Media amerikane kryqëzon Bashën: Lidhjet e transaksionet e dyshimta me Nick Muzin dhe akuzat e rreme mbi gazetarët e huaj

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

“Muzin Capitol Partners nënshkroi kontrata lobimi vitin e kaluar, duke marrë deri në 125.000 mijë dollarë në muaj, për të lobuar në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Lidhjet e partnerëve të Muzin Capitol me Bashën nxitën gazetën amerikane “Mother Johnes” për të gjurmuar paratë që qarkullojnë midis firmës dhe liderit shqiptar Lulzim Basha.

Partia e Bashës filloi sulmet kundër revistës me pohime e akuza të rreme, duke thënë se reporterët kishin marrë para nga partia socialiste e Shqipërisë e duke fajësuar miliarderin George Soros…”

Kështu ka shkruar media prestigjoze amerikane “NBC NEWS” në një artikull ku zbulon lidhjet e ish këshilltarit të Presidentit Trump, Michael Flynn, sot nën hetim, me firmën e lobimit “Muzin Capitol”, e cila sipas medias, njihet për shërbimin e saj ndaj Lulzim Bashës.

Të njejtat lidhje janë zbuluar edhe nga gazeta “The Hill”.

Michael Flyn po pret vendimin e gjykatës për akuzat që rëndojnë ndaj tij, pasi gënjeu agjentët e FBI-së që po hetonin ndërhyrjet e Rusisë në zgjedhjet e 2016-s. Pak pasi la këtë detyrë, Flyyn nisi detyrën si drejtor i strategjisë globale për një firmë të re lobimi në Washington, me emrin “Stonington GLOBAL”.

Edhe pse ky pozicion i ri i Flynn ishte bërë publik në faqen zyrtare të firmës lobuese, Flynn e mohoi duke thënë se ky ishte një keqkuptim. Media amerikane ka zbuluar se në fakt, firma e re është thjesht emri i ri i një firme të vjetër, “Muzin Capitol”, në pronësi të Nick Muzin.

Tashmë në këtë firmë “të re” është shtuar një partner i ri, Joseph Allaham, edhe ky me lidhje me Partinë Demokratike.

Lexo.al sjell në kujtesë se partneri i ri “Stonington Global”, biznesmeni me origjinë siriane Joseph Allaham, është njeriu që sipas deklarimeve të bëra në departamentin amerikan të shtetit (shih dokumentin bashkëngjitur) shërbente si konsulent e lobues për Lulzim Bashën, në emër të kompanisë Muzin, në SHBA.

Kujtojmë gjithashtu se në vitin 2016, MIchael Flynn ka pasur një kontratë lobimi me mikun e ngushtë të Lulzim Bashës, Kemal Alptekin me vlerë 15 milionë dollarë, i cili në emër të qeverisë turke lobonte për ekstradimin nga SHBA të Fetullah Gylen. Pikërisht Kemal Alptekin u cilësua nga investigimet e medias si personi që kishte ndërmjetësuar pagesat e Bashës me Muzin.

Kështu, ndërsa media amerikane hedh dritë mbi lidhjet Flynn-Muzin- Basha, ajo ngre akoma më tej dyshime për transaksionet e parave dhe njerëzve që PD ka përdorur, për t’i nxirrë faqen Shqipërisë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
        
        Loading...
        

6 komente në “Media amerikane kryqëzon Bashën: Lidhjet e transaksionet e dyshimta me Nick Muzin dhe akuzat e rreme mbi gazetarët e huaj”

  1. Tarras says:

    Po nuk nxihet e nxirra o morra te kuq. Ju bythqira jeni te gjithe kelyshe te kuq qe u kane hedhur dhe hani topa te vegjel muti qe u ka ngelur neper dhembe, e dilni e shisni dengla sikur keni ngrene fruta deti. O pika te leqendisur.

    1. merru me ta says:

      Ti Tarras si thëri qe je duhet shtypur me pulqer qe te mos behesh morr i Saliut.file:///C:/ProgramData/FLEXnet/Connect/11/ui/toaster.htm?title=Économisez jusqu’à -50 % !&p=Nuance PaperPort 12&sev=I&type=M&details=http://update.scansoft.com/image/xyz/isvid1/http://shop.nuance.fr/store/nuanceeu/fr_FR/Content/pbPage.FR_upgradecentre&language=1036&Strings=&ToasterCSS=#close

  2. LORA says:

    Nuk shoh gjekundi kryqezimin e holandezit shqup-s , ne kete lajm.

  3. drino says:

    Dihen prapaskenat e Salilulit por Amerika e di mire qe PD emrin ka te tille se ajo eshte nje parti komunisto fashiste dhe te gjith ambasadoret e nderuar te saje pervec atij te parit kane qene kundra deri ne ekstrem, por si parti e tille nuk ndryshon sepse kane vrare e vjedhur dhe e dine qe do hyjne ne burg. E dtejta vonon por nuk harron.

  4. ben says:

    Ne te vertete Basha dhe PD-ja i kane nxire faqen vetes dhe jo Shqiperise.
    Me vjen keq vetem per ate pjese te vogel te elektoratit te PD-se qe akoma besojne tek maskarenjte Berisha e Basha.

  5. OMA says:

    TARRASIT!
    O TARRAS, QË TA KANË RRAS !!
    E KE HONGËR T’MODHIN PRAS;
    PRIT PRIT, T’PASTË MOMA;
    NUK KE PA GJO , AKOMA. !!🖕🖕😀😀😂😂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *