De Biazi shfaqet “i dorëzuar”: Më duket sikur më shkarkuan nga puna, tashmë nuk kam më preferenca

13 Korrik 2018, 21:58Sport TEMA

Teksa dukej se çështja e trajnerit të Polonisë ishte zgjidhur dhe vendi do t’i besohej teknikut De Biazi, që më parë ka drejtuar edhe kombëtaren shqiptare, gjithçka ka ndryshuar në momentet e fundit.

Një situatë e ngjashme është përsëritur edhe disa kohë më parë me trajnerin italian, që ishte shumë afër marrëveshjes me “axurrët”, por në momentet e fundit ndryshoi vendimi i drejtuesve italianë.

Tashmë De Biazi rikthehet të komentojë situatën e tij në “RMC Sport”, ndërsa duket i dorëzuar dhe dëshpëruar pas vendimit të fundit të polakëve, shkruan Vip Sport.

“Më duket sikur më kanë shkarkuar. Përpara dy vitesh unë isha shumë afër Italisë dhe një tjetër situatë e ngjashmë u përsërit. Isha thuajse trajneri i Polonisë, kur presidenti Boniek bëri një tjetër zgjedhje.

U ndieva i zhgënjyer. Do të dëshiroja që ai të më merrte në telefon dhe të më tregonte të vërtetën, jo ta mësoja atë nëpërmjet mediave. Nuk kam më preferencë mes klubit dhe kombëtares, tashmë dua vetëm të rikthehem të drejtoj një ekip dhe ta ndihmoj që të arrij objektivat”, ka thënë De Biazi.

8 komente në “De Biazi shfaqet “i dorëzuar”: Më duket sikur më shkarkuan nga puna, tashmë nuk kam më preferenca”

  1. Kushedi ,
    ndoshta Zoti te kishte projektuar per ne Shqiperi .

    1. Baton Kita says:

      Shkrim me elokuence, Kthehu…De Biazi, je embleme shqiptare. Shendet. Jeta e do te shijosh edhe intriga. Ti je kalores fisnik. Shendet!
      Baton Kita, Gostivar

  2. kujtesa says:

    Ne fakt eshte e kunderta e kesaj ajo qe ndodhi me Giani De Biazin.
    Ketij robit ju fiksua se ishte perendia ne futboll dhe mendoi se e gjithe bota sportive trotullohej rreth tij.
    Me ata njerez qe pagoi per PR e tij,beri gabimin me te madh. Kudo qe krijohej nje boshllek per trajnere, menjehere keta PR-istet nxirnin ne skene emrin e tij.
    Pra situata vetem pompohej dhe krijohej nje realitet virtual sesa real.
    Me modesti po e them por qe ne momentin qe u largua nga ne,deklarova se ky tashme doli ne pension te parakoheshem dhe mendoj se nuk kam gabuar.

  3. serveti says:

    BOTA E FUTBOLLIT PATJETER QE E KA KUPTUAR QE NUK ISHTE VETEM MERITA E JOTE ME KOMBETAREN SHQIPTARE , POR ISHTE EDHE DALLAVERIA E DUKES ME ARMENINE NE KURRIZ TE DANIMARKES etj ett etj

    1. Baton Kita says:

      SERVETI, JE NGA ATA MOSMIRENJOHESIT, BUKESHKELES NDRYSHE. KALOVA LUMIN, NGORDHTE KALI!
      DE BIASI, EMBLEMA E KENDSHME E HISTORISE SE MADHE TE FUTBOLLIT.
      PERRALLAT E BLERJES SE LOJES I PERPINE NGA KUZHINA E BEOGRADIT!
      KUSH NA KA MERI, I MBIFSHIN THERRAT NE SHTEPI!

  4. LORA says:

    Duhet t’e kene marre vesh pislleqet e tua me mamuthin e korrupsionit armando duka,,,,e mire t’a kane bere.
    E bere qelepir zotrote ne Shqiperi,por duhet t’a harrosh tash ne raport me faktore serioze.

  5. Sokol says:

    Z de Biazi! Ne jemi nje popullbukeshkle dhe i perdhunuar , mos u cudit me mosmirnjohjen dhe bythqimllikun e disave; prandaj na ndjek mallkimi i lashte hap pas hapi vendin e maskarenjve. Ne te jemi mirnjohes per nivelin qe cove kombetaren tone, Flm

    1. Baton Kita, Gostivar says:

      Fatkeqesisht, Sokol, jo pak nga ne jane murtaja e kombit shqiptar. Njerez qe krenohen me krimet…zot, or zot!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje