Unë, egjiptiani në Babrru dhe kinezia që s’e di nga i bie Shqipëria

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Alma Nikolli

Fatorino si i zënë ngushtë, a thua se kishte bërë mëkatin më të madh se nuk po mund të ndhmonte dot disa njerëz në nevojë, na u drejtua ne: “Më falni, a mos dini anglisht?”. Qëlluam ngjitur me djemtë jo shqiptarë dhe ishim të rinj në moshë, duhet të dinim. “Po”, i tha kushëriri im.

“Aman, a i ndihmoni dot këta djem se duan të shkojnë te kampi në Babrru”.

“Po, patjetër”.

Djemtë dinin pak anglisht, por edhe Tiranën s’e njihnin, ishte e vështirë t’ua tregoje rrugën. Fatorino ndërhyri sërish, “Më falni ë, se ju ngatërrova edhe ju”. Ai “i shkreti” boll që e kishte kuptuar se “Badru-ja” që përmendin djemtë “Ishte Babrru-ja”.

Sigurisht që nuk na ngatërroi aspak. Vendosëm t’i shoqëronim vetë deri te autobusi, edhe ne duke pyetur, se stacionet në Tiranën kantier ku i zë mbrëmja, s’i zë mëngjesi.

“Jam nga Egjipti”, na tha njëri, duke menduar se nuk e dinim nga i bie e përforcoi, “Mohamed Salah”. I përmendëm Piramidat e Egjiptit dhe na foli pak për “Sharm El Sheikh”.

Pasi arritëm në stacion, egjiptiani që kishte vetëm tre ditë në Tiranë na dha dorën duke na falenderuar e quajtur “shokë”.

“Se mos na i humb”, i them fatorinos së “Babrrusë”, e ai më përgjigjet, “Pa merak, se çoj nga 15 në ditë”.

Pra, vendi ynë është shpresë për egjiptianë e sirianë. Babrru-ja aq shumë e bërë “meme” nga çunat e gocat e “Pazarit të Ri”, “Tiranës së Re” e “Bllokut” është vendi ku lind një diell europian për disa të rinj me shpresa e dëshira që arratisen nga vendi i tyre, ashtu si jo pak shqiptarë kanë vepruar e vijojnë ta bëjnë.

Duke u kthyer për në destinacionin e devijuar pak, pasi takuam egjiptianët, po mendoja me zë. Po ne si t’i prezantojmë Shqipërinë dikujt që s’e njeh? “Me Elseid Hysaj-n”, ia priti rrufeshëm kushëriri.

M’u kujtua një bisedë e shkurtër që pata me një kineze në Spanjë. Ajo jetonte në Francë, por nuk e dinte fare nga i bie Shqipëria. I them që jemi Europë, afër Italisë dhe Greqisë, po më e rëndësishmja është që kemi vajza shumë të bukura, duke iu referuar vetes (:P ) . “Po më tha, shumë e vërtetë, shumë të bukura”, ma miratoi që të shfajësohej për mungesën e saj të njohurive në Gjeografi.

Nëse takoj një tjetër kineze si t’ia prezantoj Shqipërinë? Si ta bëj që ta njohë? T’i them që është vendi ku ata që dënohen në Itali për vjedhje janë gjyqtarë në Shqipëri, t’i them që është vendi, k+ur Gjirokastra e gurtë po rrënohet? Apo t’i them që është vendi i x-eve? I të panjohurve në vendin e tyre? I ikësve?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

26 komente në “Unë, egjiptiani në Babrru dhe kinezia që s’e di nga i bie Shqipëria”

  1. Andreas says:

    çfare donte te thoshte autori?!!

    1. Epirioti II says:

      Qe eshte goc e bukur pra !

      1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


        @Alma

        .

        Mbill e korr
        e tok më lëmë
        hajde bashkë
        me tët’ëmë
        pikat përmbi “i”
        t’i vëmë
        ca të shtrirë
        e ca më këmë.

        Ç’ti thoshe
        për Shqipërinë?
        S’është
        siç e doje tinë!
        (Nise nga koka
        jo bishti)
        vëni ku ka lerë
        Gopisti!
        .
        Këtu Gopisti
        ka lerë
        e të tjerë
        e të tjerë
        dhe kinezet
        do gëzohen
        se me të
        do të pallohen.
        .

    2. toni says:

      Kam puar emigrant ne perendim per shume vite dhe i njoh nga afer arabet, e mira eshte tu qendroni larg sidomos vajzat e bukura si ty, jane te poshter,injorant dhe te pabese.

  2. Illlyrian Emperor Constantine says:

    Cfare eshte ky shkrim vari lesht???

    Thuaji atij jevgjut nga Egjipti, qe Egjiptin dhe Sudanin modern jane ndertuar si shtete nga shqiptaret dhe dinastia shqiptare e Egjiptit dhe Sudanit, dhe mos te vij te tregoj primaridat ai mulati, sepse nuk ka lidhje fare me to, por ti thote shqiptareve qe vij nga Egjiptit i Muhamed Aliut dhe Arbauteve te tij qe krijuan nje perandori qe shitrhej nga Sudani i Jugut, merrte Arabine dhe shkonte der ne Sirine veriore, dhe 2 here desh pushtoi perandorine osmane.

  3. Shqiptai nga Kosova says:

    Asigjo..!

  4. Lirimi says:

    Po ti vajze a je nga Shqiperia qe nuk dike si te prezantoke vendin tend?! Thuaj qe eshte vendi ku ka lindur Ismail Kadare, Sajmir Pirgu, Inva Mula, Tedi Papavrami, Ermonela Jaho, Aleksander Moisiut etj etj, eshte vendi ku ka origjinen nobelistja e paqes Nene Tereze, eshte vendi ku miku pritet me buke e kripe e zemer te bardhe, eshte vendi ku Skenderbeu ka mbrojtur Europen katolike eshte vendi ku besa dhe mikpritjen nuk e gjen ne asnje vend te tjerter te botes dhe nuk ka nevoje te permendesh sportiste apo resorte turistike….dhe nese kinezja prapre nuk e kupton eshte problemi i saj jo i joti

  5. Ani says:

    Ndodhem prej disa vitesh jashte vendit dhe miqte e mi te huaj, jo vetem e njohin Shqiperine, por disa edhe e kane vizituar. Dy prej tyre do te rikthehen serish ne gusht. Per ta prezantuar Shqiperine mjafton vetem nje gje: ta duash vendin tend. Keto ishin per pyetjet e fundit, se per menyren si eshte eshte shkruar me duket shume foshnjore. E sa per ata qe ikin, ndodh ne gjithe boten, ku njerezit jane te lire te zgjedhin, te levizin, te perpiqen per te rritur standartin e jeteses, apo edhe te njohin me shume vende e kultura.

  6. Ola says:

    Ju z. Nikolli mesoni mire gjeografine e Shqiperise dhe natyren e saj dhe kini shume per te folur, se po te jete per te meta e dobesi duhet tja themi njeri tjetri jo te nxjerrim menderen ne tellall.

  7. tomsojeri says:

    autori o Andrea ka problem, si tu prezantoj te huajve shqiperin kur ta pyesin ku bie, e dashka tu thot per hajduterin dhe korupsionin qe mbreteron ne kuadrot politike dhe drejtesin e ktij vendi ,gje qe e ben opozita dit nat, neper te gjitha koridoret e BE, per ta len kte vend ashtu ne mes te llumit ,gje qe e bejn vet hajdutet ,e kriminelet qe pjell ky Komb ! Ka ren ne hall, si tju a prezantoj Atdheun e njerezve qe haen si cakejt dit nat, qe te mbrojn cka kan vjedhur dhe si e kan katandisur ! Sdi si tju thot, qe dy te tretat e popullsis kan mar aratin e emigracionit dhe kta qe kan mbetur, edhe kta po duan te hikin naten ! Sdi tju thot, qe shikoni nje seanc parlamentare te kuptoni kush e udheheq kte vend ! Sdi tju thot qe populli ktij vend,i esht ai qe di te duroj deri ne skllaverim ! Sdi tju thot, qe kte popull e kurdisin te dal neper protesta se “macja pshuri”te der e oborit ! Sdi tju thot, qe esht vendi ku politikanet nuk e njohin dorheqjen edhe kur i kap “me brek”ne dor ! Sdi tju, thot qe politikanet dhe gjykatesit pasurohen me shpejtesin e drites dhe jan kaq e kaq cudira qe ndodhin, saqe me mir te mos na njohin o Andreas, se sa te marin vesh cfar behet ktu ! Dhe dicka qe me erdhi ne mend : Kot lodhet , sepse nuk di ne Kin dhe Egjypt, por ne te gjith Evropen, jemi ber shum te “njohur per vepra”……

  8. vang says:

    Egjyptiani nuk e ka ditur mire historine e tije sepse e para gje qe duhej te thoshte ishtE: Ne jemi nga Egjypti (ka shume per te thene: piramidat dhe SFINKSI,LUMI NIL,KLEOPATRA ETJ) Por kryesorja per momentin Ishte :Mbreterimi per 150 vjet i Egjyptit nga Mbreter me origjine shqiptare deri sa Mbretin e fundit e ndoqen dhe ai familjarisht shkoi ne ITALI ne mos gaboj nga viti 1956.Parrulla ishte ::”TE ZHDUKIM SUNDIMIN SHQIPTAR NGA EGJYPTI”. Shume mercenare te IBRAHIMIT etj u vendosen ne Egjypt te cilet tani jane asimiluar. ; ;

  9. Pellazgos says:

    Shqiperia myslimane zoti Ilyrian Emperore Kostandine fillon ne vitin 1913te dhe sa per ata “shqipetare” qe flet ty perpara ketij shekulli nuk ishin thjesht “shqipetare” por myslimane qe nuk dinin as shqip,as nuk kane lene ndonje dokument historike ne gjuhen “latine shqipe”.
    Edhe Aliu i Tepelenes kur filloje te dredhi bishtin Turqise apo me mire Perandorise Osmane qe i kishte dhene titullin Pasha per atdhedashurine,sakrificen,perkushtmerine ndaj Osmaneve e di ku i perfundoi Koka kurse Trupi ngeli ne Janena.
    Sa per Kostandinin Ilyrian Emperore ne historine e botes njifet Greke,ishte i fundit i Romes si Perandore,vendosi gjuhen Greke d.m.th dhe Ilyriean ne Kostandinopol,beri gabimin me te Madh qe u dha te drejta te Krishtereve dhe e beri zyrtare kete Fe te Cifuteve.
    Tani sa per Shqiperine dhe Shqipetare qe njifen ne shekullin e 20te as qe behet fjale,thjesht nje grup i Madh myslimanesh dhe kaq.
    Bile edhe simboli i shqiponjes dy krenare eshte qe ne kohen e Kostandinit dhe tregon ndarjen e Perandorise se Romes ne Lindje dhe Perendim dhe qellimi ishte qe mos te harronin dhe ta pasqyronte ne Simbol te flamurit te Saj origjinen e Romes dhe Greket ne Perandorine Bizantine quhesh8n qellimisht Romios dhe Rumeli ajo e Lindjes.
    Dihet historikisht qe edhe kur u vra Iulios Qesaris ne Senat bertisnin ne Greqisht.
    Mirepo ju si myslimane doni shume shekuj te kuptoni se fare kini qene dhe cfare do beheni sic duken bathet.

  10. Illyria-Shqiperia says:

    Cfare eshte kjo pacavure mo Mero??? Te mesoje te pakten td shprehje mendimet qarte kjo cupka.

  11. Kris 1 says:

    Kur te takosh te huaj thuaj se je nga vendi i mrekullive qe eshte dhe jashte dhe brenda europes me ErTV dhe SalTV me ligje te forta ku mbrohet individi.Ne shqiperi po vodhe nje qytetar denohesh rende ndersa po vodhe shtetin behesh shtetar

  12. Kinezi says:

    Une jetoj ne Kinen e larget dhe ketu e njohin shqiperine.Brezi I vjeter per shkak te maredhenieve ne komunizem dhe brezi I fundit per shkak te filmave shqiptar dhe reklamave.Isha nje dite ne nje panair dhe nje vajze me tha se vendi yne ishte shume I bukur dhe se e kishte pare te reklamat e turizmit te kompanive te udhetimit.Hartim I shkruar keq.

    1. albaniafirst says:

      Sakte-nje miku im kinez qe e kam takuar ne Kanada, kujton shume filma shqiptare nga koha e femijerise se tij, filma qe edhe une nuk me kujtohen.

  13. llaman says:

    Nganjehere lexoj me kersheri shkrimin e autorit, nganjehere shoh portretin e autorit. Kete here i ngula syte te fytyra e qeshur e autores. Vetem energji pozitive reflekton ky portret. Bukur!

  14. DIBRAN says:

    Eh, more PELLAZGUS!!!!!!!
    Trute te qenkan bere MUT, DIARE FARE!
    Dhe nga GOJA -BYTHE ashtu do te nxjeresh!!!!
    Po qelb dynjane, mor te befsha edhe kockat e te vdekurve ne varre!!!!
    (kerkoj falje per gjuhen e perdorur vetem per komentuesit e mire)!

  15. Dan says:

    Nuk e kuptoni qe Shqiperia eshte nje vend i vogel qe pervec Shqiptareve qe e kane egon shume te madhe ne syte e tyre Shqiperia eshte me e madhe se planeti Toke…. per te tjeret eshte nje vend i vogel me shume gjera te cuditshme qe mendja e tyre nuk mund ti perceptoje te jene ne nje vend normal.
    Keto jane pateriotizma FB-je te dale mode qe me kujtojne nje Shqiptar ne USA qe mundohej me mish e me shpirt te tregonte sa e mire dhe e bukur ishte Shqiperia dhe sa mikprites ishin Shqiptaret per te huajte por “harroi” tju tregonte pse kish ikur nga Shqiperia dhe si Shqiptaret jane egersira me njeri-tjetrin……

  16. ben says:

    Nuk ta ka fajin njeri se nuk njeh vendin dhe historine e vendit tend.
    Se pari Egjipti eshte udhehequr per me se 7 gjenerata nga dinastia shqiptare e Muhamet Aliut qe ndertoi Egjiptin modern, perfshi dhe kanalin e Suezit. Me qe ra fjala, per nder te inagurimit te ketij kanali, i famshmi Xhyzepe Verdi Shkroi operen Aida.
    Nje tjeter fatkeqesi per ty moj goca e “bukur” eshte se paske takuar nje kineze trularaske si puna jote qe megjithese jeton ne Europe, nuk e njeh ate. Me siguri do jete ndonje nga ato qe punon ne bordello.
    Njerez te shquar nga Shiperia; fillo me Nene Terezen me qenese eshte me e kohes, pastaj vazhdo me Skenderbeun. Tregoi per Pirron qe ishte i pari qe perdori elefantet kur shkaterroi romaket, tregoi per Liburnen, anijen luftarake qe te paret tane ndertonin per ti bere balle ushtrive romake, apo per pirustet qe ishin te paret qe shkrinin hekurin.
    Historia jone eshte aq e pasur sa nuk mjafton gjithe jeta e nje njeriu per ta treguar. E keqja eshte se juve, rinia e sotme e keni mendjen tek facebook-u dhe si te dukeni sa me te bukura, pasi pee mend jeni nja 300 vjet prapa brezave te meparshem.

  17. spartak says:

    Fare thjeshte,jam patriote e S B ,do e kuptonte direkt ku bie shqiperia

  18. Kol Tivari says:

    Vetem t’i spjegoje se mbreti qe krijoi shtet me Egjypt ishte Muhamed Ali. Shqiptari nga Gjirokastra qe reformoi e zhvilloi Egjyptin
    Ah moj gazetaruce po t’i nuk e ke ditur kete

  19. Moni says:

    Shkrim pa koke e pa kembe! E vetmja gje e qarte qe vuri ne dukje autorja eshte qe eshte e bukur ( vetevleresim). Te tjerat jane fjali pa krye dhe te pa lidhura.
    Sa per Egjiptianet dhe arabet e tjere autorja ta ule pak nivelin e vleresimit dhe nese e ka harruar le te lexoje shtypin e kohes se « Pranveres  Arabe » se c’ndodhi ne sheshin Tahrir. Me dhjetra perdhunime ne turme, si kafshet, si hienat qe shqyejne prene ne tufe.
    Nese nuk i mbushet prape mendja te lexoje per perdhunimet masive ne Italine e 1944 kur ushtaret arabe te ushtrise franceze nuk kursyen as femije 11 vjecare e as plaka 86 vjecare.

  20. Pellazgos says:

    O ben,Pirrua “shqipetare” myslimane?
    Po tjetri ishte Mbret,gruaja Antigonea,gjak me Akilin dhe Aleksandros,juve flisni per nje misionare me prapavije politike qe i dhane nje cmim “Nobel” per “Paqen”.
    Ore vella,ketu ka qene Oethodhoksi per 1100 vjetara Osmaneve,e di ty cdo te thote te vije dikysh ne Hanin e Stavros qe quhet Albanistani myslimane dhe te bej propaganden e Shtetit te Vatikanit?
    Po ku ke Pirron,Aleksandrin,Epirotin Kastriote cne nje spiune si Tereza mbi gjithcka ne kete shtet fallco te krijuar nga Turqia?Ne qofte se ata kane qene cobener apo Mbreter dhe kane shkruar ne gjuhen Greke,atehere kane qene “budallenj” dhe armiq te myslimaneve sipas ty zoti beno.Ketu nuk dine cfare dhe kush eshte Shqiperia myslimane ty flet per “histori” Greke.

  21. SHQIPO-FREE says:

    @@Alma Nikolli…Na moj “Vogelushe” keto Kinezet e “Mija” ketu ne Gjermani e dine se ku Bie Shqiperia dhe Madje I BIEN “GERRNETES” ME MIRE SE TI..te te Siguroj….
    nje Gje Alma..do te ishte Kenaqesi per mua Shqipetarin “Baballek”..qe te te kisha nje “Bashkebisedim Intensiv” me ju…jo per Gje..por tju Tregoj se Kinezet e Njohin mire Shqiuperine dhe “Pallen Shqipetare”…lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *