Hysniut.

  15. Tiu says:

    Bucja nga qe nxiton i ben keiyshet me sy mbyllur
    Ne nje kohe kur reforma ne drejtesi po seleksionon gjyqtaret dhe prokuroret nje nga nje , vertet me ritme te pa kenaqshme per disa arsye , si munges e personelit apo numri i vogel ne komision, te koruptuarit apo ata qe jan penge nga pushteti i meparshem i politikaneve me qeverit e meparshme .kan mbyllur dosje, kan zhvatur dhe nuk kan bere deklarimet e duhura dhe te pasakta jan munduar ti fshihen e te fshehin me urdher te padroneve te dhenat kriminale, korupsionin, trafikun e droges, manipulimet, fasllsifikimet, implikimet dhe lidhjet e grupeve te organizuara kriminale,
    Vet keta qe duhet te mbajne pergjegjesi per kete sistem drejtesie gjate ketyre 28 viteve, kan shkarkuar e kan emeruar, dipllomuar , “graduar”dhe ndertuar kete sistem drejtesie per te zhvatyr e komanduar dhe ti shpetojne drejtesise duke paguar dhe mpleksur kelysh , qelbesira, legena qorra ku nuk i lehuna te shohin as veten e tyre e jo te logjikojne e te mendojne se koken e kane boshe jan mendje shpelare, dikush nga injoranca, dikush nga mos dituria, per hakmareje dhe shpirte zinj, jan kthyer vegel dhe cirak te padroneve, duke patur disa qe bejne iso me ze te.cjere se jan te pa vlere e injorante si andi legeni ,apo luajn papagallin si zigur qari, qori apo kari per bla- bla ne media
    Te gjithe keta me remuje e bojkote vonojne por nuk do ti shpetojne dote sado te mundohen , drejtesia vonon por nuk haron

  16. Viro says:

    Zonja Marku dje tregoi paaftesi. Kultura mund te jete problemi kryesor per te. Kryeprokurori nje vendi duhet te jete shume me larte.

  17. @autori says:

    Me te tilla debate dhe komente boshe, populli shqiptar ka per ti kaluar edhe nja 25 vjet te tjera. Kot lodheni sepse hajdutet e te gjitha paleve jane ortake me njeri tjetrin dhe nuk mund te denojne veten e tyre. Do te vazhdojne ta ushqejne miletin me “peshq te vegjel”. E pate qe Llalla i prokurorise doli pa lagur nga Vetting-u i Rilindjes, sepse ja di kleckat te gjitha paleve. Shqiperise i duhet nje Guvernator i huaj qe ta filloje festen me mega-hajdutet e Presidences, Qeverive, Parlamentit e me radhe. Vetem keshtu do te shpetojne shqiptaret nga grabitjet qe u ben Pushteti.

  18. Dash says:

    Tani do dalin gelbazat e berishes….ah mor gazetar leshi ,ke mbet pa pune dhe perpiqesh te kapesh per lesh te bythes…

  19. Jimi says:

    Ligjero shoku Enver
    ligjero bilbili ine
    Ti marksizmin e shpetove
    na nderove Shqiperine!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *