Pasojat e tmerrshme të “Plepave”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Artur Ajazi

Fill pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike, nuk dihet akoma se cili nga drejtuesit e saj “vizionarë” shpiku Plepat, kursin 6 mujor të “juridikësve të rinj”. Duke marrë nga rruga njerëz me profesione të tilla si tornitorë, axhustatorë, teknologë apo dhe agronomë, qeveritarët e postkomunizmit, i dërguan ata në Plepa të Durrësit, nga ku brënda 6 muajve i çertifikuan si “prokurorët dhe gjyqtarët e të ardhmes”, dhe i ndanë në të gjitha rrethet e vendit.

Në kursin e Plepave asokohe erdhën si fillim, jo pak por mbi 1216 persona, të cilët u seleksionuan dhe akomoduan në ish-kampin e Pionierëve, tek ish-kampi Punëtorëve dhe tek ish- Kavalishenca. Ishte viti 1993-1994, dhe pushteti i PD ishte pothuajse në kulmin e vet, duke statistikuar si arritje të madhe dhe sukses edhe “pergatitjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve të demokracisë”.

Dhe fiks pas afro 25 vitesh, armata që PD kishte pergatitur me shumë zell, për ti shërbuer për dekada interesave të kupolës saj drejtuese, prokurorët dhe gjyqtarët e Plepave, janë sot njerëzit më të korruptuar, më të akuzuar, më të diskredituar. Gjykatat dhe Prokuroritë e rretheve, madje deri strukturat e larta të organeve të drejtësisë, u mbushën asokohe me “kursantët e Plepave”, me ata që pasi kishin mbaruar me bodec shkollën e mesme, dhe pasi kishin punuar me vite në uzinat dhe fabrikat e vendit si punëtorë, u kishte ardhur koha të kollariseshin si gjyqtarët e demokracisë, pasi kishin ngritur dy gishtat lart.

Pasojat u ndjenë qysh muajt dhe vitet e para të punës së tyre, derisa në ditët tona Vetting-u u nxorri kallain, i diskreditoi si njerëz të lidhur me afera kriminale dhe korruptive. Pasuria e kursantëve të Plepave sot arrin në miliona euro, ata kanë dhjetra pallate, vila, lokale dhe qindra hektarë troje në det, liqen dhe mal. Kursantët e Plepave, apo “gjyqtarët dhe prokurorët e demokracisë”, janë sot përgjegjësit e qindra mijëra vendimeve antiligjore të dhëna në “Emër të Ligjit”, kundrejt milionave.

Vrasësit dhe elementë kriminalë të dalë nga burgjet në vite, mbajnë në vendimet e tyre “të pafajsisë” firmën dhe vulën e “gjyqtarëve e prokurorëve të demokracisë” që PD promovoi sapo erdhi në pushtet në 1992 me kursin e Plepave. Pasojat e tmerrshme politike dhe sociale, që kanë sjellë vendimet e kursantëve të Plepave, ndjehen, dhe do të ndjehen edhe për 100 vjet në kurrizin e shqiptarëve të thjeshtë, të atyre që nuk kanë paguar përmes sekserit gjyqtarin dhe prokurorin e “demokracisë” për të fituar vendimin e ligjshëm.

Në afro 28 vjet ata kanë favorizuar krimin, trafikun, dhe kanë vlerësuar aferën korruptive, duke mos dhënë drejtësi dhe duke zhytur në llumin e zi organet e drejtësisë. Vetting-u ishte procesi më urgjent dhe më i domosdoshëm që duhej të kishte nisur prej vitesh në sistemin e kalbur të drejtësisë shqiptare. Edhe pse skartimet kanë nisur të largojnë të korruptuarit dhe të inkriminuarit nga organet e prokurorisë dhe gjyqsorit, sërish ka kursantë të Plepave, që kaparsiden majë zyrave dhe korridoreve të institucioneve të drejtësisë shqiptare, pasi kanë akoma mbrojtje politike.

E vetmja parti politike që vazhdimisht u del në mbrojtje atyre që Vetting-u po i nxjerr zbuluar, dhe po i flak jashtë sistemit të drejtësisë, mbetet çuditërisht Partia Demokratike. Në jo pak raste kjo parti, ka marrë në mbrojtje politike prokurorë e gjyqtarë të njollosur , duke treguar dobësi për ata që dikur kanë i shërbyer asaj për grabitje trojesh, pronash, zgjedhjesh etj. Pasojat e tmerrshme të kursit të Plepave, ndjehen edhe sot e kësaj dite tek shumica e shqiptarëve të thjeshtë, që kanë 20 e ca vjet që rropaten korridoreve të gjykatave dhe prokurorive, për të gjetur drejtësinë e munguar.

Pasojat e tmerrshme të kursit të Plepave, të mos harrojmë se ndjehen edhe tek pazaret politike, ku jo në pak raste vendimet e tyre kanë shkelur ligjin dhe kanë prishur zgjedhjet lokale apo të përgjithshme në Shqipëri. Ka ardhur koha që kursantët e Plepave, atyre që kanë mbetur akoma në zyrat e prokurorive dhe gjykatave tona, të akuzuar publikisht si të korruptuar dhe inkriminuar nga shqiptarët, të flaken nga sistemi drejtësisë, dhe ti jepen për hetim organeve kompetente.

Konvertimi i vendimit të organeve të Vettingu-t nga “përjashtim si gjyqtar apo prokuror në avokat”, do të thotë hiçgjë, për ata që kanë mbushur dyshekët me dollarët dhe eurot e paligjshme, do të thotë të vazhdosh të përkëdhelësh kursantët e Plepave, për të cilët PD investoi gjoxha kredo politike, për ti patur si rezervistë në mbrojte të interesave të saj politike dhe personale.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

27 komente në “Pasojat e tmerrshme të “Plepave””

  1. H says:

    Drejtesia e plepave ne vendin e caracave.

    1. Bolearti says:

      Plepat ishte vetem nje nga “bemat” e PD ne lidhje me drejtesine. Po nuk ishte kryesoria. Mos ja u vishni vetem “plepisteve” fajin per gjendjen e drejtesise sot. Ajo percaktohet nga dy faktore: a) mbeshtetia politike dhe venia nen kontroll permes lejimit te korrupsionit dhe shtrengimi pasues, dhe b) permes vepres antishqiptare te Argita Berishes, qe ngriti nen hunden e me bekimin e te babait te saj kriminel nje system gjyqesor te ndertuar mbi baze miqesie, tarafi dhe klanizmi fisnor e krahinor. Ajo duhet te ndeshkohet rende per kete. Qelbesire qe qelbi tere drejtesine shqiptare.

  2. Pesimisti says:

    Plepat i shpiku Abdi Baleta

  3. mali says:

    Kursin e plepave e ka shpikur mendja primitive e nje maloku si Abdi Baleta.

  4. Timi says:

    Ne burg qente e berishes.

  5. Shaba says:

    Zor se do e gjesh se kush ishte ai “vizionar” qe shpiki plepat. Nuk eshte nje person por eshte nje platform e tere antishqiptare. Burimet te cojne ne Srbi. Duke e ditur qe Berisha ishte kulishi i vogel i Srbit, Ramizi e vuri ne krye te Demokrateve, per te shpetuar veten. Deri ketu Ramizi e pati mire, por haroi se istoria vjen mbrapa… Platform srbe e udhezoi Berishen qe cfardo te bente ne Shqiperi te kish kujdes qe vetem shtet mos te bente. Hapi i pare ishte ishte shkaterrimi i cdo arritje qe kish Shqiperia ku klasifikohej si shtet. Ne fillim Berisha u kujdes te shkateroj ushtrine, nen parrullen se ska can duhet ushtria sepse do futemi ne NATO. Hapi i dyte ishte teoria e chekut te bardhe nen moton qe ne demokraci Shqiptaret do hanin me luge floriri. U shkaterruan fabrikat dhe uzinat dhe Demoktratet Shqiptare u bene pronare te mbetjeve fizike duke i shkrire ato per skarp. Ju sullen floririt neper banka, tokave ne Jug vodhen ndihmat etj etj deri sa doli uji i zi. Pasi Srbi arriti ate qe donte, mendoi dhe si ta ruante fitoren e tij strategjike ne te arthmen. Si mendje lindore qe eshte pyeti Rusin si ta bejme Shqiperine hale shekullore dhe Rusi e ndihmoi. Platforme ne piken e fundit u perpunua me udhezimet per te krijuar kulishet qe neser do ruanin pushtetin e derrave shqiptare. U krijua teoria e plepave…E keshtu me rradhe deri sot. Nuk eshte nje “vizionar” I dashur Astrit. Eshte platform antishqiptare qe krijoji plepat.

  6. Juristi says:

    Ideatori I “Plepave ” dhe Lekplepasve eshte komunistipedistirepublikan ish ambasadori Abdi Baleta.

  7. loni says:

    DHE BABALJA TE PLEPAT KA MBARUAR…..

  8. Leo says:

    Plepat, hodhen rrenje me te thella se Rrapi qe i mbiu mbane Udhes Enver Deshtakut, dhe leshuan dege permbi koken e Saliut dhe permbi Kuvend. Po nuk u chkulen me gjithe rrenje, do te leshojne filiza te njome, do behen fidanishte e re epolitikes me fuqi te nendheshme.

  9. Doni shtet apo rrumpalle vdekjeprurese says:

    Dhe ka akoma fundrrina te shoqeris qe votojne fundrrinen kriminale me emrin PD. As millosheviqi nuk i ka ber dem kosoves sa i ka bere fundrrinat e P D. E gjith PD duhet zhdukur si parti. Vetem kriminelet jan te lir ta votojn partin e djajve.

  10. Xhike says:

    Se kane. fajin plepat por ai qe i krijoi ate sistem shkollimi
    Plera prodhoi qe si riklon dot as USA dhe AS BE
    Mjere kush vuajti vendimet e tyre

  11. Nga kontrolli puntor i sekretarit te ppsh sali karaxhici tek kursi i plepave.

  12. Alboz934 says:

    Bravo Ajazi . Ne qofte se ato qe nuk e kalojne vetingun dhe nuk i çojne para drejtesise se re atehere populli duhet te ngrihet si orteg kunder mbajtjes se tyre ne te tjera detyra qe thuhet te kryejne detyren e avokatit . Nuk dime ku ndodhet Gjin Gjoni pse nuk po del ne veting qe duhet te ishte i pari .

  13. Zgalem says:

    Prokuroret e plepave ishte ushtria saliste , qe e mbajti te pushtuar Shqiperin e 27 vjet ; vendi dyte pas pushtimit turk . Zgalem

  14. Njenga populli says:

    Ne fakt as 6 mujoresh nuk ishin ata, por 3 mujoresh. Pasi tre muaji ishte periudha e plazhit.
    Sidoqofte ideator i madh ishte Salibeu,por u mbeshtet fort nga kategoria e profesoreve
    punista si Abdi Baleta, por mos te harrojme edhe ministribn e pare te drejtesise berishiane,
    profesorin e famshem te te drejtes se punes Kudret Celen e seren e tij.Pikerisht ata qe kishin
    kaluar edhe Enverin ne shpjegimet e tyre teorike, per “kontributin” e madh e te posacem te ketij
    personaliteti te kohes, sikur ky shvillonte doktrinat e se drejtes(nese nuk besoni merrni botemet juridike te asaj
    kohe, pervec teksteve mesimore te fakultetuit, per te konstatuar kete gje). Pra nuk eshte vetem nje, vija mbase ishte e kurdisur tjeterkund,por mashat ishin brenda vendit. Thone se ne Shqiperi ishte komunizmi me radikal,por mesa kemi pare
    nuk ka qene me pak edhe ai rumun apo bullgar,por qe e kaluan me shume me pak dhimbje dhe dolen me sukses.
    Per hir te se vertetes, mjaft nga iderat e plepisteve i kane pervetesuar edhe magjistratet,madje ne fjalorin e perditshem
    me ironi quhen “magjistrapet”. Sistemi drejtesise do nje evolucion,por jo gjithcka duhet te demonizohet, sepse ka edhe gjyqtare apo prokurore
    qe kane integritet moral e profesional. Nderkohe nese priten me nje sharre te tere,atehere vdes vete drejtesia…duhet kujdes!

  15. IP says:

    Si mund t’ju lihet licenca per avokat kur ata kane shkelur ligjin. Ata duhet te perzihen menjehere dhe pergjithmone nga sistemi I drejtesise T’i lejosh te punojne si avokate do te thote t’i nxjeresh nga dera dhe t’i futesh nga dritarja. kemi marre pronen qe ne 93 dhe akoma jemi neper gjyqe

  16. ta says:

    ai ligji i pushkatimit i rregullonte te gjitha,e hoqen mender u be europe,por ajo ka kulture ka ligje te repta.

  17. Roland says:

    Grate ne pitht plepaxhinjeve qe ja nxin fytyren atij vendi ,,,,, albanistan quhet tani … edhe e ka pak mund te quhet edhe mutistan….

  18. Ceni says:

    Falenderim z. Artur Ajazi per konstatimin e pasojave katastrofale te kesaj katraure, qe prodhoi mendja anadollake e malesorit saliveremi.
    Me te vertete, po te hetohen pasurite e ish kursanteve te Plepave per juriste (sot prokurore dhe gjykates) dhe pasuria nuk justifikohet, keta “kuadro” duhet te perballen me Vettingun, duke u ndeshkuar me perjashtim nga sistemi i drejtesise dhe pasurite e paligjshme t’u sekuestrohen.
    Pd eshte mbrojtesja e vetme e korrupsionit te plepisteve. Kete gje e ka bere dhe e ben me zell te madh dhe ne te ardhmen keshtu do te vazhdoje.
    Nje fjale nuk thone per ish prokurorin e arratisur, A. Dhalla/Llalla!

  19. Artan says:

    Sa e padrejte artikulli. Asnje nga plepat nuk eshte hequr nga vetingu. Te gjithe jane te shkolles se dites. Dge nuk kane qene 1200 po as 400. Dhe perqindja e tyre ne sistem eshte me pak se 5%. Te kesh turp per keto genjeshtra pa studim dhe analize .

  20. ShQIPERI TE KAM DHJER says:

    Hani mutin tuaj or shqiptar se kurr, nuk keni per te ber shtet ! Ska Zot qe ju sjell ne rug se hajduteria, kurveria , indiferentizmi, ambicia,, paturpesia e tradhetia jan morali i brezit qe zgjidhet e zgjedh !…….

  21. Kaltra says:

    Flisni ju flisni po plepistat nuk kapen e nuk mbahen,jane bërë miliardera.Janë aq të përgatitur juridikisht sa për t’u mbrojtur para KPK marrin avokat .Duhet të kalohen në veting dhe duhet t’ju sekuestrohen pasuritë.

  22. AMSTERDAM says:

    PLEHDHISTAT E SALI KRIMINELIT???????? GJOJA TE PERSEKUTUAR ME TETE KLASE SHKOLLE.TALLJA ME E MADHE PER SHQIPTARET.ME KEQ SE PUSHTIMI FASHIST.

  23. Ada says:

    Me falni po gjithe ata qe kane mbaruar magjistraturen ne keto vite duke paguar per tu future ne shkolle nuk llogaritet. Ne vitin 2001 kur fakulteti ku studioja ishte ne rikonstruksion benim mesim ne godinen e Gjeologji minierave ku ishte dhe shkolla e magjistratures dhe studentet e kesaj shkolle ishin te tere persona me makina e veshje te shtrenjta. Perse te cuditemi kur keta individe marrin para me te dyja duart kur ata e kane blere te drejten e te qenurit prokuror apo gjykates.

  24. Halit says:

    Po ne gjithe keto, jemi ne pergjegjes dhe nuk eshte serbi. Ne me veprimet e mos veprimet tona, mungesen e te prostestuarit per interesa qytetare, pr politike, i kemi bere demin me te madh Shqiperise. Emrit tone ne Europe.
    1. U shkaterrua totalisht sistemi ligjor;
    2. u shkaterrua prona publike me “levizjen e lire”, duke vjedhur, grabitur pronat, token bujqesore e bregdetin shqiptar;
    3. U be shkatrrimi e vjedhja e plote e asaj pasurie bujqesore, blegtorale qe kishte ngelur nga ish Koop. Bujq. qe ne shqiperi nuk duhej krijuar asnjehere se u tjetersua totalisht prona e koncepti ekonomik prone;
    4. Ish Ndermarrjet Bujqesore u vodhen e shkattruan pa asnje inventar;
    5. Pyjet nga nje pune 40 vjeçare, u dogjen, prene…, me e keqja ishte se Shqiperia u be toke e djegur…, e sot, bjeshket ne shkretetira te pa masa sikur jemi ne mars…;
    6. Me arsimin ku blihet me 50,000 lek/diploma, po ne qe e mbaruam ne vitet e para demokracise, si nuk na doli kohe te mbarojme dy fakultete, keto kaq te zgjuar na dolen!
    7. Konçesionet ne miniera, toka, troje e po shesim pa llogari naften, pasurite, energjine, po shesim punen e brezave nga vitet 1944 e ne vijim. Po mohojme prinderit, gjysherit…, jo ne lindem prej tyre…;
    8. Plepat nuk jane ahe, bunge, lis, pisha…Toka mbetet, po duhen breza e breza t`a ribejme, ate dhe drejtesine…
    9., 10., … pa fund renditja e te keqijave qe kemi bere… Historia do shkruaj per ne barbaret…!

  25. Luku says:

    Z. Artan me duket shume indergjegjeshem dhe i sakte, e komplimentoj per ndergjegjshmeri te paster pasi ka plotesisht te drejte per cfar shkruan. Pjesmarresit ne kurs u zgjodhen si njerez te mencur dhe te provuar nder vite si te ndergjegjeshem dhe te afte ne punet qe kane bere. Kane qene te gjithe te shkolluar e madje me rezultate te larta universitare. Ne qofte se e di ky Ajazi mashtrues , qe duhet ndeshkuar per dizinformimet, ne shkollat e larta me se gjysma e ledeve kane qen uniike ne te gjithea shkollat, lendet speciale jane ato qe u zhvilluan ne kete kurs, ato profesionalet,qe sic qe sic kuptohet nga cilesite e studenteve ne ne kete shkolle te dyte jane pervetesuar me me mire se studentet e ” palmave” te dites

  26. orient says:

    ..te kthesh koken prapa,te kap vetem trishtimi !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *