Rikthimi tek “Babalja”, deputeti socialist flet për padinë e opozitës: Banale, bëhet për të frymëzuar luftën politike

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Deputeti socialist Pjerin Ndreu ka reaguar pas padisë së opozitës ndaj kryeministrit Edi Rama ku pretendohet se ky i fundit ka fshehur provat për audio-përgjimin ku implikohet vëllai i Xhafajt.

Ndreu tha se audio-përgjimi është mashtrim duke shtuar se audio-përgjimi është sekuestruar nga prokuroria dhe është çuar për ekspertizë jashtë shtetit.

Mes të tjerash ai tha në News 24 se historia e “Babales” është qesharake për një parti që pretendon të vijë në pushtet.

 

“Kjo është në vazhdën e gjithë diskutimeve që ka përfshirë opozitën tonë. Banalizimi ka shkuar aq poshtë.

Ka një proces penal, dhe opinioni im është nul. Ky përgjim është në dorë të prokurorisë dhe është çuar për vlerësim jashtë, se di ku. E ka sekuestruar prokuroria përgjimin.

Selitë turbullojnë njerëzit dhe s’kanë tagër për hetime. Me historinë e Babales është më qesharakja. Një kryetar i një forcë politike del e merr ca avokatë dhe flet pa prova.

Politikës tonë i serverin informacione nga qarqe banale për të frymëzuar luftën e vet politike, kjo është e dhimbshme.

Ne jemi këtu në Shqipëri dhe po përballemi me këto retorika. Mos të fshihemi pas gishtit.

Reforma në drejtësi është investim antikorrupsion. Është një proces që po ecën me ritme të avashta, por po ecën. Do ketë edhe nga mazhoranca që do të ngelin për rrjetën e hetimit.

Propozimi erdhi pas një problematike që unë e kam hasur edhe gjatë ushtrimit të detyrës si deputet.

Në zonë n e Lezhës, për arsye se pesha e emigrantëve nga Lezha jashtë dhe numri i kosovarëve që vijnë në Milot dhe frekuentojnë plazhet e Shëngjinit është i lartë. Ndaj çfarë ndodh?

Ka pasur emigrantet që u është marrë patenta dhe kanë qarë me lot në sy. Ne duhet ti kalojmë në këtë sorollatjen e tmerrshme.

Ne i kemi lënë një alternativë që të paguajë dyfishin e gjobës për ata emigrantë që duan të marrin patentat e tyre. Kam një vit deputet në Lezhë dhe e kam konstatuar këtë problem dhe kam ndërhyrë. Kam ndjerë përkrahjen e Komisionit të Sigurisë.

Ka edhe modifikime për këtë projektligj. Nëse do ta marrim gjobën nga 50 mijë lekë të vjetra, kjo është e papërfillshme. Kjo është një masë lehtësuese, pagesa dyfish, që të marrin patentat.

Disa që merren me komente dhe hedhin vrer në ‘Facebok’. Janë rreth 600 raste në vit dhe paguhen 50 mijë lekë. Këto janë të papërfillshme. E kaluam ligjin në komisionin e Sigurisë dhe pritet të kalojë në Kuvend. Nga kolegë të PD dhe LSI propozimi është mbështetur.

Ndoshta disa grupimeve si intereson që të lehtësohet procedurat për shtetasit që jetojnë jashtë”, tha Ndreu.(TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Rikthimi tek “Babalja”, deputeti socialist flet për padinë e opozitës: Banale, bëhet për të frymëzuar luftën politike”

  1. Zigur Qarri says:

    Ndreu thote:-se “audio përgjimi ështe mashtrim”!Kush e vertetoi?
    Eshte mashtrim,por nuk e di se ku eshte kaseta e audio pergjimit!
    Eshte mashtrim,por ekspertiza nuk e ka thene fjalen e saj,vetem
    Edi Rama deklaroi te nesermen,qe eshte e montuar.4-5 ore nevoiten
    per te analizuar,nese eshte e montuar apo jo.Kaseta ka mbi dy muaj
    ne Itali,eshte nisur per ne Angli,dhe mund te perfundoje ne Turqi
    ose Bangladesh,derisa dikush te pranoje se eshte e montuar.
    Drejtesia ka vdekur,Shqiperia eshte peng e nje bande gangsterash.

  2. goliku says:

    PD KA NDERUAR EMER AJO QUHET PB ( partia BABALE) se vetem Babalet kane mbetur aty… Cohuni o burra se eshte bere parti shurra….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *