VENDIMI: Qeveria do të japë me koncesion aeroportin e Kukësit

11 Korrik 2018, 18:47Ekonomia TEMA

Qeveria pritet të japë me  koncesion aeroportin e Kukësit.

Ajo ka marrë një ofertë të pa kërkuar për ndërtimin e Aeroportit të Kukësit.

Në vendimin e sotëm të Këshillit të ministrave u vendos t’i jepet 8 pikë bonus bashkimit të shoqërive “Kastrati”, sh.a. & “T.M.D Systems LTD”, që kanë  bërë ofertën e pa kërkuar për ndërtimin e këtij aeroporti.

Vendimi

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E BONUSIT NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET BASHKIMIT TË SHOQËRIVE, PËR DHËNIEN ME KONCESION/PARTNERITET PUBLIK PRIVAT PËR REHABILITIMIN, OPERIMIN, TRANSFERIMIN E AEROPORTIT TË KUKËSIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “a”, të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, dhe në vijim të nenit 15 të rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat, miratuar me vendimin nr.575, datë 10.7.2013, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, e të vendimit nr.504, datë 13.9.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e bonusit prej 8% (tetë për qind) të pikëve, që i jepet bashkimit të shoqërive “Kastrati”, sh.a. & “T.M.D Systems LTD”, për rezultatin teknik dhe financiar të propozimit të pakërkuar, të paraqitur për procedurën për dhënien me koncesion/partneritet publik privat për projektin e rehabilitimit, të operimit, transferimit të Aeroportit të Kukësit.
2. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
SENIDA MESI

(TemA)

8 komente në “VENDIMI: Qeveria do të japë me koncesion aeroportin e Kukësit”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Te jipet.. Zhvillim..

  2. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Nooormaaaleeee, shume e zgjati bile. Po kastrati cilat kompani do nenkontraktoje?

  3. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Nooormaaaleeee, shume e zgjati bile. Po kastrati cilat kompani do nenkontraktoje??

  4. cr7 says:

    sa eshte periudha e koncesionit?

  5. Lili says:

    Ka filluar te jete i kujdesshme Rama ,e di se burgu e pret per keto koncesioni,prandaj i firmos ne mungese e me porosi…
    Di kush me na treguar cfare urgjence kishte ketu qe kjo te firmoset ne mungese?….
    Apo vetem shmangje te pergjegjesise penale?

  6. e verteta e hidhur says:

    Shikoni se mos eshte off-shore ajo LTD sms-art,aeroport tvd

  7. says:

    Edvini dhe Olsi mendojn që ne jemi shkaktar të vdekjes së babait të tyre (kristaqi) nga uria., si Nano me të sëmën kur ishte në burg ndaj marrin vendime me të huajt që ngjasojn me 11 shtatorin 2001

  8. elisa says:

    JO ME koncesion,apo nuk ju mjaftoi oncesioni ne rinas,,,,,koncesionet jane skllaveri moderne,,,,,te menagjohen NGA qeveria apo kompani shqiptare…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje