“Dora” e Rusisë në Ballkan, përplasje diplomatike me Greqinë për marrëveshjen me Maqedoninë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Greqia dhe Rusia kanë shënuar një përplasje diplomatike. Greqia ka vendosur dëbimin e dy të dërguarve të Moskës, vendim që solli kundëpërgjigjen e Rusisë, bëri të ditur agjencia ruse e lajmeve, RIA Novosti, e cila i referohet një ligjvënësi rus.

Sipas këtij të fundit, dy diplomatë grekë do të dëbohen nga Rusia, pas vendimit të Athinës.

Sipas mediave greke, Athina zyrtare vendosi dëbimin e dy të dërguarve rusë dhe ndalimin e hyrjes në vend për një të tretë, me dyshimin se ata janë përpjekur të minojnë marrëveshjen e arritur pak javë më parë me Maqedoninë.

Qeveria greke nuk u prononcua në lidhje me këtë çështje, por një zëdhënës i saj tha se nuk do të tolerohet asnjë sjellje që është në shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Nuk është ende e qartë se kur do të vihen në zbatim këto vendime, edhe pse zëdhënësi i qeverisë greke la të kuptohej se ka pasur një masë konkrete.

Gazeta greke “Kathimerini” raporton se autoritetet në Athinë kanë vendosur dëbimin e diplomatëve rusë pas dyshimeve se ata janë angazhuar për të prishur marrëveshjen që Greqia arriti me ish-republikën jugosllave të Maqedonisë për çështjen e emrit, një dakordësi që u dha fund mosmarrëveshjeve disavjeçare mes dy vendeve.

Marrëveshja Greqi-Maqedoni pritet t’i hapë rrugën pranimit të kësaj të fundit në NATO. Edhe pse një shtet i vogël, Maqedonia ka rëndësi strategjike në rajonin kur Rusia dhe Perëndimi konkurrojnë për influencë.

Një deputet i Dumës Ruse, Andrei Klimov, tha se Rusia do të dëbojë dy diplomate grekë si kundërpërgjigje, por nuk dha detaje në lidhje me arsyen pse do të dëbohen homologët rusë.   /REUTERS-TemA TV/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *