Hahn ‘tremb’ mediat greke: Do të ndryshojnë kufijtë me Shqipërinë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një deklaratë e komisionerit për Zgjerim Johannes Hahn është cilësuar nga mediat greke si e “çuditshme”.

Gazeta “Kathimerini” shkruan se “komisioneri ka thënë në një konferencë në Londër se po të arrihet marrëveshja ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, do të ketë edhe ristrukturim të kufijve.”

Po të njëjtën deklaratë, gazeta “Proto Thema” e cilëson si “të pabesueshme”.

Kjo gazetë e ka interpretuar në këtë mënyrë deklaratën e Hahn-it:

“Me pak fjalë, komisioneri ka paralajmëruar që në rast se negociatat Kotzias-Tsipras me kryeministrin shqiptar Edi Rama finalizohen, do të ketë ndryshim kufijsh.”

“Proto Thema” shton të thotë se kjo është një deklaratë tejet serioze dhe pritet me interesi reagimi i qeverisë greke dhe i Ministrisë së Jashtme greke.

Komisioneri Johannes Hann ka folur në konferencën me temë “Përtej Berlinit; Çfarë presim në dekadën e ardhshme për Ballkanin Perëndimor”, organizuar nga Instituti Mbretëror i Çështjeve Ndërkombëtare, ose siç njihet gjerësisht, Catham House.

Ndërkohë, këtë situatë e ka sqaruar zëdhënësi i Komisionerit, i cili iu përgjigj interesit të “Kathimerini”.

Në asnjë mënyrë komisioneri Hahn nuk i referohet një ndryshimi kufitar”, tha zëdhënësi.

Duke theksuar nevojën për zgjidhjen e çështjeve të hapura dypalëshe përpara ndonjë zgjerimi të ardhshëm, ai u referohej bisedimeve të vazhdueshme greko-shqiptare mbi zonën ekskluzive ekonomike, e cila mund të arrihet vetëm në bazë të një marrëveshjeje të pranueshme reciproke mes dy vendeve,” shtoi ai.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Hahn ‘tremb’ mediat greke: Do të ndryshojnë kufijtë me Shqipërinë”

  1. Vedat Shehu says:

    Cheshtja eshte te demokratizohet shhteti grek, qe e mmbane te lumturuar popullin me injorancen se monoteizmi dhe Rilindja Europiane u zhvilllua nga nga mitet politeiste Helenike.

    1. Hosteni says:

      Lerini pordhet ju te pseudo-mediave. Natyrisht qe do te kete ndryshim kufijsh. Ne favor te Gerrqise. Ne fituam heqjen e apostiles, njohjen e patentave dhe p….e nenes se Rames dhe Bushatit. Ah me falni…edhe camet mund te shkojne per turizem per te pare varret e te pareve te tyre. Prona apo demshperblim nuk duan. Kush do le te ankohet tek platforma e bashkeqeverisjes.

  2. Albani says:

    Beni kujdes gazetare gelbaza dhe komentues analfabete,se kur flitet per ndryshim kufinjsh,keni parasysh autonomine e zgjeruar te minoritetit Grek ne Shqiperi qe ka ofruar Rilindja e krimit.
    Fjala autonomi te nderuar komentues ashtu si dhe fjala analfabet,dhe po ashtu fjala autonomi qe ne perdorim eshte fjale Greke dhe domethenjen e ka PAVARESI,pavaresi me te zgjeruar,ose veteqeverisje me te zgjeruar ka ofruar Rilindja e krimit per minoritetin Grek.
    Per kete duhen pyetur “rilindasit”;sa miljona,apo miljarfa kane marre nga grupimet qe perfaqesojne interesat Greke ne Amerike.
    Kjo eshte thembra jone Akiliane nga ku do te goditemi dhe do te vdesim,ky eshte ndryshimi I kufinjve,keta jane lideret tane florinjdashes alla otomane,prandaj mos kaloni ne ekstaze te nderuar nacionaliste alfabete.

  3. NNP says:

    Greqia kot mundohet sepse e ardhmja e saj eshte ose te ndryshoje mentalitet per shqiptaret e te bej veprime koherente si psh njohja e minoritetit shqiptar dhe e camerise ose zoti e ruajte.

  4. Tepelena says:

    Do ishte mire te tremben mediat shqiptare.

  5. Trimi says:

    Ku eshte TFG si I ka shpetuar kyl lajm! Apo ka I kur mbas janulles

  6. Laku says:

    Keta lideret e Europes te hane mutin.Dhe Sala me Ramen si pjerdhin me keta matufe.

  7. AAA says:

    Edhe po u ndryshuan ne byte si perdere do ta kene shqiptaret.

  8. Free says:

    mir e ka thene Shqiperia e hengri sapunin per djath fale Rame Berishes…dyshja serbo-andarte qe drejton shqiperin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *