Nexhmije Pagarusha shtrohet me urgjencë në spital

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Këngëtarja e njohur Nexhmije Pagarusha ka shfaqur probleme me gjendjen shëndetësore.

85 vjeçarja është transportuar me urgjencë në spital ku po kurohet.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu i cili thotë se këngëtarja ishte lënduar në shtëpi, pasi i kishte rënë një dollap.

“Zyra e informimit QKUK, ju konfirmon se pacientja N.P, ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve që ka marrë në shtëpi.

Është dhënë ndihma mjekësore në kuadër të klinikës emergjente dhe është jashtë rrezikut për jetë. Janë duke vazhduar ekzaminimet tjera diagnostike në kliniken e radiologjisë në QKUK”, tha Shpend Fazliu.(TemA)

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Nexhmije Pagarusha shtrohet me urgjencë në spital”

  1. Princi(Belgjikë) says:

    Shërim të shpejtë zonjës Pagarusha, bilbilit të këngës shqiptare. Ajo nuk është pacientja N.P., por një krenari e kulturës shqiptare, një diva e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *