Katër pika për t'u shënuar nga samiti i Londrës

11 Korrik 2018, 14:45Politika TEMA

Nga Fatjona Mejdini

Samiti i Ballkanit Perëndimor në Londër, pavarësisht se ishte samiti i pestë që u mbajt në kuadër të procesit të Berlinit – që ka si synim afrimin e Ballkanit në Bashkimin Europian – ishte një afirmim se Britania e Madhe nuk do ta humbasë interesin për rajonin me daljen nga BE, por, përkundrazi, do e rrisë atë.

Kontributi i shtuar i Britanisë do të reflektohet në dyfishimin e fondit si mbështetje për Ballkanin, nga 41 milionë sterlina aktualisht, në 80 milionë në vitin 2020.

Të hënën pasdite samiti u eklipsua nga dorëheqja e ish-ministrit të Jashtëm, Boris Johnson, si pasojë e përplasjeve me kryeministren, Thereza May, mbi modalitetet e largimit të Britanisë nga BE.

Gjithsesi May të martën në takimin me kryeministrat e vendeve të Ballkanit dhe në konferencën për shtyp përforcoi bindjen se Britania do të ishte e angazhuar fuqimisht në rajon, brenda apo jashtë BE-së.

1. Siguria, prioritet absolut i Britanisë në Ballkan

Britania e Madhe duket se nuk e ka më luksin të tolerojë forcimin e krimit të organizuar në Ballkan, për shkak se ai shumë shpejt arrin në rrugët e qyteteve kryesore të këtij vendi.

Në raportin e Agjencisë kombëtare të Vlerësimit Strategjik për Krimin e Organizuar të vitit 2017 theksohej se “grupet shqiptare të krimit kanë formuar një profil të lartë në Britani… me influencë kryesisht të lartë në tregun e kokainës”.

Në raportin e vitit 2018 ritheksohej se “grupet kriminale nga Ballkani vijojnë të dominojnë në tregun me shumicë të kokainës”.

Nisur nga këto Britania mori vendimin të dyfishojë numrin e stafit për çështje të sigurisë në ambasadat e saj në rajon.

Nga ana tjetër, së bashku me qeverinë austriake dhe atë norvegjeze britanikët do të angazhohen për ngritjen e Observatorit Ballkanik kundër krimit të organizuar.

Kjo strukturë do të drejtohet nga Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, një rrjet i përbërë me ekspertë nga e gjitha bota me qendër në Gjenevë.

2. Shoqëria civile dhe të rinjtë, në fokus

Ditën e hënë qindra përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizatave rinore u mblodhën në Londër, jo vetëm për të ndjekur nga afër punimet e samitit, por për t`u angazhuar në debat me ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ministrat e vendeve të Ballkanit iu përgjigjen pyetjeve që kishin të bënin me të ardhmen e të rinjve në Ballkan, sfidat e bashkëpunimit, planet për zhvillim dhe lirinë e medias.

Përfshirja e këtyre dy kategorive në vendimmarrje dhe kontrollin e saj duket se do të jetë një nga elementet kryesorë të drejtimit britanik të procesit të Berlinit.

Observatori Ballkanik pritet të jetë një instrument që do e lejojë shoqërinë civile të japë kontribut më efektiv në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Nga ana tjetër, në samit u deklarua dhe akordimi i një fondi prej 10 milionë sterlinash për të rritur aftësitë teknologjike dhe të punësimit të të rinjve nga i gjithë Ballkani.

3. Ballkani ftohet në tregjet britanike

Së bashku me të rinjtë dhe shoqërinë civile në samit u ftuan gjithashtu 20 sipërmarrës nga i gjithë Ballkani për të treguar se çfarë mund t`i ofrojnë tregut britanik.

Gjatë samitit ministrja e Tregtisë, baronesha Fairhead, deklaroi dhe përfshirjen e vendeve të Ballkanit në Programin e Tregut Global të Sipërmarrjes, strukturë kjo që do t`u ofrojë këshillim dhe udhëzime kompanive që të mund të kenë investime të suksesshme në Britani.

Gjatë vitit 2016, vëllimi tregtar i Britanisë me vendet e Ballkanit ishte 2.25 bilionë sterlina dhe kjo vlerë pritet të rritet edhe më shumë me masat e marra.

4. Greqia forcon rolin në rajon

Arritja e marrëveshjes së emrit me Maqedoninë ka bërë që qeveria e kryeministrit grek, Alexis Tsipras, të shihet në Europë si një faktor i rëndësishëm stabiliteti për Ballkanin.

Nisur nga kjo Tsipras u ftua të ishte pjesë e punimeve të samitit duke zhvilluar aty dhe disa takime bilaterale, si ai me kryeministrin, Edi Rama, në lidhje me marrëveshjen e re shqiptaro-greke që po negociohet.

Zgjidhja e çështjeve bilaterale mes vendeve në Ballkan është një nga pikat kryesore në agjendën britanike, nisur nga fakti se zgjidhja e këtyre problemeve konsiderohet më e lehtë, teksa vendet janë duke negociuar për anëtarësim sesa kur ato janë pjesë e unionit.

11 komente në “Katër pika për t’u shënuar nga samiti i Londrës”

  1. Illlyrian Emperor Constantine says:

    Kokaina dominohet nga zezaket dhe pakistanezet ne engli dhe jo nga ballkanasit, dhe [para se te flisni per kokianen, filsni se perse jane kaq shume te varur nga kokiane miliona vemje angleze qe pijne kokaine dhe alkol pa fund ne tonelata cdo fundjave?

    1. Edi says:

      O idiot, kete po perpiqen te pengojne ata. Ata qe e sjellin. Mos kjo justifikon kontrabanden?! Fakti qe ata konsumojne justifikon gje krimin tone?! Debil me emer perandori…
      Merru me atletet e K.Ministrit tone me mire se ato jane te cuditeshme(me e pakta qe mund te thuet).

  2. LORA says:

    Lajm i mire,per interesat tona dhe te rajonit tone,,,,,sidomos, po te mos nxjerrim nga mendja tartakutin anglez ne cdo centeze te parase se tyre publike.☺☺

  3. Alboz934 says:

    Ju ankoheni per shqiptaret se shume prej tyre po kryen krime dhe kan kap tregun e kokaines me fitim prurese dhe krime te tjera ekonomike si dhe vrasje etj . Keto i keni bere ju se te gjithe kriminelat kane dokumenta dhe ato qe punojne tere diten nuk kane dokumenta dhe punojne tere diten tere frike dhe ne darke mbyllen ne shtepia te tyre se punojne ne te zeze . Ja p .sh , nje shok i imi ish oficer i Ushtrise me graden major ka qene si vizitor tek djali i tij me gjithe grua tashti vetèm kerkoj vize per te shkuar te djali me pare nipat e mbesat dhe nuk ja dhane vizen ,ku djalin e ka me pasaporte angleze por ky ish oficeri duhet me qene kriminel per te marre vizen jo vetem vizen por edhe pasaporte angleze .Nje rast tjeter edhe ai ish oficer , atij i japin vize dy vjeçare per te shkuar te vajza bashke me gruan e tij si dhe djalit tij me grua dhe femije pra e gjithe familja.

  4. luka says:

    Ka kerkese prandaj vazhdon oferta.

  5. e verteta e hidhur says:

    Me ben pershtypje kjo puna e drogerave,ka kapur cdo cep shtypi e policie,por te gjithe i bien fyellit ne nje vrime:”Te luftojme prodhuesit dhe transportuesit”(trafikantet) e droges heroine , kokaine,kanabis”Kesisisoj jane mbushur burgjet me kundravajtes gje qe eshte kosto e madhe per qytetaret taksapagues.Nderkaq: “Sejcili qytetar,ne cdo vend te botes (me perjashtim te disa shteteve),eshte i lire te perdore cdo lloj droge, mjaft qe te mos shqetesoje te tjeret”.A ka ne mes te ketyre dy sentecave kundershti? Une besoj se ka.Pse?Drogerat jane mall,dhe si cdo mall ne ekonoimine e tregut mbijeton ai mall qe ka treg,madje eshte tregu ai qe dikton prodhimin e nje malli.Atehere perse nuk rregullohet tregu,por luftohen pasojat e tregut.Pra SHKAKU eshte TREGU,ndersa PRODHUESIT dhe SHPERNDARESIT jane PASOJAT.

  6. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    edhe nje SAMI tjeter ku Albanistani mori te ”gjatin” madje me gunga………………….

  7. Ali Belortaja says:

    Kane nga te frymezohen dhe te mesojne “kriminelat” shqiptare , shumica pa asnje te drejte pune apo leje qendrimi.
    Kaq respekt dhe dashuri kane per Ed Scobarin sa po e kopjojne.

    ———
    Shqiperia paguan ne NATO 1.10% kurse Spanja e Belgjika shume me pak 0.79%

  8. drini says:

    O Mero, po i thoni te nderroj kepucet ketij palloshit tone o plak..
    Do te bien ne sy le te nxjerre gjuhen ,me mire sesa si femije camarrok me keto atlete…
    dikush duhet ti ve fre ketij rrotes se kariit se nuk e kanqevrine te Anetes apo te Lindes, e ka te shqiptareve..
    menyre tjeter per te rene ne sy : Hidhu nga London Tower ..te gjithe do flasin per ty o kar me zile…

  9. edi says:

    O LOra, na cave trapin, po vertete…. Rilindase me patente

  10. Rilindja pjerdhur says:

    Ca budallai kronik ky me keto atletet,si gorille.Saliu te pakten vishet serioz dhe rri serioz dhe flet serioz.Kurse ky shume vk

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje