Franca krahasohet me suksesin e Italisë në 2006, Luka Toni nuk e pranon: Ne ishim…Italia

11 Korrik 2018, 15:37Sport TEMA

Franca është kombëtarja e parë që ka prerë biletën e finales për në Botërorin e Rusisë, pasi ka arritur të eliminojë Belgjikën në gjysmëfinale me rezultatin 1-0.

Goli i Umtitit vendosi fatin e takimit, ndërsa historia e francezëve në Rusi është vendosur gjatë kohëve të fundit në krahasim edhe me suksesin e Italisë gjatë vitit 2006, kur ata shpalleshin kampion bote.

Por ish-sulmuesi italian, Luka Toni, nuk pranon krahasime të tilla.

“Franca ka lojtarë të rinj të cilët janë të fortë. Unë mendoj se kanë një skuadër të fortë dhe e merituan finalen dhe pse pamë një lojë të balancuar me Belgjikën. A janë ata njësoj si Italia e 2006? Ne ishim…ne. 

Unë e shikoj veten time te Xhirud. Jam kurioz, ne kemi karakteristika të ngjashme edhe me Kristiano Ronaldo. 

Këtë të fundit jam kurioz ta shikoj në Itali, pasi futbolli jonë është i ndryshëm nga të tjerët, por ai është një kampion dhe do të bëj mirë”, ka thënë Toni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje