Thanza, një histori e zakonshme (pa)drejtësie shqiptare!

11 Korrik 2018, 08:51Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Ka qenë anëtar i të gjitha forumeve më të larta të drejtësisë shqiptare. Ka pasur një karrierë që do ta kishte pasur zili çdo student që mbaron studimet për magjistraturë dhe i drejtohet detyrës së vështirë të të bërit drejtësi. Megjithatë, 27 vjet pasi Admir Thanza ka nisur ngjitjen e pandalshme që do ta bënte anëtar të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe firmosës të disa prej proceseve më të bujshme gjyqësore të periudhës së tranzicionit shqiptar, mësojmë se kemi pasur në krye të piramidës së drejtësisë shqiptare një person që sot akuzohet se është dënuar për vjedhje në Itali, por edhe që ka fshehur pasurinë e që ka pasur kontakte me persona të krimit të organizuar.

Admir Thanza nuk ka qenë një “yll” i sistemit. Vështirë ta ketë dëgjuar dikush të flasë publikisht, apo të ekspozohet me emër dhe mbiemër. Ka qenë një ndër qindra gjyqtarët e prokurorët që i gjen sot të rreshtuar në dyert e Vetingut, në pritje për të marrë një çertifikatë pastërtire, e cila qysh sot, pas imazheve të përlotura të Thanzës, është më e frikshme dhe misterioze për ata që kanë aplikuar e që presin verdiktin e vilës në rrugën e Kavajës.

Sipas burimeve zyrtare të KPK, figura e Thanzës është gjykuar në të treja drejtimet që prek procedura e Vetingut: pasurinë, aftësitë profesionale dhe pastërtinë e figurës. Ndoshta është vërtet ky rasti në fjalë, por duhet thënë se deri tani Vetingu është marrë më së shumti me shqyrtimin e kriterit pasuror të gjyqtarëve e prokurorëve. Pasi, që t’i hysh vendimeve të dyshimta e të diskutueshme që ata kanë marrë gjatë karrierës së tyre është një punë titanike dhe praktikisht e pamundur.

Paradigma e këtij gjyqtari të diplomuar në vitin 1992, e që përbën në mënyrën më emblematike, absurdin e dallgës së prurjeve të reja në sistemin tonë të drejtësisë pas rënies së komunizmit, na tregon sesa e rrejshme dhe hipokrite ka qenë reforma e 27 viteve më parë, për të hequr togën e zezë nga supet e drejtësisë komuniste. Karriera e Thanzës, një jurist që ka qëndruar larg prozhektorëve të medias dhe vëmendjes së publikut, e megjithatë ka qenë në mënyrë konstante në majën e piramidës së drejtësisë tonë, është metafora më therëse e e korruptimit e kalbjes së thellë që ka mbajtur peng drejtësinë tonë gjatë gjithë periudhës së tranzicionit. Në 27 vite zëvendësuam prokurorët e gjyqtarët që dënonin me vdekje djemtë e rinj që shkelnin brezin kufitar në përpjekje për të gjetur një jetë më të mirë, me një aradhë juristësh hileqarë, parellinj, të përdorur e të politizuar. Të cilët i bënë gropën të gjitha iluzioneve të pastra të një populli për të hapur një kapitull të ri të shtetit të së drejtës që gjykon me kutin e ligjit e jo me ryshfetin nën tryezë.

Admir Thanza deklaroi se kishte marrë mbi vete një vdedhje të nipit të tij në Itali. Pra ai pretendon se nuk e ka kryer krimin në vendin fqinj, për të cilin rezulton formalisht i dënuar. Nuk ka pse të mos e besojmë në parim këtë pohim të tij, i cili megjithatë nuk e shpëton dot nga pjesa tjetër e akuzës për të cilën ai po gjykohet nga paneli i Vetingut. Shtëpitë, mishmashi i fitimeve financiare dhe kontaktet e pretenduara me persona të inkriminuar mjaftojnë për të qenë rrethana skualifikuese dhe të renda, për karrierën e një njeriu që është ulur në të gjitha postet më të larta që ofron sot sistemi i drejtësisë në Shqipëri. Përfshirë gjykatën e Lartë, Kushtetuesen dhe KLD. E pastaj habitemi pse Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk pranon të dënojë prej muajsh e vitesh asnjë gjyqtar të akuzuar për ryshfete e lirim kriminelësh nga qelitë e burgjeve…

6 komente në “Thanza, një histori e zakonshme (pa)drejtësie shqiptare!”

  1. Hajrie Nuraj says:

    Thanza ne peshore ve vetem parane, as nuk e di fare cfare ceshtje shqyrton. Nje dordolec sekser te dera e gjykates qe te pyet kush eshte avokati yt?, dhe ai qe nuk jep futet ne trekendeshin e Bermudes : avokati; dordoleci dhe Thanzat..

  2. bishti i qenit says:

    Dhe te shkosh edhe me tej,tek emra te njohur si Gjin Lesh byshe Gjoni,Uriah Hip Gani Dizdari,Gash sharabajke Rovena dhe kryeidioti superdegjenerimi Llalle harapashi.Dhe mbi keta ,kryetari i KLD-se,me demek presidenti,si ai gjydyrimi me dhe pa mustaqe,ashtu dhe ky i riu,kokekatrori i videos 7%,shebeku i qoftelargut,Berishovic,dopjo agjentit te UDB-se dhe jo vetem.Dhe te presesh drejtesi nga kjo lukuni te degjeneruarish, kriminelesh e gjakpiresish qe te shkarkojne gjyqtare te korruptuar,qe arrijne te nxjerrin nga burgu kontrabandiste tonelatash droge,ne kembim te ceqeve bosh eurosh si puna e Arqile lamashit ne gjykaten e Vlores,pavaresisht se vendimi i meparshem per ta ishte te denoheshin e te qendronin ne burg, etj etj.Kjo eshte kuje dhe per te vene duart ne koke.Ndaj partite e tepsise PBB,Lesheli dhe garnitura e tyre(partite ne leter te Mehdi Gerdecit,Nard Humoristit,Dash rakise etj) e kthejne parlanetin permbys per te mbrojtur llallushin,per te mos emeruar zonjen Marku etj dhe shtiga me fytyre engjellore me makiazh e leshelise mbeti me nje cizme e varfra,se nuk i ujdis dot me gjerat sic ka bere derti me tani,nuk i justifikon dot me pasurite e panumerta te saj,vilen e lalzit etj etj dhe nuk i mbulon dot me me ndihmen e “krushkut” Berishovic,sic beri me gjyqin e videos Like-Dritan.Prandaj jane hedhur ne sulm per jete e vdekje kunder reformes ne drejtesi,prandaj dhe me gjasme presidenti i leshelise sajon pretekste qe te mos miratoje marreveshjen Shqiperi-Greqi,qe te beje presjon per te kerkuar ndere nga Edi Rama…si dhelper e vjetter dhe e ndyre qe eshte,per faqen e zeze te tij.Dhe aq sa eshte bere deri tani eshte bere fale ndihmes dhe vendosmerise se zotit Lu dhe zonjes se nderuar Vlahutin,emrat e te cileve ,do mbahen mend ne kujtesen e pashlyer te ketij populli dhe te cileve u detyrohemi nje “Faleminderit”te ngrohte.Prandaj zoti Minxhozi,jemi ketu ku jemi dhe kemi nga njera ane qeverrine qe perpiqet te beje aq sa mundet,me gjithe te metat e saj,kurse nga ana tjeter gjithe llumin e quajtur “opozite”(pa harruar ketu dhe debilin me diplome Vasil koqen),qe eshte vene ne sinkronizim,te mbrojne gjithcka te vjeter e te korruptuar,pa ngurruar te bashkepunojne dhe me elemente e grupe kriminale,emrat e te cileve gjenden ne kompjuterin e kanceristit,peshkaqenit te helmuar Berisha dhe pistoletes se tij ,njeriut qe qesh-lulzimes hollandeze!

  3. Kaltra says:

    Si ky gjyqtar janë pjesa më e madhe e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri.Të ndershmit numërohen me gishtat e njerës dorë.Këta njerëz pa skrupuj e kanë shndëruar sistemin e drejtësisë në sistemin e padrejtësisë dhe të pazarit të pistë.Drejtësia shqiptare duhet të fillojë nga viti zero.
    VETING VETING VETING !!!!!

  4. MERO KELLIRA BAZE GELBAZA JA FUT KARIN NE GOJE SKENDER MINXHOZIT says:

    SKENDER PSE TE THRASIN SKENDER KURVA SE QE TE THRASIN BYTHLEPIRES E DI GJITHE SHQIPERIA APO SE E KE FUTUR KARIN E MERO GELBAZA KELLIRA NE BYTH ? Flm

  5. Murat Shehu says:

    Realiteti per jeten e shumices eshte i trishtuar. Prapa maskes qe ata vendosin perpara te tjereve ata ndjehen te shqetesuar deri ne konfuzitet. Shume prej tyre pabarazija i vret ne te gjitha drejtimet. Ata ndjehen te lodhur, te mjere. Kane shume gjera per t’u shqetesuar dhe nervozuar. Kurre nuk kane pare nje jete te mire. Ata vegjetojne me shume se jetojne. Gjene me te rendesishme ata asnjehere nuk e kane mesuar: kush ndihmon veten zoti e ndihmon. Por gjithmone presin, e presin qe dikush te beje diçka per ta. Jane te frikesuar te marrin iniciativen. Gjithmone thone, kur u ndane keto ne rane. Disa te tjere thone, nuk jemi fis per shkolle ne mor jahu. Dhe nuk e kuptojne se me keto fjale kane programuar trurin e femijve te tyre qe ne menyre te pa vetedijshme regjistron ç’do gje. Si mund te dalin nga kjo gjendje e trasheguar prej shekujsh? Veshtire te gjesh nje pergjigje shteruese. Sa te ekzistoje kjo dileme ne shoqeri do kete jo vetem pa barazi ekonomike por edhe shpirterore. Mendo pastaj kur s’ka drejtesi te pa varur dhe shtet ligjor, ku te gjithe pa perjashtim te pakten te jene te barabarte para ligjit. Ok, Zoterinj politikane dhe ju votues qe ne shumicen e rasteve votoni kunder interesit tuaj nga padija dhe tifozlleku?

  6. Murat Shehu says:

    A ka nje lidhje mes mjerimit shpirteror dhe shume lloj semundjeve qe e zene njeriun? Keta shkojne neper doktore per t’u vizituar me ankesa nga me te ndryshmet pa qene te vetedijshem per shkaqet e verteta por vetem per simptomat e dukshme dhe te pa dukshme. Nuk ju shkon nder mend se shkaku eshte shpirteror, shfaqja eshte fizike: dhimbje koke, marrje mendsh, keputje, etj. Askush nuk shkon tek doktori se nuk eshte i lumtur, qe mund te jete shkaku i vertete i “semundjes” se tij. Dhe ne qofte se ti ia thua kete ai do te pergjigjet me habi, e kush eshte i lumtur ne kete bote? Qe te jem une. Lumturia eshte diçka e pa arritshme. Eshte nje iluzion. Nuk ka ekzistuar ndonjehere. Etj, etj. Ai e pranon moslumturine e tij si nje fat i keq, por normal, si nje rutine e jetes mbi toke. Por nuk pranon pasojat e saj qe shfaqen si semundje fizike. Keto e bezdisin me shume se mungesa e lumturise me te cilen eshte mesuar heret ne jeten e tij. Ai çuditet kur i thua se gjeja me e mire eshte te ndryshoje menyren e jeteses. Te gjithe ne mendojme se menyra jone e jeteses eshte e vetmja ne rrethanat aktuale. Sepse nuk e dime qe keshtu jemi bere nuk kemi lindur. Ok?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje