OBSH: Varësia nga seksi është çrregullim mendor

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Varësia nga seksi është futur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në kategorinë e çrregullimeve të shëndetit mendor.

Ekspertët e cilësojnë të varur një person, i cili paraqet një “model të vazhdueshëm të pamundësisë për të kontrolluar impulse intensive dhe përsëritëse seksuale, ose nxitje që rezultojnë në sjellje seksuale të përsëritura”.

Në klasifikimin e fundit që OBSH-ja u ka bërë sëmundjeve, varësia nga seksi cilësohet si çrregullim kompulsiv i sjelljes seksuale.

Për personat e prekur nga ky çrregullim, seksi kthehet në fokusin kryesor, madje edhe mund ta kthejë aktin në vetvete në një veprim që nuk sjell kënaqësi.

Një person konsiderohet i varur nga seksi nëse për një periudhë më shumë se 6-mujore ka manifestuar sjellje që përfshijnë seksin me shumë partner, pornografinë ose prostitucionin.

Megjithatë, Shoqata Amerikane e Psikologëve nuk e njeh varësinë nga seksi si çrregullim mendor.

Rreth 3% e amerikanëve dhe 4% e britanikëve thuhet se janë të varur nga seksi.

Mes tyre janë edhe emra të njohur si Russel Brand, Charlie Sheen dhe Tiger Woods. (TemA TV)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “OBSH: Varësia nga seksi është çrregullim mendor”

  1. .ari says:

    Ja fusin kot!Ata qe kane varesi nga seksi kane thjesht me shume hormone.Kete nuk mund ta kuptojne ata qe nuk kane!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *