"Poterexhinjtë e Tiranës në Beograd"

11 Korrik 2018, 13:58Politika TEMA

Të shkosh në kryeqytetin e Serbisë dhe t’i thuash opinionit serb se vetëm Kosova është pengesë, sepse mes serbëve dhe shqiptarëve nuk ka dallime – kjo tregon për një inferioritet fatal dhe një nevojë të pashpjegueshme për të qenë servil. Duket se disa publicistë të Tiranës janë aq të verbër, saqë nuk e vërejnë kryedallimin: Serbia hegjemoniste ka kryer gjenocid në Bosnjë, ndërsa shqiptarët i shpëtoi perëndimi nga gjenocidi serb.

Nga Enver Robelli

Në vitet ’90 kishte gazetarë e politikanë opozitarë të Tiranës që shkonin në Beograd për të dëshmuar karshi bashkësisë ndërkombëtare se janë të hapur, shumë mendjehapur, të kulturuar, se nuk janë si «nacionalisti e maloku» Sali Berisha. Kishte analistë nga Tirana që apelonin të ndahet Kosova, 40 për qind t’i jepet Serbisë, 60 për qind ta marrë Shqipëria.

Sali Berisha thoshte se shqiptarët e Kosovës duhet të përkrahin «opozitën demokratike serbe» në protestat kundër Sllobodan Millosheviqit dhe të pajtohen me një «hapësirë demokratike» në Jugosllavi, ndërsa Fatos Nano mendonte në një intervistë me «Der Spiegel» se pavarësia (e Kosovës) nuk është kërkesë moderne dhe premtonte se do të përpiqej t’ia ndërronte mendjen Ibrahim Rugovës, liderit të atëhershëm të shqiptarëve të Kosovës.

Nuk është se në vitet ’90 nuk ka pasur në Tiranë njohës të problemit të Kosovës dhe të historisë së raporteve shqiptaro-serbe. Të tillët janë injoruar atëherë, duke u etiketuar si nacionalistë panshqiptarë – dhe të tillët injorohen edhe sot, sepse zëri i tyre mund të pengojë idilin e rrejshëm të marrëdhënieve mes serbëve dhe shqiptarëve në Ballkan, një idil që krijohet me honorarë të ndonjë organizate ndërkombëtare, e cila dëshiron ta mbajë gjallë iluzionin se mjafton të flasin dy veta, ndërsa problemet mund të mbesin edhe të pazgjidhura.

Kryeproblemi është ky: ndërsa Serbia me çdo mjet përpiqet të sabotojë shtetësinë e Kosovës, t’i përshkruajë shqiptarë si primitivë, si racë e ulët, të flasësh për pajtim, integrime europiane e dokrra të tilla është humbje kohe. Serbia nuk është e interesuar të zgjidhë problemin e Kosovës, por të presë ndryshimin e rrethanave gjeostrategjike, atëherë shpejt mund të ngjallen ëndrra edhe për pushtimin e Durrësit. Sepse ëndrrat e mëdha e kriminale nuk i kanë munguar gati kurrë qeverive serbe që nga viti 1912.

Këto ditë një grusht analistësh e figurash të tjera publike nga Tirana kanë vajtur në Beograd për të diskutuar për raportet serbo-shqiptare. Ka mes pjesëmarrësve nga Tirana personalitete të shquara që dallohen për mendime të matura, por ka edhe poterexhi si puna e Mustafa Nanos, i cili po përpiqet ta etablojë veten si «njohës të thellë» të punëve të Ballkanit, «si zhveshës i miteve», «si tallës i historisë», «si rojtar i urave të dialogut mes serbëve dhe shqiptarëve».

Para pak ditësh ai qortoi dy futbollistë shqiptarë të Zvicrës për shkak të gjestit të shqiponjës që ata bënë në ndeshjen kundër Serbisë, pasi gati 90 minuta huliganët serbë kishin bërtitur: «Vrite, vrite shqiptarin». Tani pason analiza e radhës e Nanos në konferencën e Beogradit, të organizuar nga agjencia serbe e lajmeve Tanjug dhe ajo shqiptare ATSH: «Unë personalisht shoh më shumë të përbashkëta sesa dallime midis serbëve dhe shqiptarëve. (…) Serbët dhe bota e tyre më duket shumë e ngjashme me botën time. Asgjë në botë nuk është e ngjashme siç është bota e Shqipërisë me Serbinë. Dhe mendoj se kjo është mënyra se ku duhet të fokusohemi kur bëhet fjalë për shqiptarët dhe serbët».

Po, ka shumë gjëra të përbashkëta mes serbëve dhe shqiptarëve – janë njerëz. Kanë halle pothuaj të ngjashme, jetojnë në shtete jo aq funksionale, ëndërrojnë për një jetë më të mirë dhe i mban shpresa se një ditë do të bëhen «pjesë e Europës». Përtej kësaj ka pak gjëra që shqiptarët dhe serbët kanë të përbashkët sa i përket politikës dhe historisë.

Të fillojmë nga më e tmerrshmja: Serbia dhe forcat e serbëve të Bosnjës kanë kryer gjenocid në Srebrenicë, duke filluar nga 11 korriku 1995. Është gjenocidi i parë në Europë pas plojës naziste në Luftën e Dytë Botërore. Ndërsa shqiptarët e Kosovës i shpëtoi nga gjenocidi serb bota perëndimore. Forcat serbe në Bosnjë (të përkrahura nga Beogradi) kanë mbajtur nën rrethim më shumë se tri vjet Sarajevën – dhe me atë rast kanë vrarë mbi 10 mijë civilë e mbrojtës të qytetit, mes tyre rreth 1600 fëmijë.

Forcat e serbëve të Kroacisë kanë shkatërruar qytetin barok të Vukovarit dhe po aty, pas pushtimit, kanë ekzekutuar mbi 200 pacientë të spitalit dhe banorë të tjerë, mes tyre edhe shqiptarë, emrat e tyre gjenden në muzeun përkujtimor në periferi të Vukovarit. Ushtria serbo-malazeze dhe paramilitarë serbë nga Bosnja e Serbia kanë dëmtuar rëndë qytetin e Dubrovnikut, pjesa e vjetër e të cilit është e mbrojtur nga UNESCO. Njëri nga politikanët lokalë serbë atëbotë ishte pyetur nëse e dinte se Dubrovniku është qytet i vjetër dhe i mbrojtur. Ai ishte përgjigjur se pasi ta futnin nën kontroll këtë qytet, forcat serbe do ta ndërtonin në Dubrovnik edhe më të vjetër.

Forcat serbe kanë transportuar rreth 1000 kufoma të civilëve shqiptarë nga Kosova në afërsi të Beogradit. Kufomat janë hedhur në varreza masive në Batajnicë, brenda poligonit për trajnim të policisë speciale serbe. Aty sivjet i janë vendosur themelet një kishe ortodokse, ndërsa patriarku Irinej i ka përgëzuar pjesëtarët e njësisë speciale të policisë serbe për idenë që të ndërtojnë një kishë.

Në këtë bazë të policisë serbe nuk ka asnjë pllakë që kujton krimin e madh masiv kundër shqiptarëve të Kosovës. Nuk është e pamundshme ta kenë këtë informacion edhe publicistët e Tiranës, por atyre këto çikërrima nuk u interesojnë, sepse të përmendësh 1000 shqiptarë të transportuar me kamionë në Serbi për të fshehur gjurmët e krimeve – kjo mund ta prish pasqyrën ku e shohin veten dhe zgërdhihen pajtimtarët e rinj dhe pa mandat nga Tirana.

Problemi më i madh i shumicës së serbëve është ndjenja e superioritetit, e shoqëruar edhe me racizëm ndaj shqiptarëve, sidomos atyre të Kosovës. Në emisionet e popullarizuara të televizioneve serbe për shqiptarët flitet si fis tribal, si banorë të ndonjë planeti ekzotik. Pas vizitës në Kosovë njëri nga moderatorët më të popullarizuar serbë tha: «Ata (shqiptarët) kishin shtëpi të mëdha».

Shqiptari, sipas kësaj mendësie, ende duhet të jetojë në kasolle primitive, në shtëpi me qerpiç dhe të mendojë se bora është sheqer. Në stadiumin e Kaliningradit të vetmen gjë që dinin për shqiptarët «fansat» serbë ishte të çirreshin në drejtim të Granit Xhakës me fjalët: «Qisha none». Sepse shqiptarët, siç ka shkruar babai i kombit serb, Dobrica Qosiq, janë «llum social» dhe – «ky llum social, politik dhe moral i Ballkanit tribal dhe barbar bën aleancë me Amerikën dhe Bashkimin Europian kundër popullit më demokratik, më civilizues dhe më të arsimuar të Ballkanit – kundër popullit serb».

Nuk besoj të gjendet një intelektual shqiptar me ndikim të ketë përdorur këtë gjuhë ndaj serbëve. Gjithsesi edhe shqiptarët kanë ultranacionalistët e tyre, folkloristët e tyre, lahutarët e tyre politikë, por deri më tani ata, fatmirësisht, nuk kanë ndikim në shoqëri siç kishte Dobrica Qosiqi, i cili ka qenë edhe president i Jugosllavisë së përbërë nga Serbia dhe Mali i Zi. Edhe ky është një dallim mes serbëve dhe shqiptarëve.

Qosiq shkruan: «Gënjeshtra është pikëpamje e patriotizmit tonë dhe dëshmi e inteligjencës sonë të lindur. Gënjejmë me kreativitet, me imagjinatë, me novacion», «gënjeshtra është interes shtetëror serb», «në këtë vend secila gënjeshtër dikur bëhet e vërtetë», «serbët aq shpesh gjatë historisë i ka shpëtuar gënjeshtra». A mund të gjejmë një intelektual shqiptar me ndikim që mendon e shkruan kështu? Qe, pra, edhe një fakt se mes serbëve dhe shqiptarëve ka dallime, të mëdha madje.

Sipas një ankete mbi 80 për qind e serbëve thonë se nuk dinë asgjë për varrezat masive në Serbi, ku regjimi pati fshehur kufomat e shqiptarëve të Kosovës. Por, historiania Dubravka Stojanoviq ka një mendim tjetër për injorancën e serbëve: «Nuk është se nuk e dinë, por nuk duan të dinë». 70 për qind e të anketuarve nuk ka qenë në gjendje të tregojë se cili qytet i ish-Jugosllavisë ka qenë i rrethuar dhe bombarduar me vite (Sarajeva!).

40 për qind e të anketuarve në Serbi thonë se nuk kanë dëgjuar se në Srebrenicë ka ndodhur diçka e rëndësishme në vitin 1995, ndërsa pjesa tjetër ose mendojnë se aty janë vrarë serbët ose thonë se ka ndodhur një krim, por pa përmendur se krimin e kanë kryer forcat serbe. «Njerëzit nuk duan të dinë, sepse kështu e lirojnë veten nga përgjegjësia për krimet që janë kryer në emër të tyre. Ndërsa pushteti hedh poshtë këtë temë, sepse frikësohet se duhet të paguajë dëmshpërblim», deklaroi Stojanoviq për BBC.

Sidoqoftë, mes serbëve dhe shqiptarëve nuk paskësh asnjë dallim. Ah, sikur të mos ishte Kosova, kjo therë në këmbën e predikuesve të tolerancës (së rrejshme), predikuesve të fqinjësisë së mirë, predikuesve të bashkëpunimit rajonal, luftëtarëve kundër dallimeve etj. Sa mirë do të ishte që ndonjë nga kokat publicistike të sokakëve të Tiranës të shkonin në Beograd dhe të flisnin vetëm për cilësinë e rakisë së Skraparit.

29 komente në ““Poterexhinjtë e Tiranës në Beograd””

  1. Besimi says:

    Kjo dukuri eshte me e thelle se kjo analize qe eshte gjithsesi e bute, kjo eshte vllavrasje ose vazhdim I mendesise se masakres se Tivarit.
    Mustafa Nano eshte me shume se nje dialogues me serbet, eshte I shitur te serbet, gje te cilen z. Robelli duhet ta dije me mire, por qe ndruhet ta thote;

    1. beni says:

      Jo më daulleve të ekstremit nacionalist?
      Mustafa nano esht një analist e i integruar tërësisht në kulturën e krishterë,vetëm emrin e ka mysliman!
      Kerkojn të antarsohemi në Europën e bashkuar,por jo më daulleve të ekstremizmit oriental,integrim do të thot qe te ndryshosh qëndrim ndaj kulturës orientale e ti përshtatemi krishterimit atëherë si serbët e shqiptarët nuk do të ken dallime ideologjisë feje!
      Shqiptarët në Kosovë jan shum her me ekstremist se serbët e anasjelltas, kur i quajn shka ose shkij përulje e diskriminim racor,e tjetra palë shqiptar si njerëz të ardhur nga tjetri planet?

      Daullja e ekstremizmit në Europën ka kohë që ka vdekur,jo tërësisht por ngjallet her pas herë kur ekonomia e shteteve të industrializuara bëjn politik me ju kosovare kaq të trashë,sa komshiun e bën tër jetën armik dhe zuzarët që kerkojn të përfitojnë nga ju ,mik e kaluar mikut?
      Si të mendosh me për ju,inteligjent popull apo koqe kandaresh që bota luan me ju?
      Mustafa Nanos ti lepini bythen se esht i zgjuar sa se bën nena?

      1. ben says:

        O adash-Mustafa Nano eshte nje rrot [email protected]
        Ju qe merrni ne mbrojtje Muc Nanon jeni me [email protected] se sa ai.

      2. Marku says:

        Serbia seshte asgje tjeter vecse nje shtet i versionit taliban e vendosur ne mes te europes nga rusia fashiste.
        Persa i perket atij “krishterimit” qe ju e permendni si nje vlere serbe, ajo eshte nje vlere shqipetare pasi te gjitha manastiret dhe kishat serbe sjane asgje tjeter vecse kisha katolike shqipetare te uzurpuara me force nga talebanet
        Ruso-serbe. Heronjte e shqipetareve te vertete ashtu si edhe te Kroateve,Boshnjakeve dhe slloveneve jane
        Bekim Berisha, Xhelal Hajda,Adem Jashari dhe te gjithe ata qe luftuan kunder Talebaneve serbo ruse dhe greke.
        Edhe Senati amerikane mbante nje minute heshtje per vdekjen e Bekim Berishes. Xhelal Hajda eshte dekoruar dy here post-mortum nga dy presidente Kroate me urdhrin me te larte te shtetit Kroat (kaloresi I paqes).
        Edhe pilotet amerikane , Britanike, gjermane ,franceze dhe turqe qe bombarduan serbine fashiste jane heronjte e shqipetareve te vertete. Ndersa ti fshihesh pas kompjuterit dhe ben propogande fashiste antiperendimore duke perkrahur fashizmin rus ne Europe.
        E gjithe botes e civilizuar eshte cuar ne kembe kunder fashizmit ruso serb ndersa ti me nanon dhe Janullen jeni me fashizmin.
        Ndersa heronjte tuaj jane janulla me mustafa nanon sheshelin dhe mladicin.

      3. Kapedani says:

        Ben kari ,po mire thua ti o kafshe dhe ai bytheqiri Nano qe ka ikur koha ,po çti bejme ne kur barbaret serb pellisnin para 1 jave: vrite ,vrite shqiptarin.Politika serbe eshte gjithmone e pandryshuar ndaj shqiptareve.Ata te kene mundesi tna shfarosin si komb e bejne.Te jesh kaq bole dhe te thuash qe daullja e ekstremizmit ne Europe ka vdekur ….,mua me duket se eshte ngjallur shume.Katalania e tregoj sh mire kete,jane basket ,flamandet e Belgjikes qe duan te ndahen,Korsika .Po ti bashke me kurven Rovena jeni dora e Mutstafa Nano.Me serbet nuk ka paqe deri diten kur te pranojne krimet dhe te kerkojne falje.

      4. Illlyrian Emperor Constantine says:

        Servet jane kafshe dhe bij kurvash..Nuk ka paqe ,me servt ne asnje pike.

        Shqiptaret menduan se do kishte paqe me servet, por ja cfare ndodhi ne 1998-1999 dhe me kqe se kaq, vazhdojne me propaganden e tyre te neveritshme ne internet pa fund.

        Ti je nje cope bajge qe paguhesh per te shkruar ketu.

        Jane bastsrdet serve ata qe kane sulmuar shqiptaret, jana ate qe bejne propagande, nuk jane shqiptaret agresoret, dhe nese kosovaret i perbuzin servet, dhe kur kane pas mundeis i kane vrare, shume mire kane bere.

        Me servet nuk ka pqe, dhe agjenteve si puna jote do ju vi fundi shume shpejt

    2. sali says:

      E drejte! Plus qe Mustafa Nano eshte nje IDIOT!

    3. Rovena says:

      PO MO TRAP POOOOO O ENVER ROTKARI MIRE THONE ATA TE TIRANES QE MES SHQIPETAREVE DHE SERBEVE NUK KA DALLIME ……MJAFT ME ME NACIONALIZMA E URRJEJTJE MORE TRULESH IKU KOHA E KETYRE GJERAVE NA CATE TRAPIN NJE E DY SERBI SERBI ..!!!!!!! PO TURKU JUA QIU RROPT MORE QELBESIRA 500 VJET ROBERI TURCELI SHKATERROJ ME FE ETJ DHE SOT KOSOVARET VDESIN PER TURKUN: BOLL ME SE NA VJEN PER TE VJELLE KUR BENI GJOJA ROLIN E PATRIOTIT:

      1. moni says:

        Avash mi Rovena se na bere me qajt. Zhvendosu ne Beograd e dashur dhe shijoje nga afer dashurine serbe per fqinjet. Vecse lexoje njehere dhe librin e historise se klases se 5, se besoj per ate te gjimnazit nuk ke inteligjence te mjaftushme ?

  2. Haka Tekizoti says:

    Shumë drejt; shumë sakt. Veçse për fat të mirë Muç Nanos nuk i var kush këndej nga Shqipëria. Edhe nëse ka (dhe ka) edhe ndonjë tjetër si ai, ata janë aq të rrallë dhe pa ndikim saqë mund të quhen si jashtëqitje serbe mbetur në Shqipëri në kushedi ç’rrethana. Trutë e këtyre ekzemplarëve i ka brejtur grimbi i delirit e megalomanit kozmopolit dhe sytë e plasur ua kanë zënë cergat e merimangave serbe. Po t’u kishte mbetur ndonjë thërime tru do ta kuptonin se është më mirë të heshtësh se të hashë jashtëqitje serbi.

  3. TJETRI says:

    Robell je shum korrekt ne ato çfar shkruan, thjesht ke thene disa te verteta shum te hidhura edhe per ne Shiptaret e Shqiperise e akoma me shume per Shqiptaret e Kosoves.
    Eshte postulat qe “Komshiun nuk e zgjedh por te bie per pjese”. Serbet na kane rene per pjese, duhet te shikojme perpara pa servilizma e ulje “brekesh” duke mos harruar asnjehere te shkuaren. Fatkeqesisht ne Shqiptaret “harrojme” shum shpejt.

  4. Vlonjati says:

    Te lumte te dora o Enver!!! Ky eshte nje nga ato shkrime qe te jep nje ndjenje te vertete shlodhje intelektuale kur e lexon sepse realisht lexon nje gje me vlere. Eshte e veshtire te degjosh keto kermat qe enden ne mjedisin mediatik e politik shqiptar, qe njehere i fryjne tolerances se madhe te shqiptare edhe ndaj atyreve qe na kane masakruar ( ketu po flas per deshiren e tyre qe shqiptaret te jene tolerante ne emer te nje kulture pseudokozmopolite qe nuk pranon qendrime atdhetare dhe patriotike). Ky kari qe ti permend ne shkrim, Muc Nano, dhe karat e tjere te ngjashem me te si ketej dhe andej kufirit, nuk mund te bejen shkrime te gerteta qe shkojne drejt bashkimit aq te munguar mes veti, por na kujtojne se sa te ngjashem jemi ne me greket serbet apo dhe me harixhinjte, nese nje gje e tille do te kerkoheshe nga ndonje bolemadh i huaj ose ne loje do te ishte ndonje cmim nderkombetare per tolerancen dhe per karrliqet e tjera te kesaj natyre. Jo se toleranca nuk eshte e rendesishme, perkundrazi eshte shume, por ajo qe eshte e rendesishme per tu thene nese realisht kerkohet nje pajtim mes shqiptareve ( dhe ketu e kam fjalen per shqiptaret ne teresi dhe jo per ata te shqiperise me vete dhe ata te kosoves me vete sic thote ndonje komunist moterqire larte ose Titist fisqir) eshte e verteta. E verteta rreth krimeve te serbeve ndaj shqiptareve ne Kosove dhe detyrimisht dhe minimalisht nje falje shterore per keto krime te kryera nga ata kurva. Pa u thene keto nuk ka dhe nuk mund te kete pajtim reale mes shqiptareve dhe serbeve. Bravo Enver!!!

  5. Raif Fetiu says:

    Meqenese u permend ne kete shkrim edhe Qosic i njohur si baba i Serbise po iu perkujtoj se ne vitet e fundit te jetes publikisht u pat then serve:Kosoven aktualisht e kemi humb por mund ta ktheni at vetem permes Shqiperise ku kemi aq shume miqe.Nuk do koment kjo ai(Qosiqi)e ka dijt sa shume leke ka shperndar dhe shperndan Serbia ne Shqiperi.Ai gjithashtu e ka dijt se sa thell eshte fut Sherbimi sekret Serb ne Shqiperi.Ai e ka dijt se behet fjale per nje popull me dinitet te dyshimt.

    1. Illlyrian Emperor Constantine says:

      Boll se lat nam o kokkra kari.

      Cfare sherbimi serv paska ne shqiperi ore se lat nam, e keni ngrit ne piedesatl kete shteitn dhe kombin magjyp serv sikur paska aftesi me as sherbime te huaja ne shqiperi.

      E vetmja gje qe mund te beje servia eshte te coje prostiutta serbe ne shqiperi dhe ka mq qindra prostituta serbe dhe striptiste ne tirane, durres e himare e sarande.

      Ky qosic, si shumica e serveve ka qene bir kurve dhe jetonte me halucinacione dhe kujton se ka pasur miq edhe ne shqiperi.

      Dinjiteti i dyshimt eshte vetem tek kosovaret, qe mbahen si spiuna, mos harro

  6. Xhixhi says:

    Flm zoti Robeli . Ne shqiptaret e Shqipes jemi 1 lloj mase popullsie qe per shkak . . . ndoshta te regjimit komunist pra izolim total per gati gjysem shekulli ne kemi pesuar shum ndryshime gjenetike , pra 1 shqiptar i mesm sot as nuk e ka iden ¢’eshte genocidi deportacioni apo shum fjal te tjera te importuara nga neolatinizmi isotem.Ne jemi 1 popull qe kemi humbur ¢’lloj sensibiliteti ne jemi 1 popull qe shikojm me shum dyshim ¢’lloj relacioni social neve adashi jot Enver Hoxha na mesoji per 50 vjet qe ne jetonim ne hapsiren ballkanike dhe fqinjet tan ishin revisionista apo shovinista dhe jo kanibal-ista
    sic po i njofim sot .shum flm qe po na zgjon
    nga kjo koma 50 vjecare.

  7. ushtsri nga Skrapari na ishte rrote...... says:

    Mustafa Nano eshe thjesht nje karagjoz qe ne Shqiperi nuk e degjon kush. Ata qe e paguajne harxhojne para kot
    Aq me teper neveritet se eshte zedhenesi i bashkefshatarit te tij kokelope.

  8. Genti, Tirane. says:

    Mos ja prish endrren Mustafa Nanos, lere te masturbohet me gazetarin serb.

  9. muhamet qeflliu says:

    lesh me qime moj fatime

  10. Timi says:

    Mbajeni mend në Shqipëri këtë tekstin e Robellit : Serbët presin rrethanat gjeopolitike të pushtojnë edhe Durrësin. Kjo është e vërtetë edhe pas 100 viteve. Nuk është vetëm për Kosovën por e duan gjithë Ballkanin. Nuk i kërkohet pajtim dikujt që do të të zhdukë. Pajtimi duhet të vijë nga serbët.

    1. Illlyrian Emperor Constantine says:

      Servet jane nje popull gabelesh qe vetem eksportojne prostituta dhe ishin en faliment para 4 vitesh dhe pervec kesaj jane duke vdekur si popull??

      Me cfare do e arrijne duresin ,me mijra prostituta serve??

      keto jane komplekse infeririteti

      Une servet i konsideroj kafshe, por boll i cuat ne piedestal sikur jane shtet i fuqishem apo ku di une cfare

    2. Bardhyli says:

      Blihen per 5 leke nga shovinistet moderne. I paguajne nje bilete avioni dhe hotelin. Kaq eshte mjaftueshem per manipulimin e dallkaukeve. Normal qe do pellasin per vllazeri dhe pseudo-pajtim gjithe diten e perendise. Shqiperia duhet ta ndjente veten me fat qe nuk u prek nga lufta ne ’90. Vetem te shikosh nje dokumentar per luften ne Kosove, Kroaci a Bosnje dhe te kap tmerri. Gazetaret serbe te hulumtojne njehere per viktimat e pafajshme te vrara ne keto 3 vende, per kampet e famkeqe ku perdhunoheshin femrat sistematikisht nga forcat paramilitare serbe, varret masive dhe magenocidet e kryera me gjak te ftohte. Kur qeveria serbe t’i pranoje keto krime publikisht, atehere le te merren haletarucet me ceshtje romantike

  11. Illlyrian Emperor Constantine says:

    Te drejte ke ti per disa pika Robelli, por si shume shqiptare, ke komplekse inferioriteti, dhe permed 2 gjera qe mua me bejne pershtypje

    1) Sesi na paska ” shpetuar ” perendimi nga genocidi, dhe nuk e di per ke perendim e ke fjalen.

    2) Sesi servet e ndjekan veten superior ndaj shqiptareve, kur servet jane nje tufe gabelesh pa histori, qe pervec kesaj, mbushin kosoven me kurva serve.

    Nuk ke necoj ti permendesh keto 2 pika, e sidomos piken e 2te, sepse dukemi si zezake pastaj e kundrej kujt, kujdrent nje tufe gabelesh sic jane servet, qe nuk na plas fare se cfare mendojme, sepse ne Shqiperi, i mendojme servet si nje tufe prostitutash dhe striptistesh, dhe ne fakt te tille jane.

    1. Perendimi nuk i ka shpetuar shqiptaret nga asnje gje. I ka demtuar shqiptaret teper rende gjate historise, qe nga koha Skendrbeut, deri teko koha Pashallqeve Shqiptare, deri tek Lidhja e Prizrenit, dhe ndarja e tokave ne 1913.

    Nese ka pasur nderhyrje ne Kosove ne 1999, kije parasysh se Amerika bvene plane 20 e deri 30 vite ne avance per kete nderyhrje qe ben, dhe nderhyrja u be, qe te hapej baza ushtarake ne Ferizaj, kjo eshte arsyeja kryesore, dhe bene te mundur qe UCKpja te ishte sa me e dobet, ne menyre qe me pas te hynin vet ne lufte, prandaj edhe shteti shqiptar u ndalua te furnizonte me arme UCK-ne ne 1998 dhe e shpallen edhe levizje terroriste gjithashtu.

    2. Perendimi ka favorizuar historikisht servet dhe servet sot ekzistojne per shkak te perendimit.

    1) Autonomine ne 1831 ja fali perendimi dhe qe perendimi bashke me rusine qe nderhyne qe Osmanet te mos shkaktojne genocid ndaj serveve.

    2) Pavaresine ne 1868, ja dha perendimi.

    3) Marrjen dhe zgjerimin e tokave ne 1878 ja dha perendimi.

    4) Beogradin nga pushtimi bullgar e shpetoi perendimi dhe austria ne 1886

    5) Ndarjen e tokave ne menyre krejt te p[adrejte dhe burimin e madh te fatkqesirave e shkaktoi perendimi dhe dyfushoi serbine ne 1913.

    6) Serbine nga shfarrosja e shpetoi Amerika qe hyri ne luften e pare boterore ne pril te 1917, dhe aleatet tane humben luften.

    7) Jugosllavine e krijoi perendimi, nje shtet krejtesisht terrorist dhe pa baze historie, qe shtypte shqiptaret.

    8) Serbet persi i shpetoi perendimi ne luften e dyte boeterore, dhe specifikisht amerika qe hyri ne lufte, nga genocidi gjerman.

    9) Jugosllavine e rinjohu perseri perendimi dhe amerika ne 1945.

    10)Jugosllavine e mbante me para ameerika per 40 vite, deri sa borxhi publik i jigosllavine ishte 300%

    11)Amerika mundi aleatet tane ne 2 luftera boterore dhe shpetoi bythen e serveve.

    12)Edhe sot perendimi lepin servet.

    Prandaj mesoi mire gjerat o robell.

    Servet e dime kush jane dhe i konsiderojme kafshe

    1. Intel Shqip says:

      Anglia shkerdhate, pasi na perdori per luften kunder fashizmit duke kurruptuar parite e fshatrave per te dale sa me shume partizan,na la ne balte pas lufte duke ndimuar Jugosllavine dhe shume Greqine per interesa te ujdhesave ujore.
      Anglia e dinte se armiqesi me Shqiptaret do te thonte miqesi me amiqte e Shqiptareve.
      Anglezet benin gjoja sikur do nderhynin ne Shqiperi duke shitur diversantet e shkrete tek kasapet e sigurimit te shqiperise qe ishte deri dhe pak kohe pas 90-tes dege e KGB-se Sovjetiket, e qe nuk i kuptonin intrigat.
      Kim Filbi ishte nje hero Anglez, qe mashtroi Sovjetiket per gjoja bashkepunim. Sovjetiket,urdheruan qeverine Shqiptare ne 60-ten qe gjoja te prisheshin , qe pjesa tjeter e ballkanit te interesohej per sovjetet, por nuk ndodhi se ishte vone,kapitali perendimor kishte korruptuar qarqet ballkanike.
      Kim Filbi u shit nga familja katolike Irlandeze e Kenedit tek Sovjetiket duke i treguar identitetin e tij te ri dhe ku ndodhej. Me rregull nderkombetar, kush neshkruan per bashkepunim per sherbim behet prone e atij sherbimi. Sovjetiket kishin te drejte ligjore per grabitjen e Kim Filbit ne nje destinacion te mesdheut, prane nje baze Angleze. Pak muaj pas grabitjes se Kim Filbit nga Sovjetiket, Anglezet vrane Presidentin e Amerikes , Kenedin.
      Sovjetiket heshtin per versionin mashtrues Anglez, sepse u intereson.
      Sa me siper, shpjegon dhe izolimin e krimet ne kurriz te popullit shqiptar.

  12. feliks baci says:

    Nuk eshte aspak e vertete o Robell ç’far citon qe ka dal nga goja e ish Kryeministrit Nano per Kosoven. Kam qene deshmitar prezent kur siç e shtremberuat intetvisten e tij ne Lisbone mbi çeshtjen e Kosoves. Kurre nuk ka artikuluar gje ne kundershtim me Pamvarsine e Kosoves..Perkundrazi ka thene para 18 vjetesh as me pak se sa flitet sot: Per nje Kosove te Pamvarur brenda perbrenda konteksit Europian. Mos helmoni please se gjakun e kombit prish..

  13. Shqiptar Kosove says:

    Mustafa Nano me emisionin e emertuar me fjale serbe “Provokacija”. Ai njeri idene nuk e ka se cfare ne cfare ploje kane kaluar shqiptaret , boshnajket e kroatet nga dora barbare serbe. Fatkeqesisht ne Tirane i keni disa kozmopolitan qe nuk deshirojne t’ia dine per te kaluaren e bashkekombasve te vet jo shume kohe me pare.

  14. Ragipi says:

    Bravo Robell por kujt i thua por duhet per ti than se tipat si Nano mut analisti mendon se ne emer te shqiperise dhe shqiptareve mund te flasin sepsediktatori hoxha ju ka shperlar trurin dhe per ta 50 vjet serbet jan quajtur vllezer pra ata me diktatorin kan que dashuri me dhunuesin dhe ja tan truri i nanos dhe mendimtareve si ai na shiten kosmopolitan te mutit.

  15. Marku says:

    Hapi I pare dhe me rendesishem per nje fqinjesi te “mire” me
    Fiset sllave te shperngulura ne ate cfare sot quhet “serbi” eshte rritja dhe ndertimi i kapaciteteve ushtarake te dy shteteve shqipetare (shqiperi-kosove).
    Formula e nje stabiliteti dhe nje paqe afatgjate ndermjet shqipetareve dhe serbeve do te ishte teper e thjeshte per tu arritur vetem atehere kur dy shtetet shqipetare do ti merrnin serbise fashiste nga duart monopolin e superioritetit ushtarak, ashtu sic beri dhe po ben Kroacia trime.
    Arsyeja e vetme pse Serbo ruset fashiste historikisht kane kryer gjenocid dhe spastrim etnik eshte sepse ne vend qe te perballeshin me nje ushtri shqipetare te mireorganizuar ato
    perballeshin me civile te armatosur shume pak ose aspak,
    te cilet gjithsesi i jepnin leksjon luftarak hordhive serbo-ruse.

    Vetem atehere kur dy ushtrite Shqipetare te arrijne nje superioritet ndaj serbise fashiste do te kemi nje rajon te qete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje