"Politikë me laps", Die Zeit portreton Ramën: Si shkojnë pushteti dhe piktura së bashku?

11 Korrik 2018, 15:20Politika TEMA

Nga Ronald Düker, Die Zeit

Në qendër të Tiranës sot bie pak shi, megjithatë rrugët janë plot me njerëz. Ata rrinë nën çadrat e kafeneve dhe pinë duhan e birrë dhe presin t’i shikojnë në mbrëmje ndeshjet e Kampionatit Botëror të Futbollit.

Pastaj befas depërton dielli dhe kujdeset për një ylber të pastër. Ndonëse ai as që do të ishte i nevojshëm kur të kesh parasysh sa shumëngjyrëshe janë shtëpitë këtu.

A nuk kishte të drejtë Edi Rama? Kanë kaluar gati 20 vjet, kur kryetari i atëhershëm i Tiranës befasoi elektoratin e tij me një masë tekanjoze: në një kohë kur furnizimi me rrymë dhe ujë ishte një katastrofë dhe kur mungonin edhe gjërat më elementare, kryetari i Tiranës vendosi që fillimisht të gëlqerosen fasadat.

Në rrugë të tëra kolona me punëtorë të gëlqerosjes vendosën një model gjeometrik me ngjyra buçitëse mbi fasadat e ndërtesave të banimit. Brenda pak kohe qyteti i përngjau një mondriani gjigant (sipas piktorit holandez Piet Mondrian, vër. e përkth.).

Dhe Edi Rama u nderua me World Mayor Award, në mirënjohje paksa e çuditshme, një çmim për kryetarin më të mire në botë të një qyteti.

Në të vërtetë ai do të meritonte edhe një çmim botëror për art. Sepse te Edi Rama edhe njëherë bëhet e gjallë ëndrra e vjetër e avangardës, aq radikalisht sa te askush tjetër zbukurohet politika dhe e bukura bëhet diç e përditshme.

Rama e njeh pushtetin, dhe ai e njeh artin, tani është kryeministër i Shqipërisë – dhe prapë ka mbetur artist, me shumë mirënjohje dhe me vizatimet e tij, tapetat dhe skulpturat e qeramikës në Kunsthalle Rostock së shpejti do të prezantohet gjerësisht edhe në Gjermani (me gjasë nga vjeshta).

Kur ishte kryetar i Tiranës Rama tha se synimi i tij është «si të transformohet një qytet, në cilin nga fati je i mallkuar të jetosh, në një qytet që e ke zgjedhur të jetosh». Dhe: «Raporti mes kryetarit të qytetit dhe zgjedhësit të tij është një raport si mes artistit dhe publikut».

A vlen kjo edhe sot? Çka i bën politika një artisti? Ç’bën artisti me botën? E takojmë Edi Ramën në kryeministri, një ndërtesë kolonialiste italo-fashiste nga fillimi i viteve ’40. Në katin e parë: zyra e madhe e shefit.

Dhe një tronditje kulturore në zemër të pushtetit. Tapetat nga dyshemeja në tavan janë të shtypura me vizatimet shumëngjyrëshe të Edi Ramës. Përreth një tavoline qëndrojnë disa karrige transparente nga plastika, të cilat mund të ishin të Philippe Starck, por me shqiponjë dykrerëshe të gravuar në mbështetëset e krahëve.

Në mes të zyrës: tavolina e madhe e punës e kryeministrit. Sa kuti me lapsa me ngjyra mund të zë një sipërfaqe e tavolinës, dhe sa ngjyra kanë këta lapsa?

Mbi mbështetësen e krahëve Rama ka shtrirë trikon e një ylli shqiptar të futbollit. Në përgjithësi: pamje e një dhome fëmijësh të përmasave pafundësisht të mëdha.

Kush e ka parë në fotografi paletën e këmishëve, kravatave dhe bluzave të tij me modele shumëngjyrëshe, sot mund të jetë pak i zhgënjyer nga shfaqja e tij. Edi Rama na pret me këmishë të bardhë të hapur kombinuar me kostum të kaltër, megjithatë: me atlete të bardha.

Ato ai i bart edhe në vizita zyrtare, dhe meqë kjo duket disi e paturpshme kur ai qëndron pranë Emmanuel Macron, kjo është bërë temë e preferuar e mediave bulevardeske shqiptare.

Edi Rama tashmë mban në dorë një laps me ngjyrë në mënyrë që të përfundojë një vizatim, i cili pothuaj e mbulon plotësisht agjendën e tij të shtypur në letër A4.

Me zë baritoni ai thotë: nuk duhet t’ia marrim për të keq që ai vizaton pandërprerë, ndonëse njëkohësisht është duke folur në telefon apo duke dhënë një intervistë si tani.

Kjo, shton Rama, nuk domethënë se e mërzitin bashkëbiseduesit. Përkundrazi: «Vizatimi për mua është si një tabletë që nxit koncentrimin». Përndryshe ky është një fakt i dëshmuar edhe nga shkenca. Njerëzit që gjatë punës merren edhe me këtë aktivitet, janë më mirë në gjendje të ndjekin një diskutim, po ashtu janë më pak impulsiv, thotë shkenca.

Përkundër të gjithave një fillim i bisedës me ftohësi presidenciale. Rama duket se pret nëse ky gazetar edhe sot do t’ia parashtrojë pyetjet e zakonshme mbi kandidatin për anëtarësim në BE.

Pastaj ai do të duhej të shpjegonte sa ishte irrituar nga akuzat se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mund të ketë qenë i përzier në bizneset e mafies shqiptare të drogës; ai sërish do të duhej të ndërhynte dhe të thoshte se nuk mund të bëhet më shumë përveç se Tahiri t’i dorëzohet drejtësisë.

Korrupsion, shpëlarje parash, Shqipëria si furnizuese më e madhe me mariuanë e Europës? Rama edhe njëherë do të duhej të sqaronte se me çfarë efikasiteti qeveria e tij po i lufton të gjitha këto.

Më mirë njëherë ta pyesim për qenësoren, për artin. Çfarë dëshiron të na thotë me vizatimet e tij? Écriture automatique apo vetëm prodhime bërlloku të një shtetari të trajnuar në budizëm?

Si mund të përshkruhen punimet e Edi Ramës, të cilat së fundi i prezantuan në galerinë e famshme të New Yorkut Marian-Goodman dhe në Bienalen e Venedikut? Modelet e ngjyrave të kujtojnë perspektivat nga ajri të planifikimeve hapësinore, aty-këtu diçka bimore – dhe a nuk shihet këtu diku madje një sqep zogu?

Edi Rama nuk dëshiron të kundërshtojë. Ai thotë se motivet e tij lindin fare paqëllimshëm: «Syri ndjek dorën dhe është vetëm dora, e cila e çon procesin përpara. Truri është i përqendruar një qind për qind diku tjetër».

Ai tregon se fillimisht nuk kishte menduar që vizatimet e krijuara gjatë punës së përditshme t’i prezantojë publikisht. Thotë se e kanë lutur për ta bërë këtë. Kështu ndodhi edhe me tapetën e murit, siç qëndron këtu në zyrë: ajo nuk është asgjë më shumë se reproduksion i zmadhuar i vizatimeve të formatit të vogël.

Në rastin e Ramës gjithçka rezulton nga tërësia, kështu ka qenë në fillim të karrierës së tij mahnitëse. I lindur më 1964 në Tiranë, si fëmijë i një mjekeje dhe i skulptorit besnik ndaj regjimit Kristaq Rama, në fund të viteve ’80 Rama u angazhua në lëvizjen dalëngadalë shpërthyese studentore në Akademinë e Arteve, ku ai kishte studiuar dhe pas pak edhe ligjëruar.

Më 1994 shkoi në ekzil artisti në Paris. Kur vdiq i ati, u kthye për të marrë pjesë në varrim në Tiranë. Edi Rama po përgatiste një espreso, kur ra zilja e telefonit dhe kryeministri e luti të bëhet ministër i Kulturës. Pak më vonë, në vitin 2000, ai u zgjodh kryetar  i Tiranës, pastaj më 2013: Rama mori pushtetin në Shqipëri.

Ta merr mendja se tani, si kryeministër, ai ka mjaft para për të blerë letër të papërdorur. Fakti se ai prapëseprapë vizaton në agjendën e tij, të cilën e gjen çdo mëngjes, tregon se kjo është metodë e tij. «Punoj», kështu filozofon Rama, «në një truall pjellor, jo në një hapësirë të zbrazët.

Trualli është pjellor sepse fara tashmë është hedhur. Kur ndjek orët me laps, takim pas takimi dhe temë pas teme, atëherë kjo duket sikur po e shtyjë farën derisa të rritet diçka në sipërfaqe. Thua se po tërheq një fije, e cila i bashkon pikat që janë larg njëra-tjetrës».

Sa është larg kjo utopi e thurur vetë me sallat e shenjta të botës ndërkombëtare të artit? Ndoshta më pak e largët se ç’mendohet.

Anri Sala, video-artisti i prezantuar dhe i lavdëruar kudo, në fillim të viteve ’90 ka qenë student i Edi Ramës, kur ky ishte ende jepte mësim si profesor i artit në Tiranë. Një elozh i kryeministrit: «Kur e njoha Anri Salën, ai ishte 10-vjeç. E njoh si nxënës, si student dhe si mik. Jemi si binjakë».

Binjakët kanë xhiruar një video mbi Ramën dhe transformimin e Tiranës. Videoja quhet Dammi i colori («M’i jep ngjyrat»), aty bëhet fjalë për edukim estetik dhe realpolitikë.

Ndërsa dëgjohet zëri i Ramës nga prapavija, parakalojnë vargjet e shtëpive sapo të gëlqerosura si të ishin të mbijetuar të trajtuar shpejt e shpejt pas një beteje brutale. Dammi i colori dokumentoi gëlqerosjen e fasadave në formën e vrazhdë të fazës së parë.

Aty prezantohet Shqipëria, streha e varfër e Europës, një vend, i cili në fillim të viteve ’90 rrezikonte të rrëshqiste në anarki, sepse shkulur, vjedhur dhe zaptuar. Kush ia dilte të merrte vizë, emigronte.

Por filmi, kjo aleancë përkrahjeve mes dy artistëve, zgjoi interesimin e botës së artit. Së paku në fushën simbolike Shqipëria hasi në mirënjohje të re, andaj këtu edhe sot shihen murale të Liam Gillick, Ólafur Elíasson, Tomma Abts dhe yjve të tjerë të artit.

A është sakrifikuar këtu mangësia e banorëve për hir të lojës së lirë estetike? Në botën e Edi Ramës dyshimi për dekadencë meriton dënimin më të rëndë.

Kryeministrit të tanishëm i kujtohet mirë se me çfarë brutaliteti u demoluan nga banorët shtëpitë e dikurshme funksionaliste të banimit nga koha e komunizmit. Aty ku s’kishte vend, duhej krijuar vend.

Përmes çarjeve të vrazhda, ndërtimeve aneks, ballkoneve të improvizuara dhe konstruksioneve tërësisht të reja.

Kështu u shkatërrua edhe përpjekja e fundit e një konteksti social. Në të vërtetë vetëm lyerja e shtëpive ndikoi në ndryshimin e vetëdijes së qytetarëve. U hapën dyqane dhe me mjete vetjake u kryen punë renovimi.

«Në Tiranë», kujton Rama, «gjatë mbledhjes së tatimeve në arrinim në një kuotë prej gjashtë për qind. Në rrugët e ngjyrosura befas u bënë 100 për qind.

Njerëzit befas kuptuan se tani ishin pjesë e një gjëje më të madhe. Dhe kishin ndjenjën se duhet të japin një kontribut».

Kjo, sipas Ramës, ishte diçka krejt ndryshe se kolektivizmi, i cili kujtohet mirë në Shqipëri: «Në komunizëm ne jetonim në një ambient të mrekullueshëm. Kishte vetëm 5000 vetura në mbarë vendin.

Secili udhëtonte me autobus apo biçikletë. Por kjo ishte një lloj bukurie, e cila ishte e njëjtë me parkun e një sanatoriumi të psikiatrisë. Nuk ndihej se e gjithë kjo duhej t’i takonte dikujt».

Projekti më i ri i madh dhe i menduar nga Edi Rama quhet «Rilindje urbane» dhe ndonëse ai ka të bëjë me kantieret në mbarë vendin, më i dukshmi është shndërrimi i plotë i Sheshit gjigant Skënderbej në Tiranë. Para dy javësh ai u shpërblye me European Price for Urban Public Space.

E habitshme sa pak u dëgjua për këtë në Gjermani, ndonëse këtu, thënë shkurt, mund të studiosh një rast ideal të realizimit të suksesshëm arkitektonik. Materiali i mozaikut të gurëve natyrorë, i cili vjen i pjerrët nga mesi, me një hapësirë prej 40 mijë metra katrorë, është sjellë nga gurthyesit në mbarë vendin dhe vaditet prej 100 burimeve të ngulitura ujore pothuaj të padukshme, andaj kështu temperatura në verën e nxehtë shqiptare bie për disa gradë.

Kush blen një pije në qoshkun e rrugës dhe zë vend në njërën nga ulëset e shpërndara aty, vendos vetë se në cilën kodrinë të qytetit do të ulet, e cila gati padukshëm vjen pjerrët.

Sa më lart që ulesh, aq më të vogla duken Pallati i Kulturës, Muzeu Kombëtar apo përmendorja e heroit kombëtar, Skënderbeut. Një antiheroizëm pothuaj patetik.

Me këtë plan studioja belge e arkitekturës 51N4E fitoi konkursin me juri ndërkombëtare. A duhet përmendur se kush e ka planifikuar atë na fillimi? Anri Sala, ai burri të cilin kryeministri e ka kurorëzuar si binjak.

Ka fotografi në të cilat shihet Angela Merkel si mysafire në kryeministri, ajo, ndërsa shikon Edi Ramën, kalon pranë tapetave shumëngjyrëshe. Ndoshta ajo kërkon edhe përgjigje se çka pret parimisht nga Europa Edi Rama, kandidati për anëtarësim në BE dhe ndërtimtari i etur. Vështirë të thuhet, por një gjë Edi Rama nuk e dëshiron assesi.

«Besoj se ideja për të ndërtuar kampe për refugjatë, në mënyrë që njerëzit të shkarkohen në Shqipëri apo gjetiu në Ballkan, vetëm për t’i mbajtur larg vendeve të pasura, nuk i përket vlerave europiane».

Rama thotë se fakti që Europa ekziston ende është meritë e Angela Merkelit. «Ajo ia ka shpëtuar fytyrën Europës. Në një moment dramatik, kur respektoi vlerat europiane dhe i trajtoi si duhet refugjatët».

Atmosfera e ndryshuar? Duket se kryeministri mirë i mësuar me ndryshime i Shqipërisë kupton diçka tjetër nga ajo që kuptohet te ne kur themi se atmosfera (ndaj refugjatëve) ka ndryshuar.

Që shqiptarët janë shumë më idealistë kur bëhet fjalë për Europën, ka të bëjë, sipas Ramës, edhe më atë se në Europë po zbehet kujtimi për luftën.

«Ne shqiptarët», shton Edi Rama, «ne e njohim luftën. E kemi parë. Kemi jetuar me të. Ne nuk duhet ta ngatërrojmë atë me një dokumentar bardhë zi në Netflix».(Përktheu Enver Robelli)

11 komente në ““Politikë me laps”, Die Zeit portreton Ramën: Si shkojnë pushteti dhe piktura së bashku?”

  1. Fecor Azizi says:

    Shume bukur …. Jane te rradhe ata piktore qe jane dhe Kryministra….. pytja a? piktor a bojqxhi?
    ———-
    Shqiperia paguan ne NATO 1.10% kurse Spanja, Belgjika 0.79%….eh, kishte mire Salehu, ja marrim dhe Spanjes…
    ——-
    Kena apo skena krymimister e shtet?!

    1. Zigur Qarri says:

      Artisti i vertete nuk behet politikan,sepse eshte gjithmone kritik,eshte gjithmone opozitar.
      Rama u be gazetare,qe te katapultonte ne politike,ne France as mesues vizatimi nuk e pranuan.
      Perse ndenji larg politikes i madhi Kadare?Shikoi ngjyrat e mondrianit dhe krahasoi me bojrat
      e shplara qe ka perdorur Rama!Krahasoi ngjyrat e shgarravinave te rames me ngjyrat mahnitese
      te alush shimes,te kuptosh qe rama nuk eshte zerro ne pikture,por minus.Edi Rama ka qene
      mesues vizatimi,por jo piktor,dhe kurre nuk do te jete i tille,por as bojaxhi nuk eshte,sepse
      ngjyra te tilla perdoren vetem ne siperfaqe te vogla,sepse jan depresive,plus qe kan kosto te
      madhe ne te ardhmen.Gazetari gjerman qe eshte paguar nga Rama,nuk e di qe pallatet jan
      laparosur me Leket e takspaguesve shqiptare,sepse ne Gjermani shteti paguan vetem per
      ndertesat qeveritare,jo per ato private.600 mije vende te reja pune,premtoi Kryeministri me i
      mire ne Bote,por doli qe nga 2010-2017 jan hapur vetem 28 mije vende pune.Te fundit ne
      Ballkan,2,5 here me pak se Kosova dhe kater here me pak se Maqedonia.Edhe ato vende
      pune qe jan hapur,shumica jan ne sektorin publik,per militantet e ps-s,dhe shume pak ne
      bujqesi.Puna e nje Kryeministri dhe Kryetari Bashkie,matet me vendet e reja te punes dhe
      terheqjen e investitoreve,dhe jo laparosjen e pallateve dhe mbjelljen e pemeve,pune qe i
      perkasin bojaxhiut dhe kopshtarit.

  2. xoni says:

    Edhe Sali moku esbte piktor por pikturon me gjakun e njerezve qe ka vrare se komunistet dihet me gjak bejne gjithcka.

  3. Leo says:

    Kjo eshte pasqyyre e ndergjegjes se Shqiptarit qe e veshtron Bregdetin dhe Evropen i pozicionuar nga majat qe dalin mbi rete Jerzeca dhe Korabi, aty ku qe dron Besa, perendi e moralt dhe e diturise se Shqiptarit permbi cdo tempull dhe kkllerik antibese.

    1. edi says:

      ti je kar ,po me zile

  4. joti says:

    Po ky perfidi,shkon per politike apo per expozite si kryeminister se piktor s’este.

  5. MERO GELBAZA KELLIRA JA FUT BYTHEN NE KAR TAULANT BALLES says:

    BYTHQIR KUR TA KA LEPIR BYTHEN MERO GELBAZA KELLIRA

  6. Lili says:

    Piktor s’eshte prandaj perdor postin e kryeministrit per t’u bere kishe artike,cka nuk eshte as me shpirt as me aftesi,as me vlerat e artistit.
    Karagjozeshte,asgje ma shume,qe per te terheq vemendje duhet te beje nje skandal ku te shkoje…sepse perndryshe eshte nje hiç,nje parazit

  7. Laku says:

    Artikull i bukur,kisha tre dite qe nuk dhisja dot dhe me beri efekt menjehere.

  8. luka says:

    Si ka mundesi qe botohen komentet e ndyra te psikopateve??

  9. Baliu says:

    Edhe nje piktor tjeter i panjohur eshte bere politikan i njohur (gjermanet e njohin mire), por edhe ne politike ka deshtuar. Sa per ngjyrosjen e ndertesave, kjo nuk eshte nje risi e Rames, nje gje e tille eshte bere shum ma heret ne Brazil. Ky gazetari gjerman edhe pse i paguar per ta “vleresuar lart” Ramen, megjithate tallet me te, thot zyra e tije e punes i ngjane nje dhome te madhe femijesh. Shkurt shum zhurme per asgje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje