Mbyllet ndeshja Kroaci-Angli me rezultatin 2-1. Të gjithë golat dhe rastet e ndeshjes me VIDEO

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
Kroaci-Angli është supersfida e dytë e fazës së gjysmëfianles së Kampionatit Botëror që do të zhvillohet në  “Luzhniki Arena”.

Një ndeshje që pritet të dhurojë emocione dhe spektakël pasi objektivi i të dyja skuadrave është kualifikimi për në finalen  e madhe të 15 korrikut.

Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me VIDEO rastet më të mira të kësaj ndeshje.

Kroacia: Subashiç, Vrsaljko, Vida, Striniç, Lovren, Perishiç, Rakitiç, Modriç, Brozoviç, Manxhukiç, Rebiç.
Trajner: Z. Daliç

Anglia: Pikford, Uollker, Stouns, Meguajr, Tripier, Jang, Henderson, Lingard, Dele Alli, Kejn, Sterling.
Trajner: G. Sauthgejt

GOL! Mario Mandzukiç shënon golin e epërsisë për Kroacinë duke shënuar një gol mjaft të bukur brenda zonës

GOL! Kroacia barazon gjithçka me anë të Perisiç që godet në mënyrë perfekte brenda zonës pa fitimit të duelit me Walker

Minuta 35′, Lingard shpërdoron një rast të pastër për të dyfishuar rezultatin për “Tre Luanët” duke gabuar me goditjen e tij nga jashtë zone

Minuta 31′, Rebic i afrohet golit të barazimit me anë të një goditje të rrezikshme brenda zonës, por që ndalet nga Pikford

Minuta 29′, Harry Kane humbet rastin më të artë për të shënuar golin e dytë për Anglinë ku i vetëm përballë Subasiç nuk arrin dot ta dërgojë topin në fund të rrjetës

GOL! Anglia e nis në mënyrë spektakolare sfidën duke kaluar në epërsi shumë shpejt me anë të një super goli të realizuar nga goditja e dënimit nga Tripier

Starton supersfida Kroaci-Angli nën një atmosferë fantasitke të krijuar në “Luzhniki Arena”

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *