Ndotja dëmton trurin. Mjekët: Po sjell plakjen e parakohshme të shqiptarëve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ndotja e ajrit po ndikon në plakjen e parakohshme të shqiptarëve.

Vendi ynë vazhdon të jetë disa herë mbi normën mesatare europiane të ndotjes. Ekspertët thonë se nëse krahasohen dy persona të së njëjtës moshë, ai që jeton në zonë më të ndotur pëson zvogëlim të vëllimit të trurit dhe plakje të parakohshme të qelizave.

Niveli i lartë i ndotjes së ajrit, qoftë nga grimcat e pluhurit, ashtu edhe gazrat që çlirohen nga karburantet e automjeteve, ndikojnë negativisht në sistemin nervor të njeriut.

Pasojat janë edhe më të rënda tek fëmijët e vegjël, pasi ka studime që e lidhin me autizmin apo zhvilimin psikomotor të fëmijës.

Enver Roshi, specialist i Institutit të Shëndetit Publik, shprehet:

“Dioksidet e azotit janë elementi kryesor i formimit të smogut, që dëmton rëndë sistemin aspirator dhe nervor. Në zonat e ndotura, vëllimi i trurit të fëmijëve është më i vogël sesa i fëmijëve që jetojnë në zona me ajër të pastër”.

Niveli i lartë i ndotjes së ajrit lidhet me një sërë sëmundjesh degjenerative të trurit, të cilat jo vetëm janë shtuar në vendin tonë, por kanë prekur mosha të reja, siç është skleroza multiple dhe parkinsoni.

Ndikimi i ndotjes së ajrit në tru dhe në mushkëri ka rritur vdekshmërinë tek shqiptarët. Sipas statistikave, çdo vit vdesin 38 persona për 100 mijë banorë.(TCH)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Ndotja dëmton trurin. Mjekët: Po sjell plakjen e parakohshme të shqiptarëve”

  1. Zigur Qarri says:

    I betonizoi edhe lulishtet e fundit Kryetari Bashkise,qe premtoi se do te ndalte betonizimin
    e Tiranes.Erion Makiaveli po punon per reduktimin e ndotjes,me pyllezimin e taracave te
    pallateve,si edhe me shtimin e kullave ne qender te Tiranes,ku do te banojn ata familje qe
    zoterojn disa makina.Edhe 500 makina te tjera ne qender te Tiranes,per te rritur sasine e
    oksigjenit,dhe per te filtruar ajrin.Jep leje ndertimi,ç’pyllezo token per ta betonuar,dhe
    pyllezo taracat e pallateve,nga ajri per ti fotografuar!

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Ku flet ti
      nuk mbin më bari
      nuk u lodhe
      Zigur MotërQari ?!
      .
      Unë të dija
      rob përsmari
      më zhgënjeve
      Zigur MotërQari!
      .
      Po ti qenke
      rrotë kafari
      jazëk të qoftë
      Zigur MotërQari

      😁😁😁

  2. Inxhinieri says:

    Tani me mbjelljen e pyllit orbital prej 200.000 pemesh do ulet ndotja ne Tirane. Keshtu thote Lali Er Smogu qe ka harruar qe ka njerez jashte qendres se Tiranes. Ja se do votojne prape debilat per Lali Erin vitin tjeter sepse ka bere qendren me te bukur ne bote dhe parkun e femijeve nga liqeni.

  3. ana says:

    CFARE PRISNI,,,,KUR DONI TE VEPRONI APO DONI TE NA VDISNI FARE, ,,,,,,,SE PARI KTHENI AUTOBUZET ME KORRENT,,,,SE DYTI FUTNI TRAMVAJIN NE TIRANE, ,,,,,SE TRETI MBILLNI 50 MILION PEME…..

  4. I pa emer says:

    Shqiptaret e Shqiperis i plak djallzia dhe shpirti ngusht qe kan e lerni pordhet me rigon ajri ,uji koliti apo morroidi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *