Zbardhet pasuria e deklaruar e Gani Dizdarit, ka një sërë “njollash të zeza” që mund ta djegin

11 Korrik 2018, 20:50Kronika TEMA

Gjyqtari Gani Dizdari është anëtari i fundit i Kushtetueses që përballet me procesin e vetingut. Ai zotëron një pasuri familjare në vlerën e 32.5 milionë lekëve-si dhe ka kursime të konsiderueshme në cash.

Gani Dizdari është anëtari i fundit i Gjykatës Kushtetuese që do të përballet me vetingun-një proces që ka rezultuar deri më tani fatal për katër kolegë të tij dhe është kapërcyer nga vetëm dy të tjerë.

Seanca dëgjimore me Dizdarin është planifikuar të zhvillohet mesditën e së enjtes, ndërkohë që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit përfaqësohet në këtë çështje nga Pamela Qirko, Roland Ilia dhe Olsi Komiçi.

Dizdari është diplomuar për Drejtësi në vitin 1972 dhe përgjatë katër dekadash ka ushtruar detyrën në të gjitha rolet e sistemit të drejtësisë, si prokuror, avokat dhe gjyqtar. Gjatë regjimit komunist, Dizdari ka punuar si prokuror në Tropojë dhe prokuror i Departamentit Gjyqësor në Prokurorinë e Përgjithshme. Në vitin 1998, ai ka qenë prokuror pranë Gjykatës së Kasacionit, ndërsa në vitet 1995-1999 ka ushtruar detyrën e zv.Prokurorit të Përgjithshëm.

Në vitet 1999-2006, Dizdari ka punuar si avokat dhe në vitin 2006 është rikthyer në sistemin e drejtësisë si anëtar i Gjykatës së Lartë. Prej prillit 2013, Dizdari kryen detyrën si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Gani Dizdari nga viti 2006 deri në fund të vitit 2017.[Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari për vitet 2006-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se në vitin 2006-kur është rikthyer në sistemin e drejtësisë, Dizdari zotëronte një pasuri familjare me vlerë rreth 7.8 milionë lekë. Në deklaratën “Para fillimit të detyrës”, Dizdari ka deklaruar se zotëronte dy apartamente banimi-njëra prej të cilave e përfituar nga privatizimet si dhe kursime në cash në vlerën e 4.6 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e gjyqtarit Dizdari është rritur me katër herë, duke kapur vlerën e 32. 6 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e subjektit ndahet në 18.4 milionë lekë pasuri të paluajtshme, 6.8 milionë lekë kursime të akumuluara në cash, rreth 6.5 milionë lekë likujditete në bankë dhe automjete në vlerën e 764 341 lekëve.

Të ardhurat familjare për vitet 2006-2017 kapin në total vlerën e 29.5 milionë lekëve. Rreth 80 për qind e të ardhurave përbëhen nga pagat dhe shpërblimet nga funksioni, 11.7 për qind nga të ardhurat e vajzës si notere dhe mbi 7 për qind e të ardhurave totale përbëhen nga dhuratat në cash.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 12 vite të deklarimit nga ana e subjektit dhe asnjëra prej tyre nuk rezultoi me diferenca negative.

Megjithatë, si në shumë raste gjyqtarësh dhe prokurorësh, BIRN ka identifikuar edhe në rastin e zotit Dizdari një sërë “flamujsh të kuq”-duke ndjekur praktikat më të mira ndërkombëtare të sistemit të kontrollit të pasurisë.

Në deklaratën e vitit 2006, zoti Dizdari raporton se zotëronte 4.6 milionë lekë cash, me burim kursimet shumëvjeçare nga puna si prokuror dhe avokat. Këto kursime kanë shërbyer si burim për investimet e tij në vitet e mëpasme. Gjithashtu për vitin 2009, Dizdari dhe vajza e tij deklarojnë dhurata në vlerën 15 300 euro nga dasma e kësaj të fundit, ndërkohë që nuk deklarohet asnjë shpenzim për dasmën.

Sërish në vitin 2009, vajza e gjyqtarit deklaron si person i lidhur me të blerjen e një apartamenti për 94 mijë euro. Ky apartament është shlyer në vitet 2009-2010 përmes dy huave të marra te kushëriri me vlerë totale rreth 60 mijë euro dhe asnjë këst të shlyer deri në fund të vitit 2017.

Një tjetër “flamur i kuq” i identifikuar është akumulimi i rreth 6.8 milionë lekëve kursime në cash në fund të vitit 2017, pavarësisht transaksioneve me pronat të kryera nga Dizdari dhe vajza e tij.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë para fillimit të detyrës  

Deklarata e pasurisë për vitin 2006  

Deklarata e pasurisë për vitin 2007

Deklarata e pasurisë për vitin 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

4 komente në “Zbardhet pasuria e deklaruar e Gani Dizdarit, ka një sërë “njollash të zeza” që mund ta djegin”

  1. tonia says:

    Dizdari eshte pjelle e sistemit korruptiv te drejtesise te instaluar nga Sali Berisha et alii,eshte njeri nga te 40 hajdutet e “Ali Babait”por jo me pak I rrezikeshmi,eshte pjese e enturazhit te Berishes te vendosur ne te gjitha hallkat e sistemit te drejtesise per te mbrojtur interesat e tija politike dhe ekonomike dhe te gjithe oligarkeve qe u pasuruan me djersen,gjakun e kockat e popullit te shumevuajtur shqiptar.Nuk diskutohet qe ai do nje shqelm ne ate pjese te trupit qe para se t’a permendesh duhet te thuash “me nder jush”dhe te shporret nje here e mire nga sistemi I drejtesise por jane te gjitha prerogativat per ta cuar te perballet me drejtesine(,por jo me ate qe ai ka perfaqesuar) per korrupsion te larte e shperdorim detyre.Atje le te shpjegoje “blerjen ” e shtepise per vajzen,shpenzimet per trajtimin mjekesor jashte vendit te gruas se pare qe I ka vdekur(te me ndjejne lexuesit per permendjen e ketij fakti) dhe ndryshimet ne shtepine e tij ku banon.Ka ardhur koha qe kush ka kryer krime,duhet te pergjigjet me te gjithe rreptesine e ligjit.Rruge e mbare Gani Dizdarovici!I ke munguar gjate burgut.

  2. Zzzz... says:

    plehre e keqe..,,hajdut me cizme,,,

  3. spartak says:

    Mirë e ka populli i shkretë , se abuzimin , korrupsionin dhe padrejtësinë e pa imagjinueshme ai , jo vetëm që e ka heq në kurriz , jo vetëm që është gjakos , sakatuar e deri vrarë e janë fut në hasmëri nga poshtërsia e PA DREJTESISE , jo vetëm që është përbuzur dhe denigruar prej tyre , por edhe sot , ato janë ku kanë qenë , duke bredh dyerve të gjykatave , prokurorive , policive , përmbarimeve , etj e s’po gjejnë të drejtën për pronat , për vrasjet , vjedhjet , kërcënimet , etj , etj , madje shikojnë po ato fytyra .
    Nuk mund të durojnë më , që , sot , të vazhdojnë e ti bëjnë karshillik e serbesllik , torturuesit e hajdutët , e madje të largohen me miljonat e tyre pa i hy asnjë gjemb në këmbë , sepse ja lejon ligji i Vetingut !
    Hik me ato që ke vjedh deri sot dhe u lamë !!! .
    Populli shkon me denoncu nga halli e nga mllefi , por s’ka për të arrit gjë , se këta janë kopila , e kanë rregullu ligjin e Vetingut për mos me i kap dhe jo me i gri .
    A zgjidhet ?
    Me dashtë , PO .
    E dij , që s’duan asnjeri , nga i pari tek i fundit , por populli duhet të ushtrojë presion ndaj deputetëve , Qeverisë e deri Presidentit . O ta rregullojnë këtë punë , ose të zhduken , mbasi reforma në Drejtësi , që në fillim zhvillohet me padrejtësi
    E para :
    Nuk paragjykoj asnjë njeri . Sa ti vejsh në siklet se sa të deklarojnë , si t’i deklarojnë , mos t’i thonë i justifikon , s’i justifikon , mos t’i thonë i ke msheh , si ke msheh , do ishte ma mirë të miratohet : NENI EKSTRA
    – Deklaroj , ndën përgjegjësinë time , se , në qoftë se mbi ato që kam deklaruar në DEKLARATEN PERSONALE TE PASURISE më zbulohet DHE VERTETOHET edhe 1 LEK më tepër , e gjithë pasuria ime të më skuestrohet .
    Bashkëpunëtorëve , që kapen , dhe VERTETOHEN , si ndihmës në FSHEHJEN E PASURISE DHE TE ARDHURAVE të personave që i nënshtrohen Vetingut , u sekuestrohet pasuria njëlloj .

    Miratojeni këtë nen në parlament . Shtojani në fund si pikë të veçantë dhe me vend firmosje të veçantë ( që mos të thonë NUK E KAM LEXUAR ) , tek Deklarata e Pasurisë , dhe , kthejani mbrapsht pa përjashtim të gjithëve deklaratat e para , për ti plotësuar edhe njëherë prej fillimi .
    Do shikoni , kur nga frika , të deklarojnë dyfishin e deklarimit të parë . Atëherë luan qeni i kallajxhiut tamam .
    Bëjani transparente t’i shikojë populli deklaratat , se , ma mirë se ai , nuk e din njeri , a i ka mbet gjë pa deklaruar më , ku i ka msheh dhe si i ka msheh , apo jo .
    Sepse , do rrijmë 10 vjet e s’kena për të nxjerrë gjë në dritë . Ç’është ky muhabet .
    Bona ç’bona në detyrë , ( miljona të pa pame abuzim , korrupsion e ndoshta ma shumë ) e po hiki njëherë .
    Më heqin nga puna , sepse nuk i justifikoj dhe ato pasuri që kam deklaru . Boj , sikur nuk e paranoj , dhe ankohem , që mos të më gërmojnë më shumë , por dhe për gozhdë , se ishalla vijnë në krye shokët e mij hajduta e, këtij shteti ( këtij populli të raskapitur ) me mujt me i marrë edhe detyrën prap , edhe pare sa të mund .
    Ç’u bo ky Veting kështu .
    Bo qejf e abuzo me vite të tëra . Ke marrë dhe rroga e dieta sa s’vuhet nga taksat e mija . E tani hikën ose shmangesh me marifet e qejf o qerrata me paret e vjedhura e abuzimin e pa parë .

    Hë pra mo . Luaj vendit Gramoz Ruçi . Doni Veting , apo kujtoni , se populli , ( Europa edhe mundet ) ha bar .
    Çoje nenin në Kuvend . Shifeni a do mundet t’i dali njeri kundër . Mos u vono asnjë sekondë . Nen ma i qartë , ma i thjeshtë e ma i shkurtër , s’ka ku të shkojë . Nen për VETING e jo për RAFTING .
    Llallës , që ka qenë për 5 vjet i pari Shqipnisë për me godit krimin , korrupsionin e abuzimin , jo vetëm çojani të parit këtë formularin e ri , por kapeni për zverku edhe bjereni të justifikojë gjithçka . Ishte dhe 5 vjet tek kthimi ( rruajtja për vete ) i pronave .
    Me NENI-n e RI SHTESE , çojeni në fis , që jo Gjermania , por as Gramshi të mos i japi azil pulitik .
    Me përulësinë më të madhe ndaj popullit tim shqiptar , dhe me shpresën , për një të ardhme të shpejtë , më të pastër e më të mirë .

  4. gani dezkari says:

    Nje ish-spihun i sigurimit i cili ka marre ne qafe qindra persona,ka denuar dhe me vdekje disa ushtare qe tentuan te ikin diku ne vitet e 80-ta,i lidhur me bandite dhe mafioze disa dhe familjare te tij vrases,eshte ushtar i bindur i saliut dhe i mafias,nje mashkull kurve hijene qe ndryshon sipas pushteteve.Mos ti jipet e drejta me qe te jete as gjyqtar,prokuror,avokat apo noter ktij legeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje