"Më more burrin", 40-vjeçarja nga Durrësi padi ish-gruas së bashkëshortit: Ajo më dhunon barbarisht

12 Korrik 2018, 18:13Kronika TEMA

“Më dhunon fizikisht dhe psikologjikisht ish-gruaja e bashkëshortit” Ky ka qenë denoncimi i regjistruar në Policinë e Durrësit ku një 40 vjeçare ka kërkuar urdhër-mbrojtje.

Referuar komunikatës zyrtare, mësohet se shtetasja me inicialet R.M, ka kallëzuar shtetasen me inicialet M.K., për dhunë fizike dhe psikologjike.

Ndër të tjera policia njofton:

“Sipas njoftimit te policisë, më datë 11.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtje së menjëhershme, për shtetasen R.M., vjeçe 40, banues në Durrës, pasi dyshohet se ish bashkëshortja e burrit shtetasja M.K., vjeçe 32, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, raporton policia. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje