NATO, Shqipëria me 100 milionë euro mangët

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Shqipëria shpenzon për mbrojtjen rreth 1.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, që përkthyer në para do të thotë 146 milionë euro.

Por, kjo shifër nuk është aspak e mjaftueshme me atë që kërkon vetë Aleanca e Atlantikut Verior, e sidomos së fundmi, Donald Trump.

NATO kërkon që shpenzimet për vendet anëtare të jenë në 2% të PBB, çka përkthehet në 240 milionë euro në vit për Shqipërinë, ose praktikisht 94 milionë euro në vit më shumë, raporton SCAN.

Të paktën ky është detyrimi që Shqipëria ka vendosur të respektojë që kur u anëtarësua në aleancë.

Gjithsesi, Shqipëria nuk është aspak vendi i vetëm që nuk e respekton këtë detyrim, por një ndër vendet e shumta që shkel normën e 2%.

Që prej zgjedhjes në krye të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump ka sulmuar vazhdimisht këto vende. Një raport i pak kohë më parë ndërkohë, i publikuar nga PriceWaterHouseCoopers (PwC), projektonte një rënie të shpenzimeve për mbrojtjen nga vendi ynë gjatë periudhës 2017-2021, me plot 6.3%, pra tërësisht kundër angazhimeve të përbashkëta. Kështu, rezulton se, Shqipëria është jo vetëm një ndër të paktat vende të botës ku projektohet rënie e shpenzimeve për mbrojtjen, por edhe vendi i parë në NATO me një rënie të këtyre përmasave.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “NATO, Shqipëria me 100 milionë euro mangët”

  1. Lexuesi i TemmA says:

    Dmth, shpendezimet e Enverit per mbrojtjen nuk paskan qene edhe aq “te zeza” sa po i bejme ne zboristet e tij !!!

    1. Al says:

      Nuk kane qene aspak o lexues. Por kur ta marrim vesh ne zboristet e rinj se pse u deshen bunkeret, pishat ne breg te detit e shtyllat me maje hekuri neper vreshta e strehimet ne cdo qender banimi do jete shume vone e do i kete dale tymi…Po kemi stresin me noizyn qe do na mbrojne kshu qe fli i qete. Sa per politikanet, jane aq te marum ne kete vend sa mezi presin te cjerrin nje cope fame nga kombetarja, Rita Ora, Xhaka, Shaqiri dhe… Kroacia!

      Hajt mos e rruj se me keq nuk ka ku shkon.

  2. 🇦🇱 vs 🇧🇪 says:

    Eshte humbje kohe te lexosh cfaredo shkrim i ne kazanin mediatik.

    Tash dgjoni me kujdes: 🇦🇱 1.10% vs 🇪🇸 . Pra, perse nje vend I varfer dhe shtet morracak paguan me shume se Spanja, Belgjika?

  3. dani says:

    PPSHja harxhonte me pak per nje vit per ushtrin dhe kishte mbrojtie njiqind her me te sigurt ,se qiellin ton e ruanin SHQIPTARET dhe detin dhe token , sot nuk kemi fare ushtri dhe paguajm 2.4 milard euro ne 10 vjet ,me kaq para PPSHJA e beri ushtrin si ushtria izraelit , kta kan vetem gjeneral dhe ushtri imagjinare , hajde demokraci te rrofsha pallen , tallen me harxhimet qe bente ENVERI per ushtrin kta zhulcat debilat pa tru sot , qe tek e fundit ate ushtri e kishim tonen , sot po paguajm mercenar per ruajtien ton 100 her me shtrenjt se ne at koh,

  4. Yp xhixhi says:

    Or mik , kjo paqja ka 1 far cmimi nuk ta fal askush .Amerikant s’jan si xhaxhi Skenderbe’
    qe kur u kthye nga turku ne Kruj i tha popullit qe e priti : Lirin nuk u a solla un por e gjeta
    midis jush.

  5. popull says:

    Dhis is a mirakell!- tha Sali Berishe Servili i USA-s.

  6. Emigranti says:

    Ai qe te ruan do paguar dhe cmimin ta ben ai.jemi vend pa industri.tani me domatet qe shesim do paguajm Naton. Eshte edhe risposta e USA per voten kunder per Jerusalemin capitale.

  7. ta says:

    kane frike se mos hedhin bomben atomike ne shqiperi.hahaha

  8. says:

    Ne shpenzojm çdo vit 1,8 % të PIB (produkt i brendshem brut) ndërsa Luksemburg 0,55% në NATO. Kërkohet 4 %

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *