Deschamps: Botërorin e fitojmë ne, kemi akoma peng finalen e Europianit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Franca bëri një ndeshje të shkëlqyer në gjysmëfinale kundër Belgjikës duke siguruar kalimin me finale falë golit të shënuar nga Umtiti.

Trajneri Didier Deschamps u shfaq tepër i lumtur për këtë sukses, ndërsa theksoi se ekipi i tij tregoi karakter dhe ishte i etur për sukses.

Ish-kampioni i botës më tej sqaroi se Franca nuk e ka harruar humbjen në finale të Evropianit të kaluar dhe duan ta kompesojnë tani në Botëror.

“Është e jashtëzakonshme. Jam shumë i lumtur për lojtarët e mi. Ata janë të rinj, por sonte treguan karakter dhe mentalitet. Ishte e vështirë, goli erdhi nga një mbrojtës. Kishim punuar shumë në repartin defensiv, dhe mendoj se mund të shënonim edhe një për ta mbyllur ndeshjen. I heq kapelën të gjithë lojtarëve dhe stafit tim. Kemi 49 ditë bashkë, dhe kemi kaluar shumë sëbashku. Finalen e humbur 2 vite më parë në Evropian kundër Portugalisë nuk e kemi përtypur ende. Duam fitoren në këtë Botëror”, u shpreh Didier Deschamps.

Nga ana tjetër trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, shfaqi pakënaqësi për këtë eliminim, ndërsa theksoi se ndeshja u vendos vetëm nga një episod. “Mendoj se diferencën e vetme sonte e bëri një top i vdekur, pra në goditje standarde… Ndeshja ishte shumë e fortë, me zona të ngushta dhe e dija se do të vendosej vetëm nga një episod. Duhet ta kuptojmë që një ekip fiton dhe një humbet. Djemtë dhanë më të mirën, nuk mund të kërkoj asgjë më shumë se sa kaq. Tani duhet të kalojmë këtë zhgënjim, edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë. Kemi edhe një ndeshje, për vend të tretë dhe të katërt, ndaj duhet të respektojmë në maksimum këtë impenjim. Donim të shkonim në finale, por nuk ia dolëm”, deklaroi spanjolli.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *