DEBATI/ Noka-Balliu-Paloka sulmojnë Arta Markun tek Ligjet: Ne si PD duam drejtësi të pavarur, ti je prokurore private e PS

11 Korrik 2018, 16:43Politika TEMA

Deputetët e Partisë Demokratike janë përplasur me prokuroren e përgjithshme të Përkohshme Arta Marku në Komisionin e Ligjeve, duke u përpjekur të artikulojnë një sërë akuzash në adresë të saj.

Kanë qenë deputetët Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Edi Paloka ata që kanë përfaqësuar opozitën, ku nuk kanë hezituar të sulmojnë raportimin e gjatë të kryetares së akuzës.

Më i irrituar nga të gjithë u shfaq deputeti Flamur Noka, i cili e quajti Markun prokurore private të PS-së që erdhi vetëm për të lexuar një hartim në këtë mbledhje.

Flamur Noka: Nuk ka të drejtë për emërime. Zonja të mos vijë këtu për hartime, merreni tek partia prokuroren private, atje të lexojë hartime.

Duhet të raportojë pse e mbylli çështjen e Saimir Tahirit?

Pse nuk u apelua vendimi i Xibrakës, ka familjarë të kryeministrit të përfshirë? Pse dështoi hetimi për 613 kg kokainë në Durrës?

Ulsi Manja: Kjo ishte për procedurë?

Flamur Noka: Për çdo gjë ishte…: Kjo është zonja nuk e di, nuk di asgjë. Le t’i përgjigjet pyetjes

Ulsi Manja: S’jemi në livadh këtu

Edi Paloka: I bëra dy pyetje dhe me tha s’kam përgjigje

Ulsi Manja: Për procedurë të lutem

Ndërkohë, Edi Paloka në emër të Partisë Demokratike u shpreh:

“Jo se njohim një prokurore që s’ka asnjë tagër kushtetues për të kryer detyrat e kryeprokurorit, por besonim se do jepte përgjigje për skandalet që kanë ndodhur

Mund t’i themi zonja “Nuk e di” se zbaton urdhrat që i thotë partia. Ulsiu që dihet që ka një lidhje pak më të ngushtë me zonjën, duke parë që zonja ishte në vështirësi, bëri një akt të përsëritur duke kërkuar t’i mbyllë gojën opozitës.

Mbylli komisionin ndërkohë që ishte në kulmin e pyetjeve që do drejtoheshin nga deputetët e opozitës.

Të njëjtën gjë që bën Gramoz Ruçi, po bën dhe Ulsi Manja,” tha Paloka.(TemA)

4 komente në “DEBATI/ Noka-Balliu-Paloka sulmojnë Arta Markun tek Ligjet: Ne si PD duam drejtësi të pavarur, ti je prokurore private e PS”

  1. shqip says:

    Me leje ! Sa per proçedure e kam . E di qe ju te tre muskudhjeret e PD-s jeni me debilet ne Shqup ? Po Flamuri pa shkop eshte me ekzemplari nder te gjithe enuket qe jane ne PD . Qenie me bisht . Te pa civilizuar e te pa gdhendur me ligjet e natyres . Ku paskeni qene fshehur me pare o derdymene !? E kujtonim Shqiperine nga ” Ali Demi , deri ne kombinat ” . Urdhero tani . Te vjen shpellari ne Tirane , dhe bertet si ” jevgu se shoqes ” . Nxirrini jashte ligjit se do vuaje gjate ky vend .

  2. Keni shume te drejte per derisa nuk po ju kercasin prangat juve per gjithe ato akuza dhe per gjith ato gjera qe i keni ber ketij populli dhe ketij vendi.
    Nje llall iku nje dhall erdhi

  3. çeço Selimi says:

    Duhet marre seriozisht fjala e “tre mosketiereve ” te PD ! Kane te drejte qe te shqetesohen ,pasi Klevis Balliu , (keci i Fahri Balliut ) , nderpreu leximin e koleksionit te “ZERIT TE POPULLIT ” KU bABA hAHRIU I BENTE ELOZHE plot emocione ENVER HOXHES, NDERSA FLAMUR NOKA , LA PERGJYSEM RAPORTIMET NDAJ UDB-SE , ndersa Paloka nderpreu kursin terapeutik per drejtshqiptimin : Me te drejte jane quajtur “POTEREXHINJTE E PD-se “!

  4. Johani says:

    E ku tmerr me te madh se kur noka,paloka e braimllari te flesin per drejtesi,vertet u dashka qe njeriu te jete pis si kta tre qe te jete ne PD,se kisha menduar kurre se do kishte shqiptar qe e pranojne kete poshtrim,e nese kjo klike perfaqeson vetem kriminel ateher mendoi se kete grup duhet shpallur non grata ne politike dhe te fillohet nga keta kriminel te dergohen para drejtesise,se kta jane koke e kame te lidhur me krimin e deshmon edhe ky reagim i sotem kur pa fije turpi noka,palloka e braimllari mbrojne vetem prokuror e gjykates kriminel,prandaj edhe fyerja ndaj kryeprokurores duhet te sanksionohet deh keta hidiote te dergohen ne burg pikerisht per keto ofendime dhe sulme ndaj kryeprokurores ,keta duan vetem miljarder si llalla e gima,gashi e gjoni,gjykates qe lirojne kryekriminel dhe drogerash e denojne ata qe denoncojne krimin siq benin dikur kur Braqe denonconte tbirin e babes per krim te organizuar dhe droge,apo Ballen per çdo denoncim qe bente,keta gjykates kishin tarifen e caktuar,1000.000 (nje milion euro) damshperblim per tbirin e babes,apo tbijen,por edhe ndaj nokes,pallokes,salijanit apo alibeajt qe siq duket keto dite ka ikur ne Gjermani per ta nxjerrur vlane nga burgu,por spo e di se me cilin emer eshte paraqitur,si shqiptar i perndjekur nga Rama,si serb apo si polic hetues grek,prandaj i eshte shurdhuar pipi keto dite,e ne vend te tij jane dhezur vokshi e duma,kjo eshte ftyra e vertet e PD-s qe ska njeri normal qe e dallon nga klani kriminal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje