Rama nxjerr VIDEO-n e projektit të ri: Rruga që u la rrugëve, ja si do ndryshojë nyja e Milotit

13 Korrik 2018, 08:58Politika TEMA
Rama nxjerr VIDEO-n e projektit të ri: Rruga që u la rrugëve, ja

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video që tregon zbatimin e projektit për realizimin e nyjës së Milotit.

Në një postin në facebook Rama thotë se kjo është një rrugë e mbetur rrugëve që nga viti 2011 dhe që do të pasohet nga rruga e re Milot-Balldren.

“MIRËMËNGJES ?

dhe me këtë projekt të ri që sapo ka nisur të zbatohet për realizimin e nyjës së Milotit, (pjesë e rrugëve të mbetura rrugëve, qysh nga vitit 2011 dhe që do të pasohet së shpejti nga rruga e re Milot-Balldren) me vlerë 16 mln USD dhe impakt të konsiderueshëm jo vetëm në lëvizshmërinë e sigurinë e aksit kryesor, po edhe në integrimin e shumë rrugëve dytësore me infrastrukturën kombëtare, ju uroj një ditë të mbarë ?”, shkruan kryeministri teksa poston videon. (TemA)

3 komente në “Rama nxjerr VIDEO-n e projektit të ri: Rruga që u la rrugëve, ja si do ndryshojë nyja e Milotit”

  1. Genti S says:

    vetem fotografi ke ven mor i shkrete e mbushe vendin me foto rrugesh e aeroportesh qe do behen ne vitin 2200!!

    po i mbush mendjen njerzve me mashtrime!

    dhe rrugen e elbasanit se rrugullove dot jo me kto gjera!

    ik bej ndonje zhgarravine se nuk je per kete pune ti!

    1. D says:

      Po mos Genti s keshtu fletë lulushi po te lëvizësh neper Shqiperi do te shikosh se si punohet por po te degjosh Lulin apo baxhellen me Vasilin pallen keshtu do te pallesh dhe ti

  2. Lani says:

    Motren ku ta keni o shtet i poshter edhe i degjeneruar …rruga mulot klos edhte turp shkaterrim total…..na i shpifet o hajduta te qelbur….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje