Nga vjedhja e Thanzës ka fituar më shumë Sali Berisha

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Mero Baze

Ata që e kanë emëruar, tani po bëjnë sikur nuk e kanë njohur Admir Thanzën. Gjyqtari që po kryqëzohet për një episod të shëmtuar të së shkuarës së tij, mund të merret edhe si i pandehur, që ka fshehur të shkuarën në formularin e dekriminalizimit. Ai është tani target i çdokujt që kërkon të duket se është në anën e drejtësisë, përfshi dhe opozitën, por ai është dy herë i emëruar nga opozita e sotme, në postet më të larta të drejtësisë në vend, në vitin 2009 në Gjykatë Kushteuese në mandatin e anëtarit Gjergj Sauli, dhe në 2013 në Gjykatën e Lartë, nga presidenti Bujar Nishani.

Njeriu që e ka sponsorizuar ngritjen e tij është personalisht Sali Berisha, dhe ajo çfarë është e shëmtuara është se një këshilltar i afërt i tij, ja ka referuar rastin në fjalë para se ai ta emëronte. Kjo i ka shërbyer Sali Berishës si një “peng” për ta pasur atë njeriun e besuar në drejtësi.

Shumë nga miqtë e tij të afërt, nuk arrinin ta kuptonin, përse Thanza po ecte aq lartë në system, pa pasur ndonjë lidhje direkte me Berishën. Biles më i çuditur ishte fillimisht ai që i kishte raportuar problemin e Thanzës. Por ai vendim gjyqësor u bë për Thanzën fati real i tij, i cili e çoi në majat më të larta të drejtësisë, natyrisht për të mos gabuar kurrë kundër atij që ja dinte cenin.

Tani kur Thanzën po e kryqëzojnë të gjithë, tani kur ai është bërë muri ku mund të gjuhet me gurë shejtani, njeriu që e përdori atë dhe dosjen e tij, bën si parimor.

Ajo që ka bërë Thanza natyrisht është e shëmtuar, edhe sikur ta ketë bërë siç thotë, për të mbuluar krimin e dikujt tjetër. Kjo e dyta nga ana ligjore është dhe më e dënueshme se vjedhja, pasi ai ka devijuar zbatimin e drejtësisë.

Por ajo që ka bërë Sali Berisha dhe Bujar Nishani me të, duke ja përdorur këtë dosje për interesa të tyre, është jo vetëm e shëmtuar, por sinteza e mënyrës se si ata e kanë drejtuar shtetin me njerëz të marrë peng, për interesa politike. Dhe ky është një krim më i madh se ai i Thanzës.

Tani që Thanza po mban në shpinë përbaltjen publike të tij, përbaltësi real i sistemit të drejtësisë në Shqipëri hungërin si ujk i plagosur nga reforma dhe bën sikur nuk e ka mendjen për njerëzit e tij të marrë peng brenda atij sistemi.

Njerëzit e tij i vërsulen Arta Markut se nuk po arrijnë ta përdorin dot për punët e tyre, ndërsa njerëzit që kanë përdorur në sistem si kamikaze, duki i mbajtur peng dosjet e tyre, tani bëjnë sikur nuk i njohin.

Ndaj kur sulmoni Thanzën, dhe nuk është se e keni keq, mendoni se ai është peng i katapultuar në sistem për t’i shërbyer një regjimi, për shkak të dosjes. Unë nuk e di tamam se çfarë ka marrë përsipër Thanza në atë vjedhje në supermarket, ndonjë buzëkuq apo rimel, por di që Sali Berisha ka vjedhur dosjen e tij, dhe përmes saj, ai dhe fëmijët e tij i kanë shpëtuar drejtësisë nga gjyqtarë të tillë. Njeriu që ka përfituar nga vjedhja e Thanzës nuk është vetë Thanza, më shumë se sa Sali Berisha, ai që vendosi të përfitojë nga vjedhja e Thanzës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

27 komente në “Nga vjedhja e Thanzës ka fituar më shumë Sali Berisha”

  1. TR says:

    Kjo eshte pikerisht psikollogjia e Saliut mesuar nga tutori I tij Ramiz Alia. Ramizi e thiri, I nxori dosjen e Srbit dhe I dha udhezimet si ti shpetonte koken perndryshe dosja e tij do behej publike. Kete mesim Sala e ka perdorur ne gjithe jeten e vet. Shembulli tipik eshte Luli qe u thirr nga Berisha dhe pasi I tregoi dosjen e Srbit, I propozoi te behej zevendsuesi i tij. Shembujt e tjere jane me mijra deri sa e ktheu Shqiperine ne Halen e spiunaveThaneza ne kete valle eshte thjeshte nje cironke….

    1. LABI says:

      Po per Laon e Vlores, cfare dosje te kene valle?
      Se qe eshte super hajdut.me cizme, nuk ka dyshim. Edhe qe kerkon apartament jp.me.pak se 100 mije euro per dashnoren, edhe kete e dine te.gjithe. po edhe qe e ka bere me nder notere ate karoshen gruan qe e perdor si lavatricen e parave te pista, edhe kete e dine.
      Po vetting per kete legen maskara, a do te kete? Te shohim se si e kalon dhe sa e so do ta apeloje ky palo legen bq

  2. DURIMMADHI says:

    KËRMAT BERISHJANE, JANË DREJT GJYKIMIT.
    VETINGU NË POLITIKË , NUK DO TË VONOJË.
    MË NË FUND, DREJTËSIA DO TË VENDOSET .
    NJË NGA NJË,QË TË TËRË,
    DO TË KALOJNË NËPËR ATË VËRË ! 👍🏻😀
    KINI BESIM DHE DURIM !

  3. Zigur Qarri says:

    Qe vetingu nuk eshte zbatuar ne fillim per politikanet,ka pasur vetem nje qellim,ti jepet koh per te fshehur pasurite
    e tyre,qe jan qindra mijera here me te medha se te gjykatesve dhe prokuroreve.Dhe sa koh akoma do te qendrojn
    ne Parlament banditet e Rames,Tom Doshi dhe Fidel Ylli?Vjedhja e Admir Thanzes,eshte nje therrime para milardave
    qe kan vjedhur duke abuzuarme me ligjet,keta te dy.Por,kur te hapen letrat e Rames,do te tmerrohen edhe militantet
    me fanatike te ps-s.

    1. Sahit Krasniqi says:

      Nuk kanē mundësi ti fshehin pasurit e tyre.Verifikimi bëhet që pa hyrë në politikë e deri sot,kështu që vetëm le të vijë dita e wettingut për politikën.Që nga Ilir Meta e deri te çuni i Fariut do dalin para drejtësisë.

      1. Zigur Qarri says:

        Pasurite e pajustifikueshme(te vjedhura)jan konstatuar,por nuk jan konfiskuar.Para dy ditesh,Elvis Rroshi kerkoi
        gjykim te shkurtuar ne procesin ku akuzohet per falsifikim te formularit te dekriminalizimit, dokument ne te cilin
        ka fshehur denimet, arrestimet ne Itali, Zvicer dhe Gjermani,dhe per kete do te denohet.Por,askund nuk behet
        fjale per pasurine e tij te vene ne menyre te padrejte,qe do te konfiskohet!Vetem ordinereve i kan konfiskuar
        pasurine deri tani,dhe jo te gjitheve,vetem atyre nuk kan pasur mbeshtetje politike.

    2. Vicidolisti Digital says:

      Gure I Zi me QQQQQQ apo me KKKKKK e ke mbiemrin????????

  4. Titi says:

    Sa e sa te tjere ka futur ne kllape Berisha ne kete menyre…prandaj ai bente ligjin sic i vinte per shtat duke perdorur gjykaten kushtetuese, gjykatat e niveleve te tjera, Shikun, prokurorine, dhe presidencen. Me nje fjale te gjitha pushtetet qe duhet te ishin te pavarura!!!

  5. NjeQytetarOptimist says:

    I ka mbajtur peng dhe Sali Gelbaza eshte terbuar qe “te metat” e tyre, I di gjithkush. Ky ish palaco gjykates ndjehet I liruar se ishte I marre peng.. Bukur Mero..

  6. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Mero, ke nje hallakatje te madhe ne arsyetim. Se di nga se e ke po ke rene ne nivelin e pseudo-gazetareve te pseudo-portaleve sezonale qe deshiren e kthejne ne hipoteze, hipotezen ne fakt dhe bazuar mbi fakte hipotetike ndertojne linjen e pseudo-arsyetimit per te mbeshtetur pseudo-argumentin ne nje palo artikull.
    -Nga e di dhe si e di qe Berisha ka pasur dijeni per te kaluaren e Thanzes? Kush eshte keshilltari? A ka emer ky keshilltar? A ka nje raport konkret cuar Berishes?
    -Nqs pretendon qe e ke te sigurte qe e di ath duhet te kesh fakte konkrete si psh kopje te raportit cuar Berishes ne lidhje me Thanzen, rregjistrime video/audio etj.
    -Pra nqs thua qe Berisha kishte dijeni duhet ta mbeshtesesh me fakte dhe jo thjesht di qe x-i i ka thene y-it per filan gje, se perndryshe eshte thjesht thashethem si mijera te tille qe qarkullojne ne shqiperi nder te tjere edhe per ty.
    -Edhe sikur ta zeme se eshte si thua ti, ath del qe ti kishe dijeni prej kohesh per denimin e Thanzes ne Itali, dhe si gazetar qe pretendon se perpiqesh per te miren e vendit tend ke heshtur, ne rastin me te mire ke ruajtur bythen tende, ne rastin me te keq e ke perdorur informacionin po per te njejtin qellim per te cilin akuzon Berishen, per perfitime personale.
    Dashje pa dashje duke dashur te godasesh Berishen ja ke futur edhe vetes, sic thote nje fjale e urte, kur peshtyn lart peshtyma te bie gjithmone mbi fytyren tende.
    All da best!

  7. Shkodrani says:

    Jo vetem Admir Thanza por eshte edhe gjyqtari Besnik Hoxha qe ne Shkoder njihen per lidhjet e tyre me familjet kriminale ne Shkoder , jane familja Lici , familja Cafi , familja Bajri , vllezrit kriminel Mhill e Pal Prroni , e disa persona te tjere kriminel qe naten bejne killerin e diten gjobvenien e marrjen peng , dhe qe gjejne shpetim nga keto dy gjyqtar te korruptuar e me rrekorde kriminale deri ne palc , keto dy gjyqtar i njeh Shkodra mjaft mire e keto qe po them i din shume mire Shkodranet , por keta dy kan pas edhe lidhje shume te fort edhe me Zhozefina Topallin e Sali Berishen , ndaj jan aty ku jane vetem se i kan sherby atyre , TURP !

  8. Laku says:

    Te drejte ke o Mero i pavaruri,po Edi Rama a ka bere ndonje gabim deri tani,apo se ke pasur mendjen ke ai.Je bre me keq se Fari Baliu

  9. Zgalem says:

    Shkolla e Plepave – Akademia e UDB , ne Shqiperi . Nuk kam besim se do te zberthehet teresisht kjo cerdhe mafioze . Zgalem

  10. Kapedani says:

    Mero vjedhja ne supermarket nuk eshte krim o debil por akt i denueshëm.Zakonisht jepet nje gjobe .Po vodhe nje buzekuq apo cope djathi apo parfum te fusin nje gjobe 200-300 euro,nqs vepron ne grup dhe vjedh (ne sasi te madhe)celulare ,parfume dhe gjera te tjera me vlere te madhe me qellim perfitimi (ti shesesh) atehere te nxjerrin ne gjyq,mbase rasti konkret i Thanzes.Por dhe ky veprim nuk quhet krim se ndryshe vendoset shenja e barazise ndermjet vraseve,pedofileve me hajdutet ordinere.

    1. Ligji says:

      O K0qe kapedani apo kapedani koqja. Krim eshte çdo veprim kunder ligjit dhe normale e zakoneve te nje shteti e shoqeror. Vjedhja eshte kemi ku do ne bote. Ka prime te keta che te renda. Edhe kur kalon me te kuqe ne semafori eshte krim, pavaresisht se te japin gjobe, pasi nuk do humbur kohe neper gjyqe me ty funksionaret e shtetit. Po vjedhesit jane che marten kriminele.

  11. Kopshtari says:

    Kushdo qe eshte ngjitur ne hierarki ne sistemin e ndertuar nga Sali Berisha, ka pasur nje dosje kompromentuese te re ose te vjeter. Nje cen ne biografi, ben te mundur ti kontrollosh dhe perdoresh njerezit sipas qefit. Sistemi qe kishte ndertuar Saliu, ishte i bazuar ne ves dhe mekat. Ne nje sistem te till te korruptuar, nuk ka vend per njerzit e ndershem e patriot dhe drejtesia eshte e pamundur, sepse te perlyerit mbajne njeritjetrin. Eshte mese e vertet ajo qe ka then gjithnje Edi, se fajin e ka sistemi. Shqiperia qe duam, eshte e mundur vetem nese ne do tja dalim mban te nderojme nje sistem te ri, te bazuar ne vlera e moral, duke i dhen fund njehere e pergjithnje sistemit berishjan.

  12. Murat Shehu says:

    Me shume se çdo gje tani na duhet drejtesia e pavarur dhe e pakorruptuar, per kete duhet te diskutohet me shume, se persa i perket politikaneve dhe punojseve te shtetit do te nxjerin dhe do te çojne ne gjyq njeri-tjetrin, siç ka filluar te ndodhe. Meta, duhej te ishte gjykuar i pari se i ka provat, ndersa berisha qysh me 97. Ai ka prova me shume nga te gjithe per tu denuar, te tjetet kane nevoje per prova. E çuditshme, po fillohet me njerez qe nuk kane prova te sigurta dhe po lihen ata qe i kane ato me bollek, meta-berisha. Mbase se keta te dy kane me shme mundesi te destabilizojne vendin nese preken. Nuk besoj te kete ndonje arsye tjeter. S’kemi ç’bejme duhet te durojme edhe ca.

  13. @autori says:

    O Mero!
    E gjithe Shqiperia eshte e inkriminuar, sikurse ti e personallizon vetem me Thanzen.
    Po deputetet qe zgjidhen nga kryetaret e partive, nuk kane “cene” si te Thanzes?
    Po ministrat? Po te gjithe ata drejtues ne Institucione te rendesishme, nuk kane “cene”?
    Mekatet e njerezve jane aleatet e diktatoreve dhe autokrateve.
    Mjaft e mbrojte Ramen dhe regjimin e tij!

  14. Shqiptari nga Kosova says:

    Sa fatkeqesi qe merremi me nje vjedhje( buzekuq qe thot Mero) e nuk shohim se ç’vjedhje , grabitje e vrasje ka bere Sali Berisha..!

  15. Kopshtari says:

    Shqiperise i marrin te keqen te gjith ata te pafytyr qe perpiqen ta ndyjne e ta inkriminojn. Shqiperia eshte drite e pasqyr. Te ndyret e te peshtyret, te mbajne vendin qe ju takon. Boll u perpoqen ti bejn te gjith dhe giithçka si vetja, duke filluar nga Memedheu e deri tek patrioti me i ndershem.

  16. Doni me per Belulin.. says:

    Ora 12.30, dt.12 Korrik
    Ne shkrimin e Andi Bushatit jane vetem 4 komente te botuara, te dates 11 Korrik.
    Ne titujt e Blogut shkruhet se duhet te jene 12 komente, pra mungojne ose censurohen 8 komente.
    Po keshtu ndodh dhe me shkrime te tjera qe jane kritike ndaj qeverise.
    Censuruhen komentet per fare ose dalin mbas 3-4 ditesh dhe me shume.
    Kur shkrimi nuk lexohet me dhe ato komente te “vonuara” nuk i sheh njeri.
    Te gjitha mediat paguhen nga parate qe i vidhen popullit nga Mega-Hajdutet.
    Nuk ka me gazeta te pavarura sepse te gjitha lepijne bythen dhe parate e Mafies.

  17. eli-tiv says:

    ..eshte sistemi i vetem qe saliu ka punuar e ka besuar….listimi i njerezve te inkriminuar…dhe perdorimi i tyre ka qene sekreti i pushtetit te tij (pasurise familjare}..edhe sot ai leviz kete bote te inkriminuar e kjo e ben te ndjehet i fuqishem si dhe ulerin cdo dite ta mbaje gjall kete rjet..nuk rendesi se lajmet e tij dalin bllof e jane te genjeshtra…rendesi ka qe ai te leshoj kushtrimin ta mbaj ..”lart frymen revolucionare “

  18. SHQIPERI TE KAM DHJER says:

    Si nuk u lodhet me arsyetime , me fakte e pa “fakte” me hajduteri e “pa hajduteri”,me krime e “pa krime “me tradheti e “pa tradheti ” Ato ju kan zen syt ,,po levrijn milioneret e poitikes dhe gjyqesorit pa u ndeshkuar e tallen m Ku shkoi tqe zhurmen qe krijohet e haroet ! A nuk shifni cfar luhet or delenxhij ? ku shkoi znurma Fullani ???? Po Adriatik krye mafjoziqe nxitoi te mbuloj mutin me shurren e dorheqjes qe te gezoj trofet e te tall k…t me ter ju ??? Po laviret me shum ftyra qe na hiqen per te virgjera e te persekutuara ?? Ate cka thot Merua ketu esht nje pik ne Oqeanin e degjenerimit kapital te shtetit dhe drejtesis …… Jemi bashkfajtor ………

  19. kush e ktheu enverin ne legjende ? says:

    Nqs politika & media merren me sardele te tipi THANZA kjo tregon degradimin e turpshem te Vetingut te shakaxhiut Donald Lu qe ne vend te peshqeve te medhenj qe do kapte ne janar kapi leshin e Monikes se Lesheise.
    .
    Te harrohet droga “KOZMIKE” e Mamurrasit apo deshmite e Izet Haxhise qe vertetojne se Berisha eshte kriminel-pervers-satana dhe te merret Mero me buzekuqin qe ka vjedhur ne Itali ky debili Thanza eshte ngjallje e Enver Hoxhes dhe ka ardhur koha te themi ‘ENVERI U NGJALL”
    …………………..

    Eshte e turpeshme per
    .
    1-………Kongresin Amerikan
    2-………Shtepine e Lyer me te Bardhe
    3-……….Nato-n
    4-……….Bashkimin Europjan
    5-……….Per dy Presidentat Bush
    6-……….Per Dy Klintonet
    7-……….Per Obamen
    8-……….Per Trampin
    9-……….Per Merkelin
    10-………OKB

    qe kane cerekshekulli qe po tallen me shqiptaret duke u zgerdhire me veprimet psiqikisht te semura te nje nga monstrave me te peshtira qe ka nxjerre shoqeria njerzore..
    .
    Eshte kriminale qe akoma ka zyrtare perendimore qe e mbajne Berishen qe hodhi gjasme “kamunizmin” dhe ndjekin nje politike “NO SEE EVIL”
    .
    Ky ligjerimi I fundit I ketij perbindeshi atakon direkt USA-n ashtu si pshurri ekspertizat e FBI per 21 janarit ose kur quajti NY-Times ..leter higjenike..
    .
    Nese eshte e vertete qe Sali Bisha I ka thene keto fjale nje zyrtari te rendesishem amerikan dhe ky I fundit dhe shefat e tij e deri te Presidenti rrine akoma si pula atehere me lejoni tju them se ju te nderuar
    .
    PO E BENI ENVER HOXHEN BURRIN E SHTETIT ME TE MADH QE KA NXJERRE NJERZIMI PER TE GJITHA KOHRAT DHE KJO ESHTE AKSIOME E VERTETUAR NGA DIPLLOMATE & ZYRTARE EURO-ATLLANTIKE


    NUK KEMI NDEGJUAR DHE NUK KEMI PARE TE DIGJESHIN NJERZIT TE GJALLE NE KOHEN E ENVERIT “TE TMERRSHEM” POR KJO NDODHI PABESUESHMERISHT NE TETOR 2012 KUR U VET-DOGJEN 2 ISH TE PERNDJEKUR POLITIKE NGA POSHTRIMI PSIKOLLOGJIK QE I BERI “BURRI I SHTETIT I ARVI-ZIUT”


    ky artikull I meposhtem tregon hipokrizine e miqve tane qe I pritem si Krishti ne 1991 dhe e shohim veten sot si komb te varur ne kryq me litarin e Berishorrit

    ==========================

    Kanibali ynë Berishë
    ——————————–

    Nga Mero Baze, 13 Tetor 2012
    .
    Greva e urisë tashmë po administrohet me forcë nga Sali Berisha. Dy gardhe të forta policësh kanë rrethuar tendën ku mbahet greva e urisë dhe kanë kufizuar çdo të drejtë të grevistëve, qoftë për tu takuar me qytetarë, qoftë dhe për të marrë ujë apo cigare si mjete mbijetese.
    .
    Në një mënyrë të pazakontë, disa policë u kanë hequr liritë dhe të drejtat qytetare një grupi grevistësh, ende pa i ridënuar me gjykatë apo pa bërë ndonjë krim në flagrancë. Situata është tërësisht absurde. Policët kanë marrë kontrollin mbi administrimin e grevës, se ku duhet të bëhet ajo, kë duhet të takojnë grevistët, a duhet të pinë ujë apo cigare, a duhet të shkojnë në tualet apo të vdesin aty në shtrat. Të vetmit që janë lejuar në 24 orët e fundit të takohen me grevistët janë disa diplomatë perëndimorë, të cilët tentuan të hapin një kanal dialogu me Bujar Nishanin, i cili u prish ende pa u hapur. Të tjerët nuk lejohen të kontaktojnë me ta.
    Në këtë heqje të dhunshme të lirisë së tyre për të protestuar, ata po tentojnë të japin sinjalin e alarmit duke shpallur atë që quhet greva e vdekjes, duke refuzuar ilaçet, ujin dhe serumet. Edhe ky vendim nuk i ka tërhequr policët nga vendimi për të administruar grevën.
    Në këto kushte, përveç protestës politike, dikush duhet të ndërmarrë hapa ligjorë kundër tyre. Në rastin konkret, Avokati i Popullit duhet të ishte përballë policëve, jo për të negociuar kërkesat e grevistëve, por për të ndalur administrimin e dhunshëm të grevës prej Sali Berishës. Marrja e kontrollit mbi grevën nga policia, dhe biles nga disa segmente fanatike dhe të dhunshëm të policisë, që funksionojnë si xhandarmëri politike e Sali Berishës, është një shkelje flagrante e skajshme e lirisë së tyre për të protestuar. Ky kontroll deformon tërësisht qëllimin e grevës dhe zhduk nga prioriteti kërkesat e grevistëve duke konsumuar kohë dhe energji me të drejtën për të protestuar. Është kjo arsyeja që Avokati i Popullit duhet të bëhet në këtë rast mbartësi i iniciativës për të paditur Policinë e Shtetit, e cila po përdhunon grevistët duke marrë me dhunë administrimin e të drejtës së tyre për të bërë grevë.
    ……………………………..
    Ata po dalin të protestojnë jo vetëm për shkeljen e të drejtës së informimit për ta, por si dëshmitarë të një terrori psikologjik, politik dhe policor, që pushteti po ushtron mbi grevën dhe grevistët. Është një iniciativë gazetarësh, jo pronarësh apo sindikalistësh. Është diçka që ka lindur nga revolta që ndjen çdo dëshmitar, që prek atë skenë të dhunshme krimi të shtetit mbi disa burra të fortë, por të pafuqi, që janë shtrirë përtokë nga përpjekja e pushtetit për t’i vrarë në heshtje.

    .
    Ajo që po ndodh është ridënimi i dytë i tyre, tashmë pa gjyq. Nëse ua morëm një jetë të tërë në burg për shkak të bindjeve të tyre, tani pushteti po u merr lirinë për të protestuar me dinjitet dhe për tu bërë shembull i kurajës qytetare. Ndryshimi i vetëm është se atëherë kishte një aparat të tërë dhune politike, që nga gjyqtari, hetuesi, prokurori e polici, ndërsa tani ka vetëm një polic, një gjyqtar, një hetues dhe një prokuror, që quhet Sali Bisha.

    .
    Ai nuk duron dot që para syve të tij të lartësohet një institucion moral siç është protesta e atyre që po vetëflijohen kundër tij, duke e kthyer atë në kanibalin e kohëve modern të historisë sonë.

    ++++++++++++++++
    .
    Ne vend te mbylljes;
    .
    .
    .
    Sali Berishen e prune ne pushtet sherbimet amerikane te dipllomacise-te inteligjences dhe atyre strategjike.
    .
    Eshte detyrim qe shteti amerikan te gjeje menyra per denimin e krimeve te Berishes aq me shume kur sot ai po poshtron direkt dipllomacine dhe shtetin amerikan..
    .
    -Ose ti ngreme nje monument Berishes
    qe ja beri “tete me dy Amerikes”
    .
    -Ose te mendojme qe shteti amerikan paska mbaruar
    .
    -Ose te filloje zyrtarisht
    shejterimi I Enver Hoxhes
    qe po e kthen ne legjende
    pa deshiren tone
    tolerimi i miqve ndaj nje Satanai

  20. Shoku " Shpati " says:

    Buzëkuq apo rimel… I madh je Mero ! Ja hoqe njollen .

  21. moscensuromero ! says:

    AS NE KOLONITE KLASIKE
    .
    AS NE VENDET E PUSHTUARA

    NUK KA NDODHUR QE NJE MENDER ME THANE KRYMINISTER DEL NE TV-RA DHE DEKLARON

    une
    jam
    vrasesi 21 janarit dhe do vrisja ramen siaps kanunit leke dukagjinit biles e trajtova si lecke perfaqsuesin e Obames…dhe mero baze heshti..dhe donaldluleshi heshti……dhe arta marku heshti dhe ismail kadavreja heshti..

    A eshte me gjithemend politika amerikane kjo e perkedheljes se SUPER KRIMINELIT BERISHE per cerek shekulli..apo mos po e ben TRIBUJA ELEZ BIBERAJ ME MAKARTISTIN WISNER me koken e tyre
    .
    Cuditerisht ne nje ndegjese me rendesi ne Kongresin Amerikan ne prill 2013 nje staf qe perfaqsonte Shqiperine ku ishin kryesore Elez Biberaj dhe G.Galanxhi ne nje material te gjate per periudhen e sundimit te juntes Berishiane as nje fjale per
    -Gedecin
    -Per 21 janarin 2011
    -dhe per vjedhjen e bashkise nga Luli Arvizuse dhe kjo eshte e pafaleshme per kongresmene te nderuar qe ishin present por te verbuar..
    .
    Si ka mundesi ne nje vend demokratik si Amerika ka lobe (podesta) qe per te hequr njollat e gjakut te nje krimineli si Berisha marin Dollare miliona dhe “zbusin” bossat e shtepise bardhe…..PRA pse duhet te shajme enverin..nese ka mekanizma te till ate pabesueshme ?

    .
    SEPSE VETEM CFARE THOTE IZET HAXHIA NGA TURQIA ,KONGRESI AMERIKAN DUHET TE FORMONTE NJE KOMISJON PER CESHTJEN
    ……………….SALIGATE……
    per krime,kanibalizem,genocide,tradheti dhe vjedhje miljardash ne bashkpunim me mafjen me kollare qe do rezultonte fatale per disa kokrra atje si ne
    .
    WATERGATE APO IRANGATE
    .…
    sepse behet fjale per mbi 20 biljon dollare te armatimit shqiptar qe kane kaluar ne dore te SHKELZENEVE ,QENEVE DHE DEVIROLEVE..miljardat e rruges kombit apo OFF SHORET E naftes.( mund te happen letrat e floririt Londres qe “menaxhoi” ilegalisht Rajersoni me Berishin ne 93 ‘)
    PIKERISHT KY ESHTE MISJONI I VENCIAS,…te mbulohen miljardat te dhena nga berisha te lobet “ kopetente” podesta & wisner..dhe pot e happen letrat SAKTE si thote komiku LU atehere nje CUNAM do ndodhe ne brigjet e atllatikut nga termeti adriatikut.
    VENECIA & DEKRIMINALIZIMIN ME KRIMINEL LULZIMIN ESHTE NDYRESIA E RRADHES OSE ME SAKTE LHL RADHES.
    KUR ISHTE KRIZA E LHL NE 15 NENDOR 2015..CUDITERISHT FORCA “TE PANJOHURA’ rrethuan kryministrine te udhehequra nga lul basha..qe I shkeli vijen e kuqe arvizuse
    sovraniteti i shqiperise ra ne shkurt 1992 kur Rajersoni mori pjese ne fushate elektorale krahas MONTRES BERISHE..dhe vazhdon dhe sot.
    KETO PERRALLAT E” VENE CIA S ” JANE NJE SKENAR IDEAL PER TA FUNDOSUR ATE VEND PERGJITHMONE
    Nqs ka kundravajtes me te madh sot ne shqiperi ..ai eshte GOVERNORI LUL. dhe ROMANA VLAHUTIN
    Nuk ka ne historine boterore njre rast te tille si raporti shtet shqiptar-ambasade amerikane.as koloni,as protektorat,,as puppet state,,,as stateless..as vend I pushtuar….por dicka si BLACK HOLE..
    Ne saj te kesaj lidhje Shqiperia mund te quhet si VRIMA E ZEZE E RITA PETROS ku nuk ka ngel diplomat,ambasdor,zyrtar,kongresmen,titullar sherbimesh,analiste nga cdo vendi botes qe nuk kane provuar shijen e saj.
    Eshte fat I madh qe Shqiperia u lidh fort ne 1991 me Ameriken…por akoma me I madh eshte zhgenjimi I shqiptareve me dipllomate amerikane qe merren me Shqiperine.
    CFARE GABIMESH FATALE KANE BERE ZYRTARET AMERIKANE..DHE PO VAZHDOJNE AKOMA ME KETO BARCALETAT E DON LUSE ??.
    .
    1-KRYEGAFA eshte emrimi I ambasdorit te pare amerikan W.E.R nga strofulla e Beogradit,vendit me armiqsor te shqiptareve.
    .
    2-Ne vend te nje pajtimi dhe armpushimi me qeverine e kohes, drejtuesit antshqiptare dhe antiamerikane rajerson-biberaj erdhen si “clirimtare” dhe filluan genocidin e panevojshem antikomunist duke rekrutuar komunisttet me te felliqur si berisha-hajdari-elezaj etj
    .
    3-Ne krye te ketij genocide u vu dhendri serb Berishovic ku sot prej tij eshte instaluar serbizimi,greqizimi,islamizimi dhe mafja nderkombetare tash ben ligjin
    .
    4-Marrja pjese ILEGALISHT e amb.amerikan Rajerson ne votimet E 1992 praktikisht eleminoi SOVRANITETIN E SHTETIT SHQIPTAR..qe vazhdon dhe sot.
    5-Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per 1996-1997 ku u vrane 4000 mije vete dhe u zhduk shteti shqiptar
    6- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per grushtin e shtetit 14 shtator 1998..por biles ata e bene ambasaden zyre per drejtesine shqiptare ku krimineli berishe dha “deshmine”
    .
    7- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per gerdecin ku ishte implikuar familjarisht.
    .
    8-Dhenia e vizes Amerikane ndaj gjeneralit LUAN LEPUR HOXHA edhe pse ishte I denuar nga drejtesia..edhe pse ishte kercenuar me jete nga bossi I gerdecit-skerdhen berisha
    .
    9-Implikimi I disa ekperteve te “virxhinias” ne mbulimin e vrasjes mafjoze te Kosta Trebickes
    .
    10-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke I thene NY-TIME..leter highenike.
    .
    11-Barazimi qe I beri amerika zyrtare krimit fashist te 21 janarit me protestuesit me duar ne xhepa
    .
    12-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke fshire prapanicen me ekpertizat e
    .FBI
    13-Perversiteti I Arvizuse qe dekoroi dy vrases..njerin burre shteti,tjetrin yll ne ngjitje
    .
    14- Perversiteti I Arvizuse qe lejoi ti shkele vizen e kuqe Lul Serbasha me rastin e LHL ne 15 Nendor
    .
    15-Perversiteti I Arvizuse qe ne bodellot e Arjan canit merret me Enver Hoxhen.
    .
    Lista e bemave te padeshirueshme deri antishqiptarete disa ambasdoreve eshte akoma me e madhe por aq sa jane rrjeshtuar mjafton te themi se DIPLLOMACIA AMERIKANE MORALISHT E KA HUMBUR BESIMIN E SHQIPTAREVE DUKE ABUZUAR NE MENYRE KOZMIKE.
    KJO FUSHATA E LU-SE PER REFORMEN NE DREJTESI TREGON SE DIPLLOMATET AMERIKANE QE MEREN ME SHQIPERINE DHE PERDORIN KETE LU-NE SI LEXUES
    FERMANESH PO KALOJNE DITE TURBULLTA..SE NJE SHQIPERI ME MONSTREN BERISHE JASHTE BURGUT,,NUK I DUHET AS SHQIPTAREVE..AS AMERIKANEVE,,DHE AS DREQIT
    Mendoj se ka ardhur koha qe administrate amerikane te korigjoje gafat e saj cerek shekullore ne Shqiperi.
    Me sakte:
    Duhen vendosur mardhenie dipllomatike korrekte USA-ALBANIA midis shtetesh..dhe jo si deri me sot SHQIPERI-AMBASADE AMERIKANE..qe Vazhdon nga koha e serbofilit EDWIN RAJERSON.

    E thene ndryshe
    Komiku Donald Lu ( dhe ato qe e kane emruar ate) duhet ti kerkojne falje popullit shqiptar dhe te fillojne
    ‘’’’’’’’’’’’’’’’REFORMEN E DEBERISHIZIMIT….
    ne te kundert ENVER HOXHA
    NUK KA NEVOJE PER TI RINGRTUR LAPIDARIN
    ATE JA KANE BERE AQ TE MADH SA PER 25 VJET
    (QE NGA RAJERSONI DERI TE DONALD LUJA
    .QE AKOMA MBAJNE NE KEMBE PERVERSIN ME TE MADH QE KA NXJERRE NJERZIMI…GHOST OF VIQIDOL

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *