Daliç: Këta lojtarë nuk janë normale! Bota nuk e ka kuptuar ende çfarë mund të bëjë Kroacia

11 Korrik 2018, 23:34Sport TEMA

Trajneri Zlatko Daliç u ka dhënë meritën futbollistëve të tij për atë që dhanë në fushën e lojës kundër Anglisë dhe për faktin se kishin shkruar historinë me përfaqësuesen.

“Se si këta djem luftuan sot, sa shumë vrapuan, ishte e paparë. Kjo është për historinë, faleminderit të gjithëve që na mbështetën.

Ne e meritonim këtë, urime djemve, por ata nuk janë normal. Nuk e bëra unë këtë, por këta djem të mrekullueshëm që digjnin në fushë. Ajo që bënë sot është fantazi, si vrapuan, si luftuan. Faleminderit të gjithë fansave në Kroaci, Bosnjë dhe në gjithë botën.

Nuk e kemi thënë ende fjalën tonë të fundit, ne thjesht ecim dhe shtyjmë përpara dhe nuk mendojmë se do të ndalemi. Ne besojmë se ky nuk është fundi ynë, kemi një ndeshje tjetër para dhe nëse do Zoti, Kroacia do të jetë kampione. Ne mund të mos e kemi kuptuar ende se çfarë kemi bërë, por bota nuk është ende e ndërgjegjshme për atë që mund të bëjë Kroacia”, ishin fjalët e trajnerit.

5 komente në “Daliç: Këta lojtarë nuk janë normale! Bota nuk e ka kuptuar ende çfarë mund të bëjë Kroacia”

  1. Astrit says:

    Ju lumte dhane shpirtin ne fushe Ne jemi me ju

  2. Leo says:

    Kush e shpiku Jugogosllavine? Ai Lanet mohoi lavdine e Kroateve, kushurinjte tane te Gadishullit Iliria (latinishht Ilirikum).

  3. — JANE EKIP FANTASTIK.. !!!
    — URIME, E MERITOJNE KUPEN E BOTES..!!
    — FORCA E KROACIS QENDON TEK FRYMA dhe NDJENJA E KRENARIS KOMBTARE ,
    – — TEK KARAKTERI I VERTETE, I NACIONALIZMI.. …
    —- NJE SHTET ME I VOGEL SE KOMBI SHQIPTAR, JA CKA MUNDESI TE BEJ KUR MBIZOTRON NDIENJA E KRENARISE DHE NACIONALIZMIT , REALISHT , TE VERTET .
    –URIMEE…!!!
    —-

  4. merru me ta says:

    Ndjeva kenaqesi qe fitoi Kroacia, por do te isha ndier me i lumtur te ishte skualifikuar dhe Franca. E ndihmoi pak ai qen arbiter! Dhe keshtu bota do ta kuptonte se “i madhi” eshte per ne qoshe apo karrike , por jo te flase si ti doje qejfi. Francen e lane si bisht kete here per te mos thene se perfaqeson Afriken dhe jo Europen.

  5. rexha 10 says:

    PO TE LUASH ME ZEMER PER VENDIN TENDE , DICKA DO TE FITOSH.
    PO TE BESHE LOJEN E MERCENARIT ,dmth I PAGUAR NUKE FITON ASNJE GJE ,SADO CMIME TE MADHE TE VENDOSIN PER TE BLERE.
    TALENTIN E PRCAKTON SKUADRA ,DHE JO PARAJA VAZHDONI KESHTU ,DHE NGRINI KUPEN E BOTES BESOJE SE DO JA DILNI ,..JENI TE GJITHE TALENTA,.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje