Franca, mosha për të hapur një cikël

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Franca në finale ku kërkon Kupën e Botës, të dytën në historinë e bluve. Nuk është rastësi, vetëm dy vjet pasi dështuan vetëm në fund për të fituar Europianin që orgnizohej në shtëpinë e tyre, gjelat arrijnë në finalen e Kupës së Botës, trofeut më të admiruar në planet.

Blutë vazhdojnë të demonstrojnë se kanë bërë një progres të jashtëzakonshëm në futboll duke u shndërruar në një nga fuqitë e mëdha të futbollit botëror.

Tani duan Kupën e Botës, por janë të shumtë ata që shohin te kjo Francë potencialin për të hapur një cikël të ngjashëm me atë të Spanjës pak vite më parë.Me Deschamps në krye, Franca ka formuar një ekip ëndrrash ku miksohen eksperienca me rininë, por ku ka shumë më tepër nga kjo e dyta.

Më tepër se sa kualiteti apo gjithë yjet që ka ekipi vlen të kujtohet se kjo Francë mund të bëjë edhe shumë rrugë përpara në vitet e ardhshme.

Nga 11-shja titullare që fitoi ndaj Belgjikës në gjysmëmfinale vetëm Hugo Lloris, Matuidi dhe Guiroud kalojnë kufirin e 30 viteve dhe nëse mendon për turneun e ardhshëm , atë të Katar 2022 janë plot 8 lojtarë të formacionit titullar që kanë moshën e duhur për të luajtur Botërorin e ardhshëm në një moment kyç për karrierën e tyre.

Në një kohë që Mbappe ende nuk ka mbushur 20 vjeç, është vlen të theksohet se më “veteranët” e këtij grupi të rinjsh janë Griezmann apo Cante që sot janë 27 vjeç.

Duke i hedhur një sy moshës së futbollistëve të tjera, Pavard apo Lucas kanë mbushur 22 vjec, Umtiti 24, një më pak se Varane apo Pogba. Në portë Hugo Lloris do të pasohet nga Areola , portieri i Paris Saint Germain, me Deschamp që do të ketyë në dispozicion një turmë të tërë lojtarësh të tjerë të rinj si Dembele 21 vjeç, Lemar, 22, Tolisso 23 vjeç, Thauvin 25 apo Kimpembe 22 vjeç, shkruan “SS”.

Francezët kanë të drejtë të ëndërrojnë, përvecse janë favoritët e mëdhenj për të fituar në finalen e Moskës, duket se hegjemonia e futbollit të tyre është e destinuar të vazhdojë gjatë, Franca ka futboll për të ardhmen.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *